• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Peshku në tavolinat shqiptare vjen nga jashtë, 30 mijë ton të importuara në një vit

nga Fast News
9 months më parë
në Ekonomi
0
Peshku në tavolinat shqiptare vjen nga jashtë, 30 mijë ton të importuara në një vit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pavarësisht zënies së peshkut dhe produkteve të detit nga peshkarexhat shqiptare, në një masë të madhe, konsumi në vend dominohet nga importi. Sidomos në kulmin e turizmit kur ka dhe një kërkesë në rritje për këto produkte.

Të dhënat zyrtare nga Instituti i Statistikave, tregojnë se në 1 vit, pra nga Qershori 2023-Qershor 2024, në Shqipëri janë importuar 30 mijë ton peshk.



Ndërsa po të krahasojmë muajin qershor 2023 me qershor të vitit aktual, duket se në 2024-ën ka pasur një rritje të ndjeshme të importi të peshkut regjistruar në 3847 ton, me një kapërcim prej 742 ton.

Rritja është reflektuar edhe në vlerë ku muaji qershor 2024, arrin vlerën më të lartë të importit të peshkut, në rreth 1.36 miliardë lekë, apo 14 milionë euro.

Ndërsa në total përgjatë gjithë periudhës qershor 2023-qershor 2024, janë importuar në total afro 11.1 miliardë lekë peshk dhe produkte të tjera nënujore.

Nga ana tjetër, duket se peshku i eksportuar për të njëjtën periudhë kap një vlerë më të ulët në raport me importin, të regjistruar në 7.8 miliardë lekë  dhe po ashtu në sasi, regjistruar në 10.348 ton, ku Qershori 2024 regjistron sasinë më të ulët përgjatë gjithë vitit.

Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2023, zënia e peshkut nga të gjitha kategoritë ujore, ka qenë 19.338 ton. Duke marrë parasysh zëniet mesatare në një vit, del në pah se shumica shkon për eksport dhe pjesa më e vogël mbetet për konsum vendas. Çka tregon që qytetarët shqiptarë dhe turistët e huaj që vizitojnë Shqipërinë konsumojnë më së shumti peshk dhe produkte nënujore të ardhura nga jashtë./Tv Scan

Etiketa: aktualitet
Pas

Cili qytet europian ka ndërtesat më të bukura?

Para

I cilësoi mashtrim, por Donald Trump ka 1 milion dollarë pasuri në kriptomonedha

Para
I cilësoi mashtrim, por Donald Trump ka 1 milion dollarë pasuri në kriptomonedha

I cilësoi mashtrim, por Donald Trump ka 1 milion dollarë pasuri në kriptomonedha

Të Gjitha

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

nga Fast News
16:06 | 13/05/2025
0

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

nga Fast News
10:30 | 13/05/2025
0

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

nga Fast News
10:00 | 13/05/2025
0

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

nga Fast News
09:30 | 13/05/2025
0

Recent News

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

16:06 | 13/05/2025
Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

10:30 | 13/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar