• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Biznes

Profesionistët e lirë duan paratë mbrapsht. Kushtetuesja shfuqizoi tatimin, por ende nuk janë kthyer këstet e paguara

nga Fast News
9 months më parë
në Biznes
0
Profesionistët e lirë duan paratë mbrapsht. Kushtetuesja shfuqizoi tatimin, por ende nuk janë kthyer këstet e paguara
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pavarësisht se Gjykata Kushtetuese shfuqizoi ligjin për tatimin e profesionistëve të lirë, subjektet që parapaguan këstin e parë të detyrimit janë ende në pritje që t’u kthehen paratë nga administrata tatimore. Procedura që do të ndiqet është e paqartë sepse mungon udhëzimi nga Ministria e Financave.

Etleva Treska është një nga shumë profesionistë të lirë që parapagoi këstin e parë të tatim-fitimit, ashti siç ligji tashmë i shfuqizuar pjesërisht nga Gjykata Kushtetuese “Për tatimin mbi të ardhurat” parashikonte.



“Ne jemi zbatues të ligjit, pavarësisht nëse ai është i kontestuar. Deri në zbardhjen e vendimit nga Gjykata Kushtetuese ne kemi vijuar të paguanim këstet e tatim-fitimit”, thotë për A2 CNN ekspertja kontabël.

Dy muaj pas vendimit të “Kushtetueses”, ajo bashkë me një pjesë të atyre që parapaguan tatim-fitimin janë në pritje që t’u kthehen paratë nga administrata tatimore. “Nuk është normale që një pjesë të penalizohet se u tregua konform ligjit dhe pjesa tjetër që nuk e pagoi të jetë po konform pavarësisht se theu dhe nuk respektoi ligjin”, thotë për A2 CNN ekspertja kontabël.

Por procedura që do të ndiqet është e paqartë sepse mungon udhëzimi nga Ministria e Financave. Për më tepër edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk është ezaurues. “Ne jemi interesuar në drejtori rajonale apo në atë të përgjithshme nuk ka ende një vendim të dalë nga MF. Mund të ketë një ngërç sepse vendimi i GJK nuk thotë nëse ka fuqi prapavepruese apo jo. Duhet parë sesi do të interpretohet”.

E në një kohë që paratë e paguara nga profesionistët e lirë janë arkëtuar në buxhetin e shtetit, Treska tregon edhe rrugën se si ato mund t’iu kthehen pas. “Duhet t’u kthehet mbrapsht në formën e rimbursimit apo t’u njihet si shumë e paguar për detyrime të tjera, duke u mbështetur në nenin 75 të ligjit “Për procedurat tatimore”.

Pas padive të dorëzuara nga grupet e interesit, por edhe nga Partia Demokratike, Gjykata Kushtetuese vendosi në qershor në favor të profesionistëve të lirë, duke rrëzuar nenin që urdhëronte tatimin e tyre me 15 dhe 23 për qind. Pas këtij vendimi, tatimi i këtij grupi do të nisë në vitin 2029, njësoj me bizneset e tjera./A2 CNN

Etiketa: aktualitet
Pas

SHBA sanksionon mbi 400 kompani për mbështetje ndaj Rusisë në luftën kundër Ukrainës

Para

CEO i ri i Starbucks do të shkojë në zyrë me avion

Para
CEO i ri i Starbucks do të shkojë në zyrë me avion

CEO i ri i Starbucks do të shkojë në zyrë me avion

Të Gjitha

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

nga Fast News
15:18 | 09/05/2025
0

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

nga Fast News
15:15 | 09/05/2025
0

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

nga Fast News
11:00 | 09/05/2025
0

Limiti në kreditë për shtëpi/ Shembulli ilustrativ sa para do të japin bankat tani

Limiti në kreditë për shtëpi/ Shembulli ilustrativ sa para do të japin bankat tani

nga Fast News
10:30 | 09/05/2025
0

Recent News

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

15:18 | 09/05/2025
Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

15:15 | 09/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar