• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Grupi OTP, lojtari ndërkombëtar dominant në sektorin bankar, në Slloveni

nga Fast News
8 months më parë
në Finance
0
Grupi OTP, lojtari ndërkombëtar dominant në sektorin bankar, në Slloveni
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Grupi ndërkombëtar bankar OTP, me seli në Budapest dhe prezent në Shqipëri nëpërmjet filialit të saj Banka OTP Albania, njoftoi një tjetër sukses dhe zhvillim me një bilanc tepër pozitiv; Banka Nova KBM d.d. dhe Banka SKB d.d. kanë përmbyllur me sukses procesin operacional të bashkimit, duke u kthyer kështu në një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e Grupit OTP. Tashmë ky grup bankar përfaqëson një nga lojtarët më dominantë në sektorin bankar në Slloveni, ndërsa banka e re e integruar do të vijojë t’i shërbejë klientëve, nën emrin OTP Banka.

Bilanci i bankës së re të bashkuar OTP Banka d.d. arrin në rreth 15 miliardë euro. Ky është pa dyshim një nga bashkimet më të mëdha në sektorin bankar në Slloveni, i cili sjell në treg një bankë më të fortë dhe me themele të qëndrueshme si dhe një strategji të orientuar drejt zhvillimit.



Me përmbylljen me sukses të migrimit të sistemeve të informacionit, llogaritë bankare të ish-klientëve të Bankës SKB, u transferuan gjithashtu me sukses në sistemin e OTP Banka. Me mbi 900 pika bankingu, OTP Banka do të jetë banka më e aksesueshme në Slloveni në të ardhmen, ndërsa klientët e saj mund  të aksesojnë shërbime ekslente online dhe mobile, të vlerësuara disa herë me çmime. Gjithashtu, klientët e OTP Banka do të kenë të mundur të akesojnë kanale digjitale bankare dhe degë të njëjtësuara, si edhe të marrin shërbime në të gjitha pikat e tjera bankare, pa ndërprerje.

 

Sándor Csányi, Kryetar i Bordit dhe Drejtor i Përgjithshëm i OTP Bank Hungari shprehet entuziast për këtë bashkim:

“Banka mëmë, OTP Bank ka operuar në treg prej 75 vitesh dhe në historikun e saj 30 vjeçar të listimit në bursë, ka konkurruar bindshëm me bankat më të mëdha Evropiane në rajonin Qëndror dhe Lindor. Banka sllovene OTP Banka u bë një nga bankat anëtare më të mëdha dhe të suksesshme të një Grupi ndërkombëtar bankar tepër ambicioz, duke u kthyer kështu në një pjesë të rëndësishme të planeve të së ardhmes për ta bërë OTP Banka, liderin e dekadave të ardhshme në të gjithë tregjet e Grupit OTP. Dëshiroj të falenderoj kolegët e mi për mbarëvajtjen e këtij integrimi dhe gjithashtu të falenderoj klientët tanë aktual dhe ata të ardhshëm, për besimin e treguar ndaj OTP Banka.”   

 

Banka më e aksesueshme, kanale digjitale inovative dhe përvojë konsumatore e përmirësuar

Nën strategjinë ambicioze të zhvillimit që Grupi OTP implementoi me sukses, tashmë klientët e OTP Banka do të përfitojnë nga rrjeti më i madh fizik, i cili konsiston në mbi 900 degë, ATM dhe Zyra Postare në të gjithë Slloveninë. Gjithashtu, që nga fillimi i këtij viti, klientët e të dyja bankave do të kenë avantazhin të bëjnë tërheqje cash, pa komisione përmes një karte debiti Visa në më shumë se 4,000 ATM të pjesës më të madhe të filialeve të Grupit OTP, si në Slloveni ashtu edhe jashtë saj.

Përdoruesit e online dhe mobile banking të të dy bankave të integruara tashmë mund të përdorin shërbimet e vlerësuara premium të bankingut digjital si dhe një gamë shërbimesh të automatizuara të ofruara nga Qendra ekselente e Kontaktit të OTP Banka.

 

Grupi ndërkombëtar bankar OTP, me qendër në Hungari, pjesë e të cilit është dhe Banka OTP Albania është një nga grupet bankare lider, me rritjen më të shpejtë ndër grupet e rajonit të Evropës Qëndrore dhe Lindore, me pozicionim të shkëlqyer përsa i përket përfitueshmërisë, stabilitetit në kapital dhe likuiditetit.

Etiketa: aktualitet
Pas

Ferrari mbetet duarbosh, gjeniu Adrian Newey zyrtarisht te Aston Martin

Para

Mos e lini punën, pa gjetur një të re

Para
Mos e lini punën, pa gjetur një të re

Mos e lini punën, pa gjetur një të re

Të Gjitha

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

nga Fast News
16:06 | 13/05/2025
0

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

nga Fast News
10:30 | 13/05/2025
0

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

nga Fast News
10:00 | 13/05/2025
0

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

nga Fast News
09:30 | 13/05/2025
0

Recent News

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

16:06 | 13/05/2025
Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

10:30 | 13/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar