• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Shtegu për në Perëndim, refugjatët nga Lindja e Mesme dhe Afrika vijojnë të përdorin Shqipërinë

nga Fast News
11 months më parë
në Ekonomi
0
Shtegu për në Perëndim, refugjatët nga Lindja e Mesme dhe Afrika vijojnë të përdorin Shqipërinë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Refugjatët nga Lindja e Mesme dhe Afrika vijojnë të përdorin Shqipërinë për të shkuar në Perëndim. Në gjysmën e parë të vitit, kryesisht në jug-lindje të vendit janë kapur 771 emigrantë të parregullt. Të dhënat nga Ministria e Brendshme tregojnë ndërkohë se vetëm pak prej emigrantëve të huaj të parregullt që kapen aplikojnë për azil.

Në gjysmën e parë të vitit, kryesisht në jug-lindje të vendit janë kapur 771 emigrantë të parregullt. Të dhënat nga Departamenti për Kufirin dhe Migracionin tregojnë e në raport me janar-qershorin e një viti më parë, numri i refugjatëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut ka rënë me mbi 78 për qind. Ndonëse në rënie, flukset tregojnë se Shqipëria vijon të konsiderohet si “vend trazit.”





“Ata e kanë rrugëtim kalimthi Shqipërinë. Nuk kërkojnë azil. ata duan të ikin në Perëndim. aty e kanë destinacionin e synuar. Dhe kryesisht në kufirin Kapshticë-Kakavijë. Ky është një trend ndryshe nga vitet e mëhershme. Më parë kapeshin rëndom edhe brenda territorit të Shqipërisë”, tha Armela Xhaho, studiuese e çështjeve të emigracionit.

Të dhënat nga Ministria e Brendshme tregojnë ndërkohë se vetëm pak prej emigrantëve të huaj të parregullt që kapen aplikojnë për azil. Në qershor pati vetëm 14 azilkërkues të trajtuar nga 9 të tillë një vit më parë.

“Më shumë se sa burokracitë në procedura kjo vjen si pasojë e mos-dëshirë që këta të huaj kanë për të qëndruar në Shqipëri. Pjesa më e madhe e tyre as nuk i presin procedurat dhe largohen diku tjetër”, theksoi Xhaho.

Emigrantët, kryesisht nga Siria, Maroku, Algjeria dhe të tjera shtete të varfra ekonomikisht apo në konflikte, hyjnë në vend përmes pikave kufitare me Greqinë. Më pas, përpiqen që nëpërmjet veriut të vendit t’i drejtohen “Rrugës Ballkanike” për t’u stacionuar në “Perëndim”. (grafik harta) Që nga 2016-a e deri në fundin e fitit të shkuar në pikat kufitare dhe në brendësi të territorit të vendit janë kapur gati 70 mijë emigrantë të parregullt.

“Kulmi ka qenë në vitet 2019. Trendi nisi që prej vitit 2015. Ndër vite ka pasur rritje, ndërsa në dy vitet e fundit ka një zbutje”, u shpreh studiuesja.

Shqipëria do të shpenzojë mbi 3.5 miliardë lekë apo rreth 32 milionë euro në dy vite për menaxhimin e vijës kufitare të vendit, të gjatë 1 mijë e 94 kilometër. Ministria e Brendshme ka hedhur për konsultim publik projektvendimin për Planin e Veprimit 2024-2025 ku vëmendje e veçantë i kushtohet edhe emigrantëve të parregullt.

Etiketa: aktualitet
Pas

Ndryshojnë rregullat, ja ku duhet të aplikojnë bizneset për të marrë punëtorë nga jashtë

Para

Zyrtare! Për herë të parë në histori, euro në kuotën 100.08 lekë

Para
Zyrtare! Për herë të parë në histori, euro në kuotën 100.08 lekë

Zyrtare! Për herë të parë në histori, euro në kuotën 100.08 lekë

Të Gjitha

Ultimatumi i Ramës: Nga e hëna nuk ka më qumësht apo bylmet që shitet pa faturë, do sekuestrohen

Ultimatumi i Ramës: Nga e hëna nuk ka më qumësht apo bylmet që shitet pa faturë, do sekuestrohen

nga Fast News
11:50 | 12/07/2025
0

Zbulohet qyteti i humbur në rërën egjiptiane

Zbulohet qyteti i humbur në rërën egjiptiane

nga Fast News
11:33 | 12/07/2025
0

Rama publikon pamjet nga pastrimi i zonës së Dajlanit në Shkodër: Pas shumë vitesh lumi Buna rrjedh i lirë

Rama publikon pamjet nga pastrimi i zonës së Dajlanit në Shkodër: Pas shumë vitesh lumi Buna rrjedh i lirë

nga Fast News
11:28 | 12/07/2025
0

Gratë që drejtojnë: Bordi, marrëdhëniet me investitorët dhe tregjet e kapitalit

Gratë që drejtojnë: Bordi, marrëdhëniet me investitorët dhe tregjet e kapitalit

nga Fast News
10:36 | 12/07/2025
0

Recent News

Ultimatumi i Ramës: Nga e hëna nuk ka më qumësht apo bylmet që shitet pa faturë, do sekuestrohen

Ultimatumi i Ramës: Nga e hëna nuk ka më qumësht apo bylmet që shitet pa faturë, do sekuestrohen

11:50 | 12/07/2025
Zbulohet qyteti i humbur në rërën egjiptiane

Zbulohet qyteti i humbur në rërën egjiptiane

11:33 | 12/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar