• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Biznes

Ferrari mbetet duarbosh, gjeniu Adrian Newey zyrtarisht te Aston Martin

nga Fast News
1 year më parë
në Biznes
0
Ferrari mbetet duarbosh, gjeniu Adrian Newey zyrtarisht te Aston Martin
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ferrari shpresonte se një gjeni do t’i rikthente në luftën për titullin kampion duke rivalizuar Red Bull, por i vetmi që bota e Formula 1 ka aktualisht ka vendosur të mos kalojë te kokëkuqja italiane.

Adrian Newey edhe zyrtarisht ka konfirmuar këtë të martë “martesën” me Aston Martin gjatë një eventi të organizuar në selinë faraonike dhe futuriste të britanikëve në Silverstone.

Dizajneri brilant anglez do të fillojë të punojë për ekipin ambicioz në pronësi të Lawrence Stroll në pak më pak se gjashtë muaj dhe për të qenë të saktë në ditën e parë të marsit 2025, pra disa javë para fillimit të Kampionatit Botëror me çmimin e Australisë.

65-vjeçari do të hyjë në rolin e tij të ri si Partner Teknik Menaxhues, raporton A2. Adrian e sheh Aston Martinin si  projektin ideal për të vendosur në punë dëshirën dhe kreativitetin e tij. Ajo që rezultoi vendimtare në mbërritjen e tij në Silverstone ishte një vizitë private e kryer qeshorin e kaluar në kampusin e ri të teknologjisë AMR të ekipit.

Me punësimin e Newey, Aston Martin siguron një aset shumë të rëndësishëm në funksion të prezantimit të Rregulloreve të reja Teknike 2026, integrimit të motorëve zyrtarë Honda dhe tunelit më të fundit të erës që teston aerodinamikën e makinës.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Pas nënshkrimit të kontratës, Adrian Newey nuk e fshehu aspak entuziazmin dhe deklaroi se objektivi i skuadrës do të jetë titulli kampion në sezonin e ri.

“Jam i emocionuar që do t’i bashkohem ekipit të Aston Martin. Jam shumë i frymëzuar dhe i impresionuar nga pasioni dhe angazhimi që sjell Lawrence për gjithçka që ai është i përfshirë. Përkushtimi i tij është demonstruar në zhvillimin e Kampusit të ri të Teknologjisë AMR dhe tunelit të erës në Silverstone, të cilat krijojnë një mjedis të shkëlqyeshëm për të punuar. Me partnerë të mëdhenj si Honda dhe Aramco, këtu kanë të gjithë infrastrukturën e nevojshme për ta bërë Aston Martin një ekip fitues në kampionatin botëror dhe mezi pres të ndihmoj për ta arritur këtë“, u shpreh Newey.

Etiketa: aktualitet
Pas

Pas shtetit, edhe privati rrit pagat. Kryesojnë bankat

Para

Grupi OTP, lojtari ndërkombëtar dominant në sektorin bankar, në Slloveni

Para
Grupi OTP, lojtari ndërkombëtar dominant në sektorin bankar, në Slloveni

Grupi OTP, lojtari ndërkombëtar dominant në sektorin bankar, në Slloveni

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Merr fund epoka e qirave të lira, arsyet e shtrenjtimit, sa (shumë) duhet të paguani në një muaj

Merr fund epoka e qirave të lira, arsyet e shtrenjtimit, sa (shumë) duhet të paguani në një muaj

nga Fast News
12:13 | 01/01/2026
0

“Koleksioni i Paramithisë”

“Koleksioni i Paramithisë”

nga Fast News
18:00 | 31/12/2025
0

Nuk ndalet zgjerimi i kredisë, pavarësisht kufizimeve të Bankës së Shqipërisë

Nuk ndalet zgjerimi i kredisë, pavarësisht kufizimeve të Bankës së Shqipërisë

nga Fast News
17:30 | 31/12/2025
0

Rreziku i rritjes së punësimit informal nga rikthimi i pensionistëve në tregun e punës

Rreziku i rritjes së punësimit informal nga rikthimi i pensionistëve në tregun e punës

nga Fast News
16:56 | 31/12/2025
0

Recent News

Merr fund epoka e qirave të lira, arsyet e shtrenjtimit, sa (shumë) duhet të paguani në një muaj

Merr fund epoka e qirave të lira, arsyet e shtrenjtimit, sa (shumë) duhet të paguani në një muaj

12:13 | 01/01/2026
“Koleksioni i Paramithisë”

“Koleksioni i Paramithisë”

18:00 | 31/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar