• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Akademik Prof. Dr. Anastas Angjeli vlerësohet me çmimin ndërkombëtar “Books for Peace 2024”

nga Fast News
8 months më parë
në Ekonomi
0
Akademik Prof. Dr. Anastas Angjeli vlerësohet me çmimin ndërkombëtar “Books for Peace 2024”
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Akademik Prof. Dr. Anastas Angjeli vlerësohet me çmimin ndërkombëtar për kontributin e tij në dobi të paqes.
Gjatë një ceremonie të veçantë në Godinën e Parlamentit Europian të Italisë, Piazza Venezia të Romës, në sallën David Sassuoli, Akademik Prof. Dr. Anastas Angjeli u vleresua me çmimin ndërkombëtar “Books for Peace 2024” për kontributin e vyer në shërbim të paqes.



Kjo ceremoni përmbylli konferencën e organizuar nga Organizata ndërkombëtare Books for Peace, UNIFUNVIC UNESCO CLUBS BRAZIL BUCA / EUROPE, në bashkëpunim me Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, Ambasadën e Shqipërisë në Vatikan, Forumin Diplomatik Shqiptar dhe Gazetën Diplomatike Italiane. Konferenca me temën “Qytetarët e botëa, kultura për një paqe të shëndoshë dhe të qendrueshme” u hap nga Akademik Prof. Dr. Anastas Angjeli. Në fjalën e tij me temën “ Paqja dhe zhvillimi i qendrueshëm: Prosperitet global për qytetarin global” ai evidentoi lidhjen e thellë midis zhvillimit të qendrueshëm dhe paqes e karakterin shumëplanësh të saj, duke nënvizuar rëndësinë e ndërlidhjes dhe bashkëpunimit si dhe qasjet e integruara të zhvillimit të qëndrueshëm. Mundësitë dhe sfidat e sotme të zhvillimit dhe paqes së qëndrueshme përmbyllën prezantimin shkencor të Akademik, Prof Dr. Anastas Angjelit në këtë konferencë të rëndësishme.

Prof. Antonio Imeneo, Presidenti i Organizata ndërkombëtare Books for Peace, i dorëzoi çmimin Akademik, Prof Dr. Anastas Angjelit në praninë e një audience të zgjedhur vendase e ndërkombëtare, politike, diplomatike dhe përfaqësues të medias.

Akademik Prof.Dr.Anastas ANGJELI

Akademik Prof. Dr. Anastas Angjeli,Profesor në ekonomi-financë, me një kontribut të shquar në këtë fushë, veçanërisht në atë të financave publike. Në vitin 1987, ka fituar gradën “Doktor” në Financat Publike; në vitin 1995 ka marrë titullin “Profesor i Asociuar”; në vitin 1998 ka fituar titullin “Profesor”.
Nga viti 2011 Akademik Prof. Dr. Anastas Angjeli është anëtar i Akademisë së Shkencave dhe që prej vitit 2015 anëtar i Arteve të Europës.

Prej vitit 1982 e më pas ka kontribuar në profesoratin e Fakultetit të Ekonomisë së Universitetit të Tiranës, duke vazhduar kështu edhe pas vitit 1990, me gjithë angazhimin e tij në politikë.

Ka kryer disa detyra shtetërore: Deputet i Kuvendit të Shqipërisë në vitet 1991-2005 dhe 2013-2021; Kryetar dhe zv.Kryetar i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave; Në vitin 1991 dhe vitet 1998-2005 Ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale; Ministër i Financave; Ministër i Ekonomisë; dhe Anëtar i Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë prej marsit 2022 e në vazhdim. Në vitin 1998 anëtar i Komisionit të hartimit të kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Është afirmuar si një nga ekonomistët-financierë më të shquar, veçanërisht në aplikimin e reformave të ekonomisë së tregut në Shqipëri.

Kontribut të veçantë ka për reformën buxhetore e fiskale; për zhvillimin e sistemit financiar (bankar dhe jobankar); për zbatimin e politikave fiskale në dobi të zhvillimit të biznesit dhe të investimeve vendase dhe të huaja në Shqipëri; për zhvillimin e lirisë ekonomike; për kryerjen e reformave strukturore dhe privatizimin e ekonomisë; për liberalizimin dhe integrimin e ekonomisë shqiptare në atë rajonale dhe europiane, gjatë periudhës së tranzicionit. Është vlerësuar jo vetëm nga opinioni publik, por edhe nga institucionet ekonomike financiare ndërkombëtare.

Profesor Angjeli është autor dhe bashkautor i shumë artikujve shkencorë, brenda dhe jashtë vendit, studimeve me karakter kombëtar e rajonal, i disa librave universitarë dhe monografive.

Profesor Angjeli është mbajtës i “Urdhrit të Pavarësisë”, akorduar nga Presidenti i Republikës së Kosovës në vitin 2019 dhe Mbajtës i Titullit “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, akorduar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë në vitin 2022.

Profesor Angjeli është Fitues i çmimit “Eqrem Çabej”, Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Cmimet shkencore kombetare (Edicioni 2019-2021) për librin triptiku:

▪​Drejt një krize të re. Energjia, inflacioni, rritje cmimesh, goditje e tregjeve. (2022)
▪​Perballë Krizës, Sfidat e teorisë dhe politikave ekonomike (2021)
▪​Kriza Ekonomike në kohën e koronavirusit (2020)

Gjithashtu Profesor Angjeli ka marrë Cmimin për “ Vepra më e mire Studimore” për Kolanën ‘ Ditari I Tranzicionit “. Panairi I tretë mbarëkombëtar i librit Akademik dhe Shkencor.

Etiketa: aktualitet
Pas

Shqiptarët blejnë dhe shesin në “Telegram” – Të prirur drejt parasë së shpejtë larg syrit të shtetit

Para

Më shtrenjtë se Singapori, Shqipëria renditet e teta në botë për çmimin më të lartë të naftës

Para
Më shtrenjtë se Singapori, Shqipëria renditet e teta në botë për çmimin më të lartë të naftës

Më shtrenjtë se Singapori, Shqipëria renditet e teta në botë për çmimin më të lartë të naftës

Të Gjitha

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

nga Fast News
14:14 | 12/05/2025
0

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

nga Fast News
08:23 | 12/05/2025
0

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

nga Fast News
08:19 | 12/05/2025
0

Numërohen 637 kuti, PS kryeson me mbi 30 mijë vota diferencë nga PD

Numërohen 637 kuti, PS kryeson me mbi 30 mijë vota diferencë nga PD

nga Fast News
08:17 | 12/05/2025
0

Recent News

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

14:14 | 12/05/2025
Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

08:23 | 12/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar