• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Probleme me financat, ja bashkitë që mbledhin më shumë taksa për banor

nga Fast News
9 months më parë
në Ekonomi
0
Probleme me financat, ja bashkitë që mbledhin më shumë taksa për banor

CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 99

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

61 bashkitë në Shqipëri kanë performancë të ndryshme sa i takon vjeljes së taksave dhe tarifave vendore dhe kjo është në varësi të numrit të popullsisë, pozitës gjeografike, interesit për investime si dhe administratës që kanë këto njësi.

Referuar raportit të financave vendore 2023, të publikuar nga Ministria e Financave,  të ardhurat më të larta për banor janë realizuar në bashkinë Himarë, me 43.8 mijë lekë për banor, e ndjekur nga Tirana (30.6 mijë lekë/banorë); Saranda (22.7 mijë lekë/banorë), Kamza (14.7 mijë lekë/banorë).



Bashkitë me mbi 100 mijë banorë kanë realizuar mesatarisht 7.3 mijë lekë të ardhura për banor duke shënuar rritje me 18% rritje; bashkitë e mesme me 50 – 100 mijë banorë kanë mbledhur mesatarisht 5 mijë lekë për banor, me rritje 10% rnë raport me vitin 2022 dhe bashkitë e vogla kanë mbledhur gjithashtu mesatarisht 5 mijë lekë për banor,  me rritje 10% rritje.

Bashkitë bregdetare Himarë dhe Sarandë kanë të ardhura shumë të larta për banor për shkak të të hyrave nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, ndërsa Bashkia Tiranë, përpos taksës së ndikimit në infrastrukturë, ka numrin më të lartë të popullsisë dhe banesave dhe prej vitesh aplikon mbledhjen e taksës së pronës sipas vlerës së tregut.

Të ardhurat për banor nga të ardhurat e veta vendore kanë ndryshime të mëdha midis bashkive. Të ardhurat më të larta për banor nga të ardhurat e veta vendore realizohen në disa nga bashkitë e mëdha të vendit (Tiranë, Kamëz, Vlorë); si dhe në disa nga bashkitë bregdetare, në veçanti Himarë, e cila ka të ardhurat më të larta për frymë në të gjithë vendin, ndjekur nga Saranda dhe Kavaja. Në të gjitha këto bashki, peshën më të madhe të të ardhurave e zë taksa e ndikimit në infrastrukturë. Bashkitë e vogla dhe më rurale kanë tipikisht të ardhura të veta më të ulëta për banor.

Ndërsa të ardhurat nga transferta e pakushtëzuar kanë një rëndësi thelbësore për buxhetet bashkiake dhe rishpërndajnë disa nga burimet kombëtare drejt bashkive me potencial më të ulët fiskal. Bashkitë me të ardhura të veta më të ulëta dhe bashkitë e vogla ose rurale përfitojnë mesatarisht më shumë të ardhura për frymë nga transferta e pakushtëzuar se bashkitë e mëdha.

Nga këto tregues, evidentohet qartë që të ardhurat e veta vendore janë të pabalancuara në nivelin e njësive të vetëqeverisjes vendore, duke sjellë në vëmendje nevojën për ndërhyrje me politika të reja të cilat do të ulnin këto diferenca në përputhje me kushtet specifike të tyre.

Etiketa: aktualitet
Pas

Murtaja tek kafshët, Shqipëria ndalon importin e derrave nga Italia, Gjermania e Ukraina

Para

Shkencëtarët zbulojnë oqeane uji në Mars

Para
Shkencëtarët zbulojnë oqeane uji në Mars

Shkencëtarët zbulojnë oqeane uji në Mars

Të Gjitha

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

nga Fast News
16:06 | 13/05/2025
0

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

nga Fast News
10:30 | 13/05/2025
0

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

nga Fast News
10:00 | 13/05/2025
0

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

nga Fast News
09:30 | 13/05/2025
0

Recent News

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

16:06 | 13/05/2025
Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

10:30 | 13/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar