• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

BSH: Kredia për biznesin në 6-mujorin e parë arriti rritjen më të madhe në një dekadë

nga Fast News
1 year më parë
në Finance
0
BSH: Kredia për biznesin në 6-mujorin e parë arriti rritjen më të madhe në një dekadë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kredia për biznese u rrit me 12% mesatarisht në gjashtëmujorin e parë të vitit, duke shënuar një rritje vjetore rekord gjatë dekadës së fundit.

Sipas Bankës së Shqipërisë, financimi i bizneseve nga bankat është rritur ndjeshëm në gjashtëmujorin e parë të vitit, duke reflektuar gatishmërinë më të lartë të bankave për financimin e kërkesës së shtuar të bizneseve për kreditim.

Krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar, rritja e kredisë për biznesin ishte rreth 2 herë më e lartë. Gjatë gjashtëmujorit të parë, bankat kanë kredituar kryesisht biznesin e madh dhe sektorin e tregtisë.

Tendencat e vërejtura në fund të vitit 2023 janë mbartur edhe në fillim të këtij viti, me një zhvendosje të kredisë drejt monedhës lekë, ndërsa sipas qëllimit po dominon rritja e kredisë për financimin e investimeve.

Kredia në lekë për biznese shënoi rritje me norma dyshifrore, prej 17.4% në gjashtëmujorin e pare. Megjithatë, në tremujorin e dytë të vitit u vërejt edhe një rigjallërim i kredisë në valutë, që shënoi një normë të përmirësuar rritjeje duke kulmuar në 12% në muajin qershor.

Ndërkohë fenomeni i zhvendosjes së portofolit të kredisë nga euro në lekë ka vijuar edhe gjatë kësaj periudhe, por në nivele shumë më të ulëta se ai i vërejtur gjatë vitit 2023.

Sipas madhësisë së bizneseve, ka qenë kredia për biznesin e madh ajo që ka ndikuar në përshpejtimin e normave të rritjes. Kredia për biznesin e madh, mbasi shfaqi stanjacion në dy vitet e fundit, ka treguar një rritje të fortë të financimit nga bankat në gjashtë muajt e parë të vitit. Ajo shënoi një nga nivelet më të larta të rritjes prej 18%, nga 2% në gjashtëmujorin e dytë të vitit

  1. Banka e Shqipërisë thekson se zgjerimi i kredisë së biznesit të madh reflekton, ndër të tjera, edhe financimin e projekteve infrastrukturore të qeverisë.

Paralelisht, portofoli i kredisë për biznesin e vogël dhe të mesëm u rrit me 6% gjatë pjesës së parë të viti 2024, normë kjo lehtësisht më e ulët se rritja prej 7% e shënuar në vitin 2023.

Brenda kësaj kategorie duket se ishin bizneset e mesme ato që kanë shfaqur ngadalësimin më të ndejshëm të kredisë për financimin e nevojave të tyre.

Bankat kanë rritur financimin e bizneseve në të gjithë sektorët e ekonomisë, por rritja më e lartë vihet re në sektorin e tregtisë. Kredia për këtë sektor u rrit me 13%, dyfishi i normës së rritjes të vërejtur në pjesën e dytë të vitit 2023. Brenda vetë sektorit vihet re një kontribut i ngjashëm me vitin e kaluar të degës së turizmit, dhe një kontribut i rritur nga dega e transportit.

Ndërkohë, një ndikim pozitiv në rritjen e portofolit të kredisë për biznese ka dhënë edhe sektori i industrisë; ritmet e rritjes së të cilit prej 10% rikthyen në terren pozitiv kontributin e këtij sektori. Brenda këtij sektori është dega e industrisë përpunuese, e cila fitoi më shumë financim nga bankat. Po ashtu, financimi i bankave për bizneset e sektorit të ndërtimit ka qenë pozitiv dhe i qëndrueshëm. Kredia për këtë sektor u rrit me 6%, një normë kjo e ngjashme me mesataren e gjashtëmujorit të dytë të vitit 2023.

Për t’u përmendur edhe rritja dyshiforre me 12% e kreditimit për sektorin e bujqësisë, por megjithatë kontributi i tij ndaj rritjes së kredisë për biznese është pothuajse i papërfillshëm.

Banka e Shqipërisë vlerëson se këto zhvillime në portofolin e kredisë për biznese janë përgjithësisht në linjë me aktivitetin ekonomik në vend.

Normat e interesit të kredisë në lekë për biznese në gjysmën e parë të këtij viti kanë shënuar një prirje të lehtë rritëse kryesisht në tre muajt e fundit. Megjithatë, rritja ka qenë minimale dhe niveli i interesave mbetet i ulët duke qenë kështu favorizues në aktivitetin kredidhënës. Norma mesatare e interesit për kreditë e reja në lekë për bizneset në tremujorin e dytë rezultoi 6.8% nga 6.6% që ishte në tremujorin e parë dhe 6.7% vitin e kaluar. Interesat janë rritur lehtas tek të tre kategoritë ndonëse ishte kategoria e kredive mbi 140 mln lekë ajo që ndikoi më shumë në muajt e fundit.

Interesat e kredisë në euro janë shfaqur të qëndrueshme këtë 6-mujor pas rritjeve të realizuara vitin e kaluar në reflektim të rritjes së normës bazë të euros nga Banka Qendrore Europiane.

Norma e interesit për kreditë në euro të bizneseve në tremujorin e dytë rezultoi 7%, duke qenë e njëjtë me tremujorin e parë dhe më lart se 6.6% e gjysmës së dytë të vitit./Monitor

Etiketa: aktualitet
Pas

Rregulla financiare që ju bëjnë të “pasur”

Para

6 mln udhëtarë në 7 muaj, aeroporti i Rinasit po përdoret nga rajoni për cmimet e ulëta

Para
6 mln udhëtarë në 7 muaj, aeroporti i Rinasit po përdoret nga rajoni për cmimet e ulëta

6 mln udhëtarë në 7 muaj, aeroporti i Rinasit po përdoret nga rajoni për cmimet e ulëta

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Qeveria dorëzon në Kuvend buxhetin 2026, nga investimet, koncensionet, pagat dhe pensionet

Qeveria dorëzon në Kuvend buxhetin 2026, nga investimet, koncensionet, pagat dhe pensionet

nga Fast News
09:30 | 05/11/2025
0

Paketa Fiskale 2026, ja cila taksë rritet

Paketa Fiskale 2026, ja cila taksë rritet

nga Fast News
09:00 | 05/11/2025
0

Zbardhet skema e re e kompensimit, fermerët do marrin 10% rimbursim TVSH për inputet bujqësore

Zbardhet skema e re e kompensimit, fermerët do marrin 10% rimbursim TVSH për inputet bujqësore

nga Fast News
08:30 | 05/11/2025
0

Këshilla si ta vendosni parfumin që të zgjasë më gjatë

Këshilla si ta vendosni parfumin që të zgjasë më gjatë

nga Fast News
08:00 | 05/11/2025
0

Recent News

Qeveria dorëzon në Kuvend buxhetin 2026, nga investimet, koncensionet, pagat dhe pensionet

Qeveria dorëzon në Kuvend buxhetin 2026, nga investimet, koncensionet, pagat dhe pensionet

09:30 | 05/11/2025
Paketa Fiskale 2026, ja cila taksë rritet

Paketa Fiskale 2026, ja cila taksë rritet

09:00 | 05/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar