• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Guvernatori, takim me drejtuesit e Moody’s: Ekonomia po ecën mirë

nga Fast News
11 months më parë
në Ekonomi
0
Guvernatori, takim me drejtuesit e Moody’s: Ekonomia po ecën mirë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko priti në takim një delegacion nga Moody’s Analytics, të kryesuar nga z. Domenico Piscitelli, Drejtor i Kërkimeve dhe Politikave për Evropën pranë Moody’s.

Në fokus të takimit ishte prezantimi dhe analizimi i situatës më të fundit ekonomike dhe financiare në vend, si dhe diskutimi i mundësive të bashkëpunimit midis dy institucioneve.





Gjatë takimit, Guvernatori Sejko u shpreh se ekonomia shqiptare ka pasur një ecuri pozitive, pavarësisht sfidave të shumta dhe serioze me të cilat është përballur gjatë viteve të fundit. Ai theksoi se Shqipëria gëzon një rritje ekonomike solide, inflacion të ulët dhe nën kontroll, si dhe përmirësim të ekuilibrave të brendshëm dhe të jashtëm të vendit. Më tej, Guvernatori nënvizoi se përditësimi i parashikimeve tona sugjeron se momenti pozitiv i zhvillimit të ekonomisë do të vijojë edhe në të ardhmen. Më konkretisht, ekonomia shqiptare pritet të vijojë të rritet në afatin e mesëm, me norma të qëndrueshme dhe pranë potencialit, ndërkohë që inflacioni pritet të qëndrojë pranë niveleve aktuale për pjesën e mbetur të vitit dhe të kthehet në objektiv gjatë gjysmës së parë të vitit 2025.

Në vijim, Guvernatori shtoi se normalizimi i kujdesshëm i qëndrimit të politikës monetare arriti të vërë inflacionin nën kontroll, duke mos cenuar trendin pozitiv të zhvillimit të vendit dhe stabilitetin financiar të tij.

Më tej, Guvernatori informoi përfaqësuesit e Moody’s mbi qëndrueshmërinë e sektorit bankar, i cili paraqet tregues të stabilizuar të likuiditetit dhe të përfitueshmërisë. Guvernatori theksoi se ky sektor ka vijuar të ofrojë fondet e nevojshme për rritjen e konsumit dhe të investimeve. Ai u shpreh se Banka e Shqipërisë është e angazhuar në ruajtjen e qëndrueshmërisë dhe zhvillimin e mëtejshëm të sistemit bankar, nëpërmjet garantimit të një rregullimi dhe mbikëqyrjeje të kujdesshme të tij. Nga ana tjetër, Banka e Shqipërisë ofron gjithë mbështetjen e saj për integrimin evropian dhe ndjekjen me rigorozitet të reformave që imponon ky proces.

Përfaqësuesit e Moody’s vlerësuan progresin e bërë nga Shqipëria gjatë viteve të fundit, si në terma të rritjes ekonomike, ashtu edhe në terma të forcimit të parametrave të stabilitetit ekonomik dhe financiar të vendit. Ata nënvizuan se ky progres dëshmon forcimin e kapaciteteve institucionale të vendit në drejtim të hartimit e zbatimit të politikave efektive makroekonomike, por edhe të mbikëqyrjes dhe rregullimit të kujdesshëm të sistemit të saj financiar.

Ata theksuan se integrimi i mëtejshëm i Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe në sistemin evropian të pagesave do të sjellë përfitime të jashtëzakonshme, por edhe një sërë sfidash në përmirësimin e politikëbërjes, hartimit dhe zbatimit të kuadrit mbikëqyrës dhe rregullator.

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit “Moody’s”-  siç u komunikua më 19 prill 2024 – ka ndryshuar perspektivën e Shqipërisë në “pozitive” nga “e qëndrueshme”, në rishikimin e fundit të publikuar.

Përfaqësuesit e Moody’s u shprehën se mirëpresin mundësinë për të asistuar Bankën e Shqipërisë në përmbushjen e gamës së gjerë të detyrave të politikës monetare, stabilitetit financiar, sistemeve të pagesave dhe mbikëqyrjes financiare. Në vijim, u diskutua mbi fusha konkrete të bashkëpunimit në të ardhmen, ndër të cilat renditen shkëmbimi i informacionit në interes të rritjes së mëtejshme të cilësisë së vendimmarrjes, forcimin e aftësisë së industrisë financiare për të përballuar goditjet e mundshme që vijnë nga ndryshimi klimatik, si dhe rritjen e aftësisë së vendit për t’u përballur me sulmet e ndryshme kibernetike.

Në mbyllje, z. Domenico Piscitelli falënderoi përfaqësuesit e Bankës së Shqipërisë për mikpritjen dhe bashkëpunimin e ngushtë të ofruar gjatë vizitës, duke theksuar se Moody’s ka qenë një partner kyç i bankave qendrore të sistemit të euros, BE-së dhe përtej kufirit evropian.

Etiketa: aktualitet
Pas

Luledielli e rrezikuar nga çmimi/ Fermerët në Divjakë hoqën dorë nga gruri për këtë kulturë bujqësore, por tregu po tkurret

Para

Smile.al, platforma që ndez dritën e shpresës!

Para
Smile.al, platforma që ndez dritën e shpresës!

Smile.al, platforma që ndez dritën e shpresës!

Të Gjitha

Skandali i arrestimit pa ligj të një personaliteti të gazetarisë ekonomike dhe biznesit!

Skandali i arrestimit pa ligj të një personaliteti të gazetarisë ekonomike dhe biznesit!

nga Fast News
21:30 | 01/08/2025
0

Punon me hidrogjen, jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Punon me hidrogjen, jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

nga Fast News
09:30 | 01/08/2025
0

3 mld lekë për fermerët, qeveria miraton garancinë sovrane për bujqësinë

3 mld lekë për fermerët, qeveria miraton garancinë sovrane për bujqësinë

nga Fast News
09:00 | 01/08/2025
0

Qeveria miraton Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030, ja si do të zhvillohet turizmi në 4 vitet e ardhshme

Qeveria miraton Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030, ja si do të zhvillohet turizmi në 4 vitet e ardhshme

nga Fast News
08:30 | 01/08/2025
0

Recent News

Skandali i arrestimit pa ligj të një personaliteti të gazetarisë ekonomike dhe biznesit!

Skandali i arrestimit pa ligj të një personaliteti të gazetarisë ekonomike dhe biznesit!

21:30 | 01/08/2025
Punon me hidrogjen, jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Punon me hidrogjen, jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

09:30 | 01/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar