• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Mbetjet e rrezikshme, Balluku: Porti i Durrësit nuk ka asnjë lidhje

nga Fast News
8 months më parë
në Ekonomi
0
Mbetjet e rrezikshme, Balluku: Porti i Durrësit nuk ka asnjë lidhje
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, i është përgjigjur interesit të gazetarëve për eksportin e mbetjeve të rrezikshme nga porti i Durrësit. Ajo hedh poshtë përfshirjen e Autoritetit Portual të Durrësit në këtë çështje dhe përgjegjësinë ia faturon koncensionarit europian që operon në këtë port. Sipas saj Autoriteti Portual i Durrësit me koncensionarin që ka kryer këto transporte janë dy etnitete konkurrente

“Kjo çështje ka marrë përmasa ndërkombëtare dhe dua t’i bëj thirrje medias e opinionit që të tregohen të kujdesshëm tek analizojnë këtë këtë çështje që përveçse delikate është dhe shumë të komplikuar nga ana juridike e proceduriale. Të gjitha analizat që kam dëgjuar afektojnë imazhin e Shqipërisë dhe do të ishte e udhës që të prisnim vendimet që do të dalin nga të gjitha proceset që kanë nisur sa i përket kësaj çështjeje. Çështja ka marrë emrin porti i Durrësit, por Autoriteti Portual i Durrësit dhe çështja e mbetjeve të rrezikshme janë dy gjëra të ndryshme, përshihet MIE, Autoriteti Portual i Durrësit apo ministri të tjera”.



Balluku tha se transporti i mbetjeve të rrezikshme ka filluar në vitin ’98 dhe për të ka një protokoll të veçantë.

“Transporti i mbetjeve të rrezikshme ka filluar në vitin ’98. Ka një protokoll të mirëfilltë për të cilin Ministria e Mjedisit dhe Turizmit e ka bërë me dije të gjithë mediave, nuk është asgjë e re ka edhe tranzitim dhe eksport të mbetjeve të rrezikshëm që janë të koduara në bazë të kodeve europiane të transportit të këtyre mbetjeve. Ka qenë një procedurë normale deri ditën kur ka marrë këtë përmasë mediatike nga anëtarët e konventës së Bazelit”.

Ajo theksoi se “Autoriteti Portual i Durrësit nuk ka asnjë lidhje me këtë proces duke qenë se të gjithë jeni në dijeni, që janë proceduar nga një prej koncensionarëve europianë që operojnë në portin e Durrësit, Autoriteti Portual i Durrësit me koncensionarin që ka kryer këto transporte janë dy etnitete konkurrente që ta keni të qartë dhe ta shikoni më sy tjetër”.

Sipas Ballukut, kjo çështje proceduriale nuk duhet të kthehet në një çështje kombëtare dhe ndërkombëtare.

“Të gjitha institucionet ligjzbatuese janë angazhuar që në fillim dhe do të kërkoja që secili prej jush t’i jepte kohën e duhur drejtësisë dhe pastaj të flasim për analiza të sakta dhe mos ta kthejmë këtë çështje proceduriale në një çështje kombëtare dhe ndërkombëtare”.

Etiketa: aktualitet
Pas

Udhëtim në kufirin e fundit të egër të Europës për të përjetuar aventura dhe për të shpëtuar nga turmat

Para

Rishikohet për herë të dytë buxheti, rishpërndahen 27 mld lekë. Ja ku do të shkojnë paratë

Para
Rishikohet për herë të dytë buxheti, rishpërndahen 27 mld lekë. Ja ku do të shkojnë paratë

Rishikohet për herë të dytë buxheti, rishpërndahen 27 mld lekë. Ja ku do të shkojnë paratë

Të Gjitha

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

nga Fast News
19:55 | 09/05/2025
0

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

nga Fast News
15:18 | 09/05/2025
0

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

nga Fast News
15:15 | 09/05/2025
0

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

nga Fast News
11:00 | 09/05/2025
0

Recent News

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

19:55 | 09/05/2025
Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

15:18 | 09/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar