• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Biznes

Tërheqëse të bësh biznes, por taksat dhe klima po zbehin dëshirën e muajve të parë

nga Fast News
11 months më parë
në Biznes
0
Tërheqëse të bësh biznes, por taksat dhe klima po zbehin dëshirën e muajve të parë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Etje për investim në biznese të reja, kjo tendencë lexohet nëse sheh shifrat e 6 muajve të parë të vitit, sipas të cilave 2 566 subjekte janë hapur, rreth 200 më shumë se një vit më parë. Por teksa kemi kaluar në gjysmën e dytë vitit, tendenca nuk është më si e muajve të parë të 2024-ës.

Dëshira për të qenë një sipërmarrës sipas ekspertëve të tregut nis e zbehet sapo ndesh klimën e vështirë të të bërit biznes në vend. Pagat por edhe më shumë taksa po i dëmtojnë sipërmarrësit aktual, por dhe ata të rinj, sipas tyre.





“Popullsia po frenohet, aspekti i dytë është kriza ekonomike në kompleks, Shqipëria në kompleks nuk është më atraktive, jo për arsye të brendshme por dhe të jashtme. Aspekti i tretë ka lidhje me nivelin e jetesës, Tirana është bërë shumë e shtrenjtë për qytetarët, në Tiranë është bërë e vështirë të jetohet dhe biznesmenët stepen para se të investojnë“, tha Klodian Muço, ekspert ekonomie.

Ana tjetër e medaljes e 2 566 bizneseve të hapura është mbyllja e qindra të tjerave në të njëjtën periudhë kohore. Sipas ekspertëve kryeqyteti po bëhet më i kushtueshëm për të investuar. Njësitë e shërbimit, shitjet me pakicë, njësitë e prodhimit, por dhe profesionet e lira janë llojet e bizneseve që po mbyllen. Por çfarë po i detyron bizneset të marrin këtë vendim?

“E fundit farë është taksa e pronës e cila po rritet deri në 76% në disa raste, kjo është barrë mbi biznesin, rriten kostot e parkimit, të magazinave etj. Në thelb janë të gjithë këta faktorë që nuk e bëjnë Tiranën tërheqëse për këtë sektor.

Një pjesë  e mirë e bizneseve kanë nxjerrë tabelën shitet, likuidim. Janë një sërë politikash të bashkisë që po i nxit këto biznese të zhvendosen drejt qendrave të mëdha tregtare, duke ndikuar në mbylljen apo dhe falimentimin e këtyre bizneseve të vogla”, tha Klodian Muço, ekspert ekonomie.

Biznesi i vogël aktiv në zonat urbane ka shfaqur një tkurrje të lehtë në 3 mujorin e dytë të vitit, ndërsa ai në zonat rurale vijon rritjen. Vetëm në kryeqytet deri në qershor kanë rezultuar aktive mbi 58 mijë subjekte, pjesa më e madhe e të cilave janë të regjistruara si biznese të vogla.

Për të nxitur edhe më tej sektorin e biznesit, ministria e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit do të mbështesë sektorin me grante deri në 14 milionë lekë./A2 CNN

Etiketa: aktualitet
Pas

Në bursa rikthehet qetësia, por tregjet globale dominohen nga frika

Para

Kampi i emigrantëve në Gjadër, gati më 1 shtator

Para
Kampi i emigrantëve në Gjadër, gati më 1 shtator

Kampi i emigrantëve në Gjadër, gati më 1 shtator

Të Gjitha

Ultimatumi i Ramës: Nga e hëna nuk ka më qumësht apo bylmet që shitet pa faturë, do sekuestrohen

Ultimatumi i Ramës: Nga e hëna nuk ka më qumësht apo bylmet që shitet pa faturë, do sekuestrohen

nga Fast News
11:50 | 12/07/2025
0

Zbulohet qyteti i humbur në rërën egjiptiane

Zbulohet qyteti i humbur në rërën egjiptiane

nga Fast News
11:33 | 12/07/2025
0

Rama publikon pamjet nga pastrimi i zonës së Dajlanit në Shkodër: Pas shumë vitesh lumi Buna rrjedh i lirë

Rama publikon pamjet nga pastrimi i zonës së Dajlanit në Shkodër: Pas shumë vitesh lumi Buna rrjedh i lirë

nga Fast News
11:28 | 12/07/2025
0

Gratë që drejtojnë: Bordi, marrëdhëniet me investitorët dhe tregjet e kapitalit

Gratë që drejtojnë: Bordi, marrëdhëniet me investitorët dhe tregjet e kapitalit

nga Fast News
10:36 | 12/07/2025
0

Recent News

Ultimatumi i Ramës: Nga e hëna nuk ka më qumësht apo bylmet që shitet pa faturë, do sekuestrohen

Ultimatumi i Ramës: Nga e hëna nuk ka më qumësht apo bylmet që shitet pa faturë, do sekuestrohen

11:50 | 12/07/2025
Zbulohet qyteti i humbur në rërën egjiptiane

Zbulohet qyteti i humbur në rërën egjiptiane

11:33 | 12/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar