• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Zbulohet diamanti i dytë më i madh në botë

nga Fast News
1 year më parë
në Bota
0
Zbulohet diamanti i dytë më i madh në botë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Diamanti i dytë më i madh në botë – një gur i papërpunuar me peshë 2,492 karat – është zbuluar në Botsvana në një minierë të zotëruar nga firma kanadeze Lucara Diamond. Ky është zbulimi më i madh që nga diamanti Cullinan me peshë 3,106 karat, i gjetur në Afrikën e Jugut në vitin 1905 dhe i prerë në nëntë gurë të veçantë, shumë prej të cilëve janë pjesë e Xhevahireve të Kurorës Britanike.

Diamanti është gjetur në minierën Karowe, rreth 500 kilometra në veri të kryeqytetit të Botsvanës, Gaborone. Qeveria e Botsvanës tha se ky ishte diamanti më i madh i zbuluar ndonjëherë në shtetin jugor të Afrikës. Zbulimi më i madh i mëparshëm në Botsvana ishte një gur me peshë 1,758 karat, i gjetur në të njëjtën minierë në vitin 2019.

Botsvana është një nga prodhuesit më të mëdhenj të diamanteve në botë, duke përfaqësuar rreth 20% të prodhimit global. Në një deklaratë, Lucara tha se guri ishte “një nga diamantet më të mëdha të papërpunuara ndonjëherë të zbuluara”.

“Jemi të entuziazmuar për zbulimin e këtij diamanti të jashtëzakonshëm me peshë 2,492 karat,” tha kreu i Lucara-s, William Lamb. Firma nuk dha detaje mbi cilësinë e gurit apo vlerën e tij.

Diamanti u zbulua duke përdorur teknologjinë Mega Diamond Recovery X-ray të Lucara-s, tha z.Lamb. Kjo teknologji përdoret që nga viti 2017 për të zbuluar dhe ruajtur diamantet me vlerë të lartë që të mos thyhen gjatë proceseve të shtrydhjes së mineralit, sipas publikimit Miningmx.



Lucara ka 100% pronësinë e minierës në Karowe. Qeveria e Botsvanës ka propozuar një ligj që do t’u kërkojë kompanive, pasi të kenë marrë një licencë për minierë, të shesin një pjesë prej 24% firmave lokale nëse qeveria nuk ushtron opsionin e saj për t’u bërë aksionare, raportoi muajin e kaluar agjencia e lajmeve Reuters./ bbc

 

Etiketa: aktualitet
Pas

Bari i plazhit me “tavolinën” 1700-vjeçare

Para

6 karakteristika të lidershipit

Para
6 karakteristika të lidershipit

6 karakteristika të lidershipit

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Nuk ndryshon norma bazë e interesit, Guvernatori i BSH analizon ekonominë

Nuk ndryshon norma bazë e interesit, Guvernatori i BSH analizon ekonominë

nga Fast News
18:52 | 17/12/2025
0

Zhvillimet nga turizmi, të huajt në hotele rritje me 55.4%

Zhvillimet nga turizmi, të huajt në hotele rritje me 55.4%

nga Fast News
15:30 | 17/12/2025
0

Përkeqësohet tregtia, eksportet me rënie 7% këtë 11-mujor

Përkeqësohet tregtia, eksportet me rënie 7% këtë 11-mujor

nga Fast News
15:02 | 17/12/2025
0

Musk bëhet personi i parë me mbi 600 miliardë USD pasuri neto

Musk bëhet personi i parë me mbi 600 miliardë USD pasuri neto

nga Fast News
10:00 | 17/12/2025
0

Recent News

Nuk ndryshon norma bazë e interesit, Guvernatori i BSH analizon ekonominë

Nuk ndryshon norma bazë e interesit, Guvernatori i BSH analizon ekonominë

18:52 | 17/12/2025
Zhvillimet nga turizmi, të huajt në hotele rritje me 55.4%

Zhvillimet nga turizmi, të huajt në hotele rritje me 55.4%

15:30 | 17/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar