• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Nga Filipinet dhe Indonezia, eksperimenti për të sjellë punëtorë nga jashtë

nga Fast News
9 months më parë
në Ekonomi
0
Nga Filipinet dhe Indonezia, eksperimenti për të sjellë punëtorë nga jashtë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Eksperimenti për të sjellë punëtorë nga jashtë do të vazhdojë. Shqipëria synon të marrë punëtorë nga Indonezia dhe Filipinet. Lajmin e pohoi kryeministri Rama gjatë hapjes së konferencës së Ambasadorëve “Tirana Diplo 2024”.

“Me Indonezinë kemi vendosur një marrëdhënie që ka një potencial shumë të madh dhe mbi të gjitha që ka një interes shumë të madh për ne, ashtu si dhe marrëdhëniet me Filipinet”, tha të hënën kryeministri Rama gjatë fjalës së tij para diplomatëve shqiptarë.



Eksperimenti për të sjellë punëtorë nga jashtë do të vazhdojë. Shqipëria synon të marrë punëtorë nga Indonezia dhe Filipinet, duk ndjekur linjën e vendeve të Bashkimit Europian që sot janë duke trokitur në këto shtete për forca të reja pune.

“Fillimisht me punonjësit nga Filipinet jemi njohur nga familjet e pasura që i sillnin prej andej për nevoja të familjet apo babysitter”, thotë Ergesta Stërmasi, eksperte e tregut të punës.

Kryesisht për sektorin fason dhe atë të turizmit, janë rreth 40 mijë të huaj që pritet të vijnë në Shqipëri në muajt në vijim. Kjo bazuar edhe te një deklaratë e bërë tre muaj më parë nga drejtori i Përgjithshëm i Punësimit në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Albin Gega. “Në këto vite eksperiment kanë treguar që kanë rendiment dhe nuk e shohin Shqipërinë vetëm si vend transit drejt Perëndimit”, thotë Stërmasi.

Të dhënat tregojnë se vitin e shkuar u pajisën me leje pune 9 mijë e 825 shtetas të huaj, me një rritje prej 18.3 për qind në raport 2022. Që nga viti 2017 janë më shumë se 37 mijë të huaj që kanë marrë leje për të punuar në Shqipëri. (grafik 1) Kjo me qëllim mbushjen e boshllëkut të krijuar nga emigracioni. Sipas të dhënave nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, pjesa më e madhe e punonjësve të huaj që kanë ardhur në Shqipëri deri më tani janë nga Turqia, Egjipti, Filipinet, India, Kina apo Ukraina.

“Kjo është një zgjidhje afatshkurtër. Është një eksperiment, rezultat e të cilit janë treguar edhe më herët. Vëmendja jonë duhet të jetë te të rinjtë në vend. Ka edhe shumë kosto për sjelljen e tyre”, thotë Stërmasi.

Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se ndërkohë janë 74 mijë e 730 shqiptarë të regjistruar si të papunë pranë zyrave të punës. Pjesa më e madhe janë me arsim të mesëm, por janë edhe afro 7 mijë të tjerë me arsim të lartë. Nga ana tjetër janë mbi 32 mijë punëkërkues të regjistruar që trajtohen me ndihmë ekonomike./A2 CNN

Etiketa: aktualitet
Pas

Importi “fundos” birrën vendase, arrin nivelin më të lartë të 5 viteve të fundit

Para

Fatkeqësitë natyrore nuk “trembin” shqiptarët, sigurojnë vetëm makinat

Para
Fatkeqësitë natyrore nuk “trembin” shqiptarët, sigurojnë vetëm makinat

Fatkeqësitë natyrore nuk “trembin” shqiptarët, sigurojnë vetëm makinat

Të Gjitha

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

nga Fast News
16:06 | 13/05/2025
0

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

nga Fast News
10:30 | 13/05/2025
0

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

nga Fast News
10:00 | 13/05/2025
0

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

nga Fast News
09:30 | 13/05/2025
0

Recent News

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

16:06 | 13/05/2025
Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

10:30 | 13/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar