• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Mësojini fëmijët për biznesin dhe vlerësimin e parasë

nga Fast News
8 months më parë
në Finance
0
Mësojini fëmijët për biznesin dhe vlerësimin e parasë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nëse je një ndërmarrës dhe ke fëmijë të vegjël, shpesh ndihesh sikur po përfshihesh në një luftë të vazhdueshme ndërmjet angazhimit në biznesin tënd dhe kohës që kalon me familjen tënde.

Megjithatë, nuk duhet të ketë shumë dallime midis punës dhe jetës personale. Në fakt, fëmijët tuaj mund të përfitojnë jashtëzakonisht shumë nëse i përfshini edhe ata në ndërmarrjen tënde të biznesit.



Vlera e edukimit të një ndërmarrësi të vogël

Mendoni për një çast se sa do të kishit përfituar nëse do të ishit marrë me biznes në një moshë më të re. Nëse në të vërtetë keni filluar të merreni me biznes në moshë të re, thjesht mendoni se sa e ka formësuar ky fakt jetën tuaj. Këtu janë përfitimet që mund të nxirren nga përvoja e hershme në sipërmarrje.

Një etikë pune më e mirë

Është normale që fëmijët e vegjël të zhvillojnë një etikë më të mirë pune kur ata janë të rrethuar nga sipërmarrja. Kjo ndodh në dy mënyra. Së pari, ata përjetojnë operacionet e biznesit. Nëse janë duke plotësuar dokumente dhe mbushur zarfa, shpejt e kuptojnë vlerën e punës.

Së dyti, dhe ndoshta më e rëndësishmja, fëmijët zhvillojnë një etikë pune pozitive kur ata bashkëpunojnë me ju. Është e fuqishme për një prind që ta konsiderojë punën e rëndë si diҫka normale- dhe ky këndvështrim mungon në shumicën e prindërve të sotëm.

Vlerësim i parasë

Një nga përfitimet më të mëdha rreth mësimit të fëmijëve për sipërmarrjen është se ju jeni në gjendje t’i bëni ata t’i respektojnë paratë.

“Ajo që më ndihmoi më së shumti është se unë gjithnjë i kam bërë paratë e mia në një farë mënyre, madje para moshës 10 vjeç”, thotë Fiona Kirkpatrick Parsons, një profesioniste e marketingut që ka përfituar shumë nga ekspozimi në sipërmarrje në një moshë të re. “Mesazhi që kam marrë si fëmijë ishte: nëse do diçka, duhet të punosh dhe ta blesh vetë”.

Të menduarit në mënyrë kreative

Fillimi dhe zgjerimi i një biznesi nuk është i lehtë. Problemet lindin në mënyrë të pashmangshme, dhe ju takon juve t’i zgjidhni ato dhe ta mbani kompaninë në drejtimin e duhur. Në vend që t’i fshihni sfidat dhe pengesat tuaja nga fëmijët, ju duhet t’i ekspozoni ata drejtpërdrejt në gjërat aktuale. Jo vetëm që do të ndihmojnë në punët tuaj, por do t’u mësoni atyre të menduarit kreativ.

Përmirësimi i aftësive sociale

Ka fëmijë që janë të shoqërueshëm, por shumica e fëmijëve të vegjël priren të mbyllen në vetvete kur prezantohen me të rriturit ose me njerëzit me të cilët nuk janë të njohur.

E mira e punës në një biznes të vogël është se ju jeni të detyruar të ndërveproni me individë të panjohur në baza ditore. Kjo do të nxisë ndjeshëm aftësitë e një fëmije dhe në shumicën e rasteve, do ta shndërrojë atë në një shitës më të mirë.

Një jetë me qëllime
Vlera e përcaktimit dhe arritjes së qëllimeve nuk është diçka e pranishme te të gjithë fëmijët. Fëmijët njihen për fillimin e një iniciative por pa e përfunduar. Për fat të mirë, studimet tregojnë se biseda e rregullt dhe ndërveprimi midis prindërve dhe fëmijëve në të vërtetë ndihmojnë në formësimin e “socializimit” të një fëmije.

Si rezultat, ata janë më të aftë të krijojnë lidhje mes sjelljeve të tyre të tanishme dhe qëllimeve të ardhshme. Pra, nëse shpenzoni kohë shtesë me fëmijët tuaj në një mjedis të sipërmarrjes, ku qëllimet janë të qarta dhe ecuritë e veprimit vazhdimisht janë duke u zhvilluar dhe ndjekur për të arritur këto qëllime, ju mund të përshpejtoni normën e socializimit dhe t’i jepni fëmijës tuaj një shtytje.

Inkuadroni fëmijët tuaj në biznes

Sfida që e hasin shumë sipërmarrës është gjetja e momentit të përshtatshëm për t’i përfshirë fëmijët e tyre në punë. Fëmijëve shumë të vegjël padyshim nuk mund t’i dorëzohen shumë detyra komplekse dhe konstruktive, por ata mund të përfitojnë nga vetëm të qenit pranë jush dhe nga ndjenja sikur janë të përfshirë në gjëra të mëdha.

Ndërsa rriten, ju mund t’u jepni më shumë përgjegjësi dhe madje të filloni t’i përgatisni për të hyrë në biznes – nëse kjo është diçka që ju dhe ata e dëshirojnë. Megjithatë, nuk keni nevojë për ndonjë plan të avancuar. Arsimimi më i mirë që mund t’u siguroni fëmijëve tuaj thjesht nënkupton ekspozimin në aktivitetet e ndërrmarrjeve tua.

Etiketa: aktualitet
Pas

Parkimi në Tiranë, abonimet dhe ato të rezidentëve do të dixhitalizohen

Para

Zbulohen qytetet shqiptare me ajrin më të ndotur

Para
Zbulohen qytetet shqiptare me ajrin më të ndotur

Zbulohen qytetet shqiptare me ajrin më të ndotur

Të Gjitha

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

nga Fast News
15:00 | 10/05/2025
0

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

nga Fast News
14:45 | 10/05/2025
0

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

nga Fast News
14:20 | 10/05/2025
0

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

nga Fast News
14:15 | 10/05/2025
0

Recent News

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

15:00 | 10/05/2025
Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

14:45 | 10/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar