• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Balluku-opozitës: Thumanë-Kashar, shembull për të gjitha autostradat. Ramp i dedikuar deri në ndërtimin e nyjës së Thumanës

nga Fast News
8 months më parë
në Ekonomi
0
Balluku-opozitës: Thumanë-Kashar, shembull për të gjitha autostradat. Ramp i dedikuar deri në ndërtimin e nyjës së Thumanës
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

“Sot korridori blu kalon në Shqipëri. Kemi segmentin Thumanë-Kashar, që do të jetë një shembull që duhet marrë për të gjitha autostradat në vazhdim”. Kështu iu përgjigj ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në Kuvend shqetësimit të opozitës. Sipas saj kjo rrugë është e certifikuar në kategorinë A, sikurse e kërkojnë standardet e BE-së.

“I kemi mbyllur garat për segmentet e tjera ashtu si nga Thumana në Milot e Milot-Balldren dhe po ashtu segmentet e jugut; segmenti që fillon në Thumanë e mbaron në Lekaj dhe nga Lekaj deri në By Passin e Fierit, duke e përshkruar Shqipërinë nga Veriu në jug me një korridor të Kategorisë A. Këto autostrada të këtij niveli kërkojnë kushte sigurie të larta që të certifikohen në kategorinë A. Kërkojnë që të kenë nyje të dizejnuara dhe jo hyrje-dalje që komunitetet do të donin, por që sot ato nuk janë më rrugë rurale e as akse të thjeshta kombëtare”.



Minsitrja sqaroi se autostrada Thumanë-Kashar ka dy nyje, ajo e Rinasit dhe Kasharit, ndërsa nyja e tretë që do të ndërtohet së shpejti në Thumanë, do të zgjidhë përfundimisht problemin.

“Thumanë-Kashar ka dy nyje që janë pjesë e projektit, ndërkohë pjesë e studimit kanë qenë 3 nyje. Dy nyjet e ndërtuara nuk kanë asnjë ndryshim nga projekti i miratuar; hyrja e Rinasit dhe e Kasharit. Ajo nyje që do të zgjidhë përfundimisht problemin e Thumanës dhe të Krujës e Fushë Krujës, është nyja e Thumanës që ndodhet si pjesë e projektit që do të vazhdojë deri në Milot dhe është vetëm 4 km larg mbikalimit ekzistues sot në Gramëz”, citon A2 minsitren.

Balluku theksoi se banorëve të Thumanës u është dhënë zgjidhje me rrugë alternative. Sipas saj banorët do të akesojnë provizorisht një ramp të dedikuar në Gramëz, shkruan A2.

“U kemi dhënë zgjidhje banorëve të Thumanës, ka rrugë alternative. Rrugë alternative ka, por nuk duan të përdorin atë rrugë të gjatë dhe kanë të drejtë. Dhe do të ketë një rrugë më të shkurtër do ketë një nyje të dedikuar në hyrje të Thumanës që do të nisë menjëherë. Jemi në fazën e firmosjes për ndërtimin e rrugës Thumanë-Milot. Në mënyrë provizore do të aksesojnë mbikalimin e Gramzës me një ramp të dedikuar deri në ditën kur do kemi mbikalimin e plotë në zonën e Thumanës. Me banorët kemi rënë dakord që në rast se e shohin të arsyeshme ne mund të konsiderojmë që mbikalimin e Gramzës ta kthejmë në nyje permanente”.

Etiketa: aktualitet
Pas

Çfarë konsiderohet një pagë e mirë? Ja si krahasohen kryeqytetet europiane

Para

Nga 0 në 100k ndjekës! Said Duleviç nga influencer në një “impacter”!

Para
Nga 0 në 100k ndjekës! Said Duleviç nga influencer në një “impacter”!

Nga 0 në 100k ndjekës! Said Duleviç nga influencer në një “impacter”!

Të Gjitha

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

nga Fast News
16:06 | 13/05/2025
0

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

nga Fast News
10:30 | 13/05/2025
0

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

nga Fast News
10:00 | 13/05/2025
0

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

nga Fast News
09:30 | 13/05/2025
0

Recent News

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

16:06 | 13/05/2025
Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

10:30 | 13/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar