• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Shtohet numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri, shumica për punësim

nga Fast News
10 months më parë
në Ekonomi
0
Shtohet numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri, shumica për punësim
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Shtohet numri i të huajve që marrin leje qëdrimi në Shqipëri. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, në fund të vitit 2023, numri i të huajve me leje qëndrimi në vendin tonë rezultoi 21.460 banorë, duke pësuar rritje me 18,2 %, krahasuar me vitin 2022. Numri i të huajve me leje qëndrimi dominohet nga meshkujt me 63,8 %, kundrejt femrave me 36,2 %.

Numri i aplikimeve për leje qëndrimi në Shqipëri në vitin 2023 ishte 12.430 aplikime, duke shënuar një rritje me 22,7 %, krahasuar me vitin 2022. Të huajt me origjinë nga Kosova, Italia dhe Turqia përbëjnë numrin më të madh të të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri në vitin 2023, respektivisht me 3.712, 3.375 dhe 1.693 banorë.





Të huajt me origjinë nga Evropa rezultojnë 15.223 banorë në vitin 2023 dhe përbëjnë 70,9 % të të huajve gjithsej, kundrejt 73,3 % që përbënin në 2022. Punësimi është arsyeja kryesore e lejeve të qëndrimit të të huajve në Shqipëri në 2023 me 48,3 %. Në vitin 2023 janë evidentuar 6.630 të huaj të parregullt në territorin e vendit, ku pjesën më të madhe të tyre, rreth 44,0 %, e zënë të huajt me origjinë nga Afganistani dhe Siria.

Të huajt në Shqipëri

Gjatë vitit 2023, numri i të huajve me leje qëndrimi përbëhet nga 13.691 meshkuj dhe 7.769 femra. Grup-mosha dominante e të huajve me leje qëndrimi është 30-39 vjeç, e cila përbën 22,5 % të të huajve gjithsej me leje qëndrimi.

Numri i aplikimeve për leje qëndrimi në Shqipëri, në vitin 2023 ishte 12.430 aplikime, duke shënuar një rritje me 22,7 %, krahasuar me vitin 2022. Aplikimet sipas vendit të origjinës nga Kosova dhe Italia përbëjnë 28,5 % të aplikimeve gjithsej në 2023.

Të huajt në Shqipëri sipas vendit të origjinës

Në vitin 2023, të huajt me origjinë nga Kosova janë 3.712 banorë, duke shënuar një rritje me 31,2 %, krahasuar me 2022, ndërsa të huajt me leje qëndrimi në Shqipëri me origjinë nga Italia janë 3.375 banorë, duke shënuar një rritje me 14,5 %, krahasuar me 2022.


Të huajt në Shqipëri sipas arsyes

Në vitin 2023 të huajt me leje qëndrimi për arsye punësimi zënë 48,3 % të të huajve gjithsej, ndjekur nga arsyet për bashkim familjar me 22,2 %, arsyet të tjera me 13,3 %, arsyet për qëllime humanitare me 12,4 % dhe arsyet për studime 3,7 %.

Etiketa: aktualitet
Pas

Shteti nuk paguan shtetin; Borxhi që entet publike i kanë njëra-tjetrës arrin në 1.7 mld euro

Para

Pse duhet ta durojmë fyerjen e Tanja Fajon?

Para
Pse duhet ta durojmë fyerjen e Tanja Fajon?

Pse duhet ta durojmë fyerjen e Tanja Fajon?

Të Gjitha

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

nga Fast News
16:06 | 07/06/2025
0

Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

nga Fast News
16:04 | 07/06/2025
0

Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness

Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness

nga Fast News
15:57 | 07/06/2025
0

Hapet ura hekurudhore më e lartë në botë

Hapet ura hekurudhore më e lartë në botë

nga Fast News
15:55 | 07/06/2025
0

Recent News

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

16:06 | 07/06/2025
Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

16:04 | 07/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar