• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Të dhënat zyrtare/ Rritja e pagave, si përfitoi qeveria me rritjen e të ardhurave

nga Fast News
1 year më parë
në Ekonomi
0
Të dhënat zyrtare/ Rritja e pagave, si përfitoi qeveria me rritjen e të ardhurave
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria ka rezultuar një ndër përfitueset e mëdha të reformës së rritjes së pagave në administratën publike. Të dhënat e fundit të Ministrisë së Financave tregojnë se ka pasur rritje të të ardhurave tek tatimi mbi pagat dhe nga kontributet e sigurimeve shoqërore, dy zëra të lidhur drejtpërdrejtë më rritjen e pagave.

Sipas statistikave zyrtare, në 7 mujorin e këtij viti nga kontributet e sigurimeve shoqërore u arkëtuan 92 miliardë lekë, me rritje 11.6% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë.

Nga ana tjetër, nëse do të shikojmë rritjen progresive të të ardhurave nga kontributet përgjatë këtij vitit, vihet re se nëse kapërcimi nga një muaj në tjetrin ka qenë mesatarisht 12.3 miliardë lekë, në muajin Korrik 2024, krahasuar me Qershorin 20024, rritja është 14.2 miliardë lekë. Janë afro 1.9  miliardë lekë më shumë të mbledhura, gjë që ka ardhur si efekt i rritjes së pagave në administratë dhe si rrjedhojë masës më të lartë të kontributeve që paguajnë punonjësit.

Reforma ka ndikuar edhe në zërin e tatimit mbi të ardhurat personale, duke sjellë një rritje, për shkak se kapërcimi i një niveli të caktuar page futet në një fashë tjetër taksimi. Konkretisht tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar në vlerën 38.1 miliardë lekë, me një rritje prej 5.1 miliardë lekë ose 15.3% më shumë se 7-mujori 2023, si dhe 732 milionë lek ose 2% më shumë se plani i 7-mujorit 2024.

Edhe në këtë zë, nëse rritja mesatare përgjatë vitit nga muaji në muaj rezulton 5.3 miliardë lekë, në Korrik, të ardhurat janë rritur me 5.9 miliardë lekë në raport me muajin qershor.

Më 1 korrik hyri në fuqi rritja e pagave për mbi 83 mijë punonjës të administratës. Shtesë përfituan punonjësit e sistemit arsimor parauniversitar; punonjësit e sistemit shëndetësor; punonjësit e sistemit të sigurisë së vendit; Policia e Shtetit; Policia e Burgjeve; Garda e Republikës; Forcat e Armatosura; Mbrojtja nga zjarri dhe shpëtimi si edhe punonjësit e nivelit zbatues dhe mbështetës të administratës shtetërore, duke bërë që paga mesatare në shtet të arrijë në nivelin e 105 mijë lekë në muaj.

Etiketa: aktualitet
Pas

Ligji i ri për konsultim publik, qeveria lejon importin e mbeteve jo të rrezikshme

Para

Kur kredi të shpejtë do, me EasyPay e gjen kudo!

Para
Kur kredi të shpejtë do, me EasyPay e gjen kudo!

Kur kredi të shpejtë do, me EasyPay e gjen kudo!

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Buxheti 2026, barra shtesë mbi konsumatorët

Buxheti 2026, barra shtesë mbi konsumatorët

nga Fast News
12:30 | 16/11/2025
0

Zgjoheni vështirë në mëngjes, duket se jeni inteligjent

Zgjoheni vështirë në mëngjes, duket se jeni inteligjent

nga Fast News
11:55 | 16/11/2025
0

Karikimi i mjeteve elektrike, Rama tregon sa do të jetë çmimi

Karikimi i mjeteve elektrike, Rama tregon sa do të jetë çmimi

nga Fast News
11:29 | 16/11/2025
0

Të vetëpunësuarit “detyrim” për vetëdeklarim- Pr.ligji/ Rregullat për të mos u tatuar si të punësuar. Lehtësi fiskale për disa sektorë

Të vetëpunësuarit “detyrim” për vetëdeklarim- Pr.ligji/ Rregullat për të mos u tatuar si të punësuar. Lehtësi fiskale për disa sektorë

nga Fast News
13:30 | 15/11/2025
0

Recent News

Buxheti 2026, barra shtesë mbi konsumatorët

Buxheti 2026, barra shtesë mbi konsumatorët

12:30 | 16/11/2025
Zgjoheni vështirë në mëngjes, duket se jeni inteligjent

Zgjoheni vështirë në mëngjes, duket se jeni inteligjent

11:55 | 16/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar