• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Biznes

Çfarë e bën një lider të madh? Sipas Steve Jobs përmblidhet në një fjalë

nga Fast News
8 months më parë
në Biznes
0
Çfarë e bën një lider të madh? Sipas Steve Jobs përmblidhet në një fjalë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Vetëdija e Steve Jobs për vdekjen e tij e lejoi të inspirojë njerëzit përreth.

Siç ka theksuar ai, “mendimi se do të jem i vdekur së shpejti është mjeti më i rëndësishëm që kam hasur ndonjëherë për të më ndihmuar të bëj zgjedhjet e mëdha në jetë.” Vetëdija e Jobs për vdekshmërinë e tij krijoi qartësi dhe i mundësoi të prioritizonte në mënyrë efektive dhe të inspirojë njerëzit përreth tij.



Reflektimi i tij gjithashtu nxiti liderët të përqafonin një cilësi për të marrë vendime me ndikim dhe të mençura në udhëheqje: ndjeshmërinë.

Është e vështirë të ndiesh se duhet të jesh gjithmonë perfekt ose të kesh të gjitha përgjigjet. Liderët e sotëm po përballen me shumë sfida, për shkak të përparimit të shpejtë të teknologjisë, ndryshimeve në geopolitikë dhe lidhjes së ngushtë të ekonomive globale.

Dana Maor, Hans-Werner Kaas, Kurt Strovink dhe Ramesh Srinivasan, autorët e librit më të fundit të McKinsey, The Journey of Leadership, shkruajnë se një nga përgjigjet ndodhet brenda thjeshtësisë së të qenurit vetvetja. Ata ofrojnë një perspektivë freskuese: Lidershipi autentik gjen zgjidhje tek ndjeshmëria. Steve Jobs do të ishte dakord.

Të prekeni nga emocionet tuaja

Sipas autorëve, ndjeshmëria lejon liderët të kenë akses tek ndjenjat e tyre dhe të identifikojnë modelet shpesh të paidentifikuara që janë vendosur më herët në jetën e tyre. Duke pasur kontakt me emocionet e tyre, liderët mund të njohin shkaktarët e tyre për të menaxhuar me aftësi periudhat e vështirësisë dhe për të reaguar në një mënyrë pozitive.

Ja tre mënyra praktike se si liderët e sotëm mund të përqafojnë ndjeshmërinë:

Ndani histori personale

Një nga mënyrat më efektive për të treguar ndjeshmëri është ndarja e historive personale. Ofroni përvoja—veçanërisht dështime, kjo mund t’ju bëjë human si lider dhe më afër audiences. Kjo qasje ndihmon në thyerjen e barrierave dhe ndërtimin e një lidhjeje me anëtarët e ekipit. Ndarja e dështimeve personale kërkon guxim. Dana Maor thekson, “duke ndarë dështime personale dhe atë që kanë mësuar prej tyre, liderët tregojnë se është ok të bësh gabime,”

Një shembull i shkëlqyer i kësaj vjen nga Reeta Roy, CEO e Fondacionit Mastercard. Që nga viti 2008, ajo udhëheq një nga organizatat më të mëdha filantropike në botë, me rreth 40 miliardë dollarë asete. Duke kuptuar kush është dhe duke pasur empati për të tjerët, Roy ka gjetur ekuilibrin e duhur midis thënies së të vërtetës së vështirë dhe modestisë. Ajo është direkte, përcakton qartë se çfarë duhet të ndodhë dhe mund të lidhet thellësisht me njerëzit përmes historive personale.

Pranoni kur nuk i keni të gjitha pëgjigjet

Të përpiqesh të jesh perfekt dhe të provosh vazhdimisht veten si një lider superhuman mund të dëmtojë punën në ekip dhe të largojë njerëzit. Për të ndërtuar lidhje të forta me të tjerët, është e rëndësishme të jesh autentik dhe i sinqertë në çdo situatë.

“Gjatë ndërveprimeve tona me CEO-t, theksojmë rëndësinë e shpenzimit të kohës për rritjen personale, përpara se të menaxhojmë perceptimet e të tjerëve”. vëren Ramesh Srinivasan, një tjetër nga autorët e librit. “Liderët që mund të thonë ‘Nuk e di’ krijojnë një mjedis, ku anëtarët e ekipit ndihen të sigurt për të shprehur pasigurinë e tyre gjithashtu”.

Në The Journey of Leadership, ka një histori tërheqëse për një CEO që shpesh korrigjonte një anëtare të bordit të kompanisë gjatë takimeve. Pas reflektimit mbi këtë ndodhi të zakonshme, CEO e kuptoi se problemi ishte se, ajo ndiente se duhej të dukej e gjithnjë e saktë. Pasi e kuptoi këtë, ajo ishte në gjendje të identifikonte këtë shkaktar gjatë takimeve dhe ta lënte mënjanë për të mirën e kompanisë.

Kërkoni feedback dhe veproni në bazë të tij 

Të qenurit i ndjeshëm lejon liderët të ftojnë njohuri të vlefshme nga kolegët, këshilltarët dhe miqtë. Duke ngritur barriera mbrojtëse dhe vepruar në fshehtësi, bëhet e vështirë për të tjerët të lidhen me liderët.

“Kur liderët kërkojnë feedback dhe bëjnë ndryshime të dukshme në bazë të tij, ata tregojnë se e vlerësojnë perspektivën e ekipit të tyre”, thotë autori i librit, Kurt Strovink.

Një veprim që Strovink rekomandon është krijimi i një “to do list”, e përshkruar në libër si një kujtesë se kush është dikush dhe si dëshiron të sillen kur janë në punë. Kjo listë identifikon karakteristikat njerëzore që një lider dëshiron të përfaqësojë dhe duhet gjithashtu të reflektojë feedback-un e marrë nga kolegët.

Reflektimi i Steve Jobs mbi vdekshmërinë na kujton rëndësinë e ndjeshmërisë në ndihmën e liderëve për të lidhur me ekipet e tyre, ndërtuar besimin dhe ofruar punë të mirë. Siç tregon përsosmërisht The Journey of Leadership, ndjeshmëria nuk është një dobësi, por një komponent i përditshëm i lidershipit efektiv./INC

Etiketa: aktualitet
Pas

Kufjet me AI mundësojnë dëgjimin e një personi në turmë, vetëm duke e parë një herë

Para

“Lum” kërkesash për të punuar në BE – EUROSTAT: 75 mijë leje qëndrimi nga Shqiptarët drejt vendeve të BE-së

Para
“Lum” kërkesash për të punuar në BE – EUROSTAT: 75 mijë leje qëndrimi nga Shqiptarët drejt vendeve të BE-së

“Lum” kërkesash për të punuar në BE – EUROSTAT: 75 mijë leje qëndrimi nga Shqiptarët drejt vendeve të BE-së

Të Gjitha

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

nga Fast News
16:06 | 13/05/2025
0

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

nga Fast News
10:30 | 13/05/2025
0

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

nga Fast News
10:00 | 13/05/2025
0

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

nga Fast News
09:30 | 13/05/2025
0

Recent News

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

16:06 | 13/05/2025
Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

10:30 | 13/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar