• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Biznes

Nëse shefi ju detyron të punoni deri vonë, jepni dorëheqje

nga Fast News
10 months më parë
në Biznes
0
Nëse shefi ju detyron të punoni deri vonë, jepni dorëheqje
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Gjithmonë largohuni nga zyra në kohë.

Pra, çfarë do të thotë në të vërtetë kjo dhe pse ju duhet të besoni në largimin nga zyra në kohë?

Puna është një proces i pafund – Është fakt dhe ne gjithashtu mund të mësohemi me të, prandaj mos përqëndroni çdo gjë në 1 ditë apo 1 javë dhe filloni të planifikoni karrierën tuaj. Pra, shfrytëzoni aftësinë e menaxhimit të kohës dhe ndaloni duke u përpjekur të bëni gjithçka në vetëm një ditë!

Klienti është i rëndësishëm, po kështu është dhe familja juaj – Sinqerisht suprizohem me ata që mendojnë se 2 orë në mbrëmje është e mjaftueshme për familjen e tyre, në të vërtetë nuk është. Ata gjithmonë do ta pasurojnë jetën tuaj më shumë sesa një klient. Jepjuni atyre kohën që meritojnë.

Nëse rrëzoheni në jetë, as klienti, as shefi juaj nuk do t’ju japin ndihmë, familja juaj po – Mos më keqkuptoni kur e them këtë, mund të ketë shefa të mirë që përpiqen t’ju mbështesin, por familja juaj qëndron aty për ju në çdo kohë pa pyetur për asgjë.

Jeta nuk është vetëm për punën, zyrën dhe klientin – I dua njerëzit dhe industrinë në të cilën punoj dhe kur festojmë për arritjen tona është fantastike, por e dini çfarë, ky është thjesht një moment. Me miqtë dhe familjen, çdo gjë është e vazhdueshme dhe pa kompromis. Kujtoni momentet tuaja me familjen / miqtë dhe përjetoni aventura të reja me ta.

Personi që qëndron vonë në zyrë nuk është një person që punon fort – Kjo ndoshta do të ngrejë shumë debate dhe e kuptoj pse shumë njerëz nuk do të pajtohen me këtë, por çdokush ka një pikëpamje të ndryshme për gjërat. Kam mësuar se ata që punojnë në mënyrë efektive në orarin zyrtar të punës rezultojnë të jenë jashtëzakonisht të suksesshëm dhe gëzojnë një ekuilibër jetë-punë. Nëse jeni duke punuar 10-12 orë, ju lutem reflektoni në atë që po përpiqeni të arrini dhe pyesni veten nëse vërtetë po përfitoni diçka. Planifikojeni ditën tuaj përpara se ajo të fillojë, mos e bëni atë në orën 9 apo 8:30 të mëngjesit, kur dita juaj ka filluar.

Ju nuk keni studiuar fort apo keni luftuar në jetë për t’u kthyer në një makineri – Makineritë mund të punojnë 24 orë në ditë me karburantin e duhur. Ju nuk mund ta balanconi jetën tuaj në këtë mënyrë, mos harroni se keni 24 orë në ditë, 8 orë për të fjetur, 8 orë për të punuar, 8 orë për veten tuaj!

Nëse shefi juaj ju detyron të punoni deri vonë, jepni dorëheqjen – E dini çfarë askush nuk duhet t’iu kërkojë të punoni deri vonë dhe nëse e bëjnë këtë mund të ndodhë në shumë pak raste kur ka diçka super urgjente, jo ndryshe.

Kjo është një temë që mund të vazhdojë me orë të tëra, por mos harroni që shumë familje përçahen për arsye se prindërit vënë përpara punën se sa vetë familjen e tyre. Kemi dëgjuar që prindër të rinj janë shuar nga jeta për shkak të stresit në punë dhe duke punuar 16 orë në ditë. Nëse shefi juaj ju detyron të punoni deri vonë, jepni dorëheqjen.

Etiketa: aktualitet
Pas

Sondazhi, pushime të lira, 43% e të anketuarve nuk parashikojnë më shumë se 50 euro shpenzime ditore për person

Para

Kompani shtetërore për prodhimin dhe tregtimin e armëve – Cilat do të jenë përgjegjësitë e saj? Industria synon të kthehet në biznes

Të Gjitha

Konfliktet globale, pasojat tek ekonomia. Cfarë na pret?

Konfliktet globale, pasojat tek ekonomia. Cfarë na pret?

nga Fast News
16:35 | 13/06/2025
0

Zgjidhni zanatet, regjistrimet në arsimin profesional nisin në Korrik, mbi 2500 bursa për të rinjtë

Zgjidhni zanatet, regjistrimet në arsimin profesional nisin në Korrik, mbi 2500 bursa për të rinjtë

nga Fast News
16:30 | 13/06/2025
0

Qeveria rishikon për herë të dytë buxhetin. Ja kujt i hiqen dhe kujt i jepen para

Qeveria rishikon për herë të dytë buxhetin. Ja kujt i hiqen dhe kujt i jepen para

nga Fast News
16:21 | 13/06/2025
0

Nga një copë pice… te një milion dollarë: Çifti amerikan fiton lotarinë rastësisht

Nga një copë pice… te një milion dollarë: Çifti amerikan fiton lotarinë rastësisht

nga Fast News
16:34 | 12/06/2025
0

Recent News

Konfliktet globale, pasojat tek ekonomia. Cfarë na pret?

Konfliktet globale, pasojat tek ekonomia. Cfarë na pret?

16:35 | 13/06/2025
Zgjidhni zanatet, regjistrimet në arsimin profesional nisin në Korrik, mbi 2500 bursa për të rinjtë

Zgjidhni zanatet, regjistrimet në arsimin profesional nisin në Korrik, mbi 2500 bursa për të rinjtë

16:30 | 13/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar