• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Rriten të ardhurat, por calojnë shpenzimet. Për 7 mujorin realizohet vetëm 24% e fondit të investimeve

nga Fast News
9 months më parë
në Finance
0
Rriten të ardhurat, por calojnë shpenzimet. Për 7 mujorin realizohet vetëm 24% e fondit të investimeve
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria ka mbledhur më shumë taksa dhe tatime tek qytetarët dhe bizneset, por ka qenë e “paaftë” për t’i shpenzuar këto para. Të dhënat e Ministrisë së Financave tregojnë se në 7 muajt e parë të vitit buxheti i shtetit ka arkëtuar 402,5 miliardë lekë ose 103 % e planit të periudhës. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, rezulton të jenë mbledhur rreth 30.4 miliardë lekë  apo 305 milionë euro më shumë se 7 mujori i vitit 2023.

Ndërkohë që Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën 7 mujore të vitit 2024, arritën në rreth 347.5 miliardë lekë me një realizim në masën 92.3 përqind të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023 ky zë ka rezultuar 6.3 përqind më i lartë ose rreth 20.5 miliardë lekë më shumë. Në terma vjetorë, shpenzimet e përgjithshme për 7 mujorin e vitit 2024 u realizuan në masën 47.1 përqind të planit vjetor sipas buxhetit fillestar dhe 46.7 përqind të planit vjetor sipas Aktit Normativ nr. 1 datë 21.02.2024 (AN nr.1).



Nga janari në korrik të këtij viti, buxheti alokoi vetëm 24 për qind të planit vjetor të investimeve publike.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, në fund të 7-mujorit, në zërin e investimeve publike u çelën vetëm 32 miliardë lekë, ose 24 për qind e fondit vjetor te planifikuar për këtë zë.

Në krahasim me faktin e 7-mujorit 2023 investimet kapitale kanë shënuar rënie vjetore me 11 për qind. Të dhënat tregojnë se qeveria ka dështuar të realizojë programin e investimeve publike, që është pika më e fortë e realizimit të programit të qeverisë.

Nëse fondet e mbetura të investimeve rreth 102 miliardë lekë ose me shumë se 1 miliardë euro do të alokohen në 5 muajt e mbetur ato rrezikojnë të ndikojnë negativisht në disa tregues të tjera ekonomike.

Etiketa: aktualitet
Pas

Trump: Nëse fitoj do t’i ofroj Elon Musk-ut një post në qeveri

Para

Numri i ndjekësve tuaj është i parëndësishëm kur bëhet fjalë për ndikimin e vërtetë! Këto janë kriteret që kanë vërtet rëndësi

Para
Numri i ndjekësve tuaj është i parëndësishëm kur bëhet fjalë për ndikimin e vërtetë! Këto janë kriteret që kanë vërtet rëndësi

Numri i ndjekësve tuaj është i parëndësishëm kur bëhet fjalë për ndikimin e vërtetë! Këto janë kriteret që kanë vërtet rëndësi

Të Gjitha

Harrojeni Marrakeshin! Ky qytet i pazbuluar në Marok është më i lirë, më i qetë dhe 10 herë më autentik

Harrojeni Marrakeshin! Ky qytet i pazbuluar në Marok është më i lirë, më i qetë dhe 10 herë më autentik

nga Fast News
09:00 | 09/05/2025
0

10 cilësitë e një punonjësi të keq!

10 cilësitë e një punonjësi të keq!

nga Fast News
08:30 | 09/05/2025
0

Kredo.al akoma më pranë qytetarëve të Fieri

Kredo.al akoma më pranë qytetarëve të Fieri

nga Fast News
08:01 | 09/05/2025
0

Ulet avioni i parë në aeroportin e Vlorës

Ulet avioni i parë në aeroportin e Vlorës

nga Fast News
16:00 | 08/05/2025
0

Recent News

Harrojeni Marrakeshin! Ky qytet i pazbuluar në Marok është më i lirë, më i qetë dhe 10 herë më autentik

Harrojeni Marrakeshin! Ky qytet i pazbuluar në Marok është më i lirë, më i qetë dhe 10 herë më autentik

09:00 | 09/05/2025
10 cilësitë e një punonjësi të keq!

10 cilësitë e një punonjësi të keq!

08:30 | 09/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar