Arsimi po ndryshon me shpejtësi. Në botën e sotme që lëviz me ritme të shpejta ndryshimi, modeli klasik ku diplomohemi në rininë tonë të përgatitur për një karrierë ‘të përjetshme’ deri në moshën e pensionit nuk është më i vlefshëm.
Teknologjia po e riformëson botën në një vend ku trajnimi i vazhdueshëm, zhvillimi i aftësive dhe rikualifikimi janë një domosdoshmëri – dhe edukimi po transformohet për t’u përshtatur me këtë. Ata të gjithë do të integrohen as vjen e më shumë në mënyrën se si ne studiojmë dhe mësojmë gjatë dekadës së ardhshme. Edhe pse viti 2035 mund të duket shumë i largët, njohja me tendencat e arsimit dhe edukimit që tani, ka të ngjarë t’ju ndihmojë të përgatiteni për një të ardhme që falë teknologjisë do të duket shumë më ndryshe nga realiteti i sotëm.
Arsimi po pëson transformime të mëdha në një botë ku trajnimi dhe zhvillimi i aftësive të reja janë të domosdoshme për gjithkënd. Teknologjitë e inteligjencës artificiale (AI), mësimi online dhe realiteti i shtuar virtual (AR/VR) po ndryshojnë rrënjësisht mënyrën se si mësojmë dhe zhvillojmë aftësitë tona. Këto teknologji jo vetëm që po përdoren gjithnjë e më shumë në procesin e mësimit, por po integrohen gjithashtu në kurrikulat e arsimit për të përmirësuar eksperiencën mësimore.
Në një vështrim deri në vitin 2035, dalin në pah disa tendenca dominante. AI pritet të luajë një rol kyç në personalizimin e mësimit, duke përshtatur materialet mësimore për nevojat e individëve. Mësimi online do të bëhet gjithnjë e më i zakonshëm, duke i mundësuar studentëve të studiojnë në kohën dhe vendin e tyre të preferuar. Ndërkohë, teknologjitë AR/VR do të ofrojnë përvoja mësimore më impenjuese dhe interaktive, duke bërë të mundur që studentët të mësojnë nëpërmjet eksplorimit të mjediseve virtuale. Me konsolidimin dhe sofistikimin e teknologjive që ekzistojnë sot, aksesi në arsim do të jetë lehtësisht i mundur edhe për ata që nuk kanë fatin të jetojnë në zona me shkolla dhe kolegje të mira.
Përveç kësaj, një rëndësi gjithnjë e më e madhe do të kenë edhe aftësitë të cilat nuk janë teknologjike. Aftësitë si komunikimi, bashkëpunimi dhe zgjidhja e problemeve do të jenë thelbësore për suksesin në një botë ku teknologjitë zhvillohen me ritme të shpejta. Edukimi i dekadës së ardhshme do të përfshijë përgatitjen e studentëve për këto sfida, duke i bërë ata më të përgatitur për tregun e punës të ardhshëm.
Pra, duke parë përpara, transformimi i arsimit është një proces që po ndodh tani dhe do të vazhdojë të formoje të ardhmen e arsimit global. Përgatitja dhe adaptimi i duhur për këto ndryshime teknologjike do të jetë kyç për suksesin e ardhshëm të arsimit dhe zhvillimit të individëve në shoqërinë e së ardhmes.
AI do të ndryshojë arsimin (dhe gjithçka tjetër) në shumë mënyra, por gjatë 10 viteve të ardhshme, një nga efektet më të thella do të jetë ngritja e tipologjisë së mësim-it të personalizuar. Me rritjen e numrit të nxënësve në klasat tradicionale (sidomos në botën në zhvillim) dhe mjediset online, mësuesit do të kenë qasje në mjete që vlerësojnë me saktësi aftësitë dhe dallimin mes stileve të ndryshme të mësimit për të krijuar kurrikula të personalizuara për nevojat individuale.
Platformat e mësimit të asistuara nga AI sot do të zhvillohen në mentorë AI, të aftë të kuptojnë gjendjet psikologjike dhe modelet e sjelljes për të përcaktuar strategjitë më të mira të mësimit dhe madje të ofrojnë mbështetje emocionale dhe inkurajim. Studentët do të kenë qasje në informacione të nxjerra nga të dhënat biometrike për të ndihmuar në njohjen e kohës më të mirë për të mësuar dhe të kohës se kur duhet të pushojnë. Implementimi i lojërave në procesin e mësimit do të sfidojë nxënësit për të përmirësuar veten duke angazhuar dhe vlerësuar ne mënyrë dinamike gjatë gjithë procesit të edukimit.
Personalizimi në këtë nivel ka potencialin për ti ndihmuar njerëzit të mësojnë më mirë dhe të arrijnë rezultate të mira arsimore. Megjithatë, do të ketë sfida të mëdha në lidhje me privatësinë dhe pyetje mbi rolin e mësuesve njerëzor, për shkak se ata po e gjejnë rolin e tyre të sfiduar së tepërmi nga përdorimi i ofruesve të gatshëm të informacionit dhe në të ardhmen edhe të mësueve AI. Për shembull të dhënat e mbledhura nga një mësues AI mund të çojnë në vlerësime të pavërteta të nxënësve, dhe duhet të merret kujdes që të mos neglizhohet rëndësia e mbikëqyrjes dhe mentorimit të njeriut.
Neuroteknologjia dhe nxitja e shpejtësimit të mësimit – Hakerimi i trurit njerëzor për mësim më të mirë
Ndërfaqet tru-kompjuter (BCIs) janë në zhvillim sot – shembulli më i njohur është eksperimenti i Elon Musk me Neuralink. Rastet e para të përdorimit në arsim parashikohet të përfshijnë ndihmën për studentët me aftësi të kufizuara, duke i mundësuar ata të kontrollojnë pajisjet me mendime. Kjo do të rrisë aftësinë e tyre për të komunikuar dhe marrë pjesë në aktivitete mësimore.
Brenda dhjetë vjetëve, ato mund të përdoren edhe për të kuptuar më mirë proceset e trurit që janë përgjegjëse për të mësuarit, duke mundësuar nxitje për të konsumuar, mbajtur dhe kujtuar informacionin më shpejt. Duke monitoruar reagimin elektrik të gjeneruar nga truri, hulumtuesit besojnë se është e mundur të optimizohet aftësia jonë për të mësuar informacion dhe madje zhvilluar aftësi si luajtja e një instrumenti muzikor.
A do të bëhet kjo e mundur në mënyrë të përhapur brenda dhjetë vjetëve? Ka shumë ndikim rezultati i hulumtimeve që po zhvillohen sot. Dhe po aq e rëndësishme në këtë ndikim do të jetë dhe mënyra në të cilën shoqëria do të jetë në gjendje të trajtoj çështjet rreth implikimeve etike dhe të sigurisë të zhvillimit të teknologjisë që mund të lexojë mendimet tona.
Koncepti i ‘një pune për jetë’ ka qenë standardi normal për brezin e prindërve tanë, por është zhbërë sot. Studentët që diplomohen në dhjetë vjet do të kuptojnë se nuk janë të pajisur me shkathtësitë dhe njohuritë që do të nevojiten për një karrierë të gjatë dhe të suksesshme që përshtatet edhe në atë realitet të sofistikuar të së ardhmes.
Rritja e shpejtë e transformimit digjital do të bëjë të nevojshme për ata që duan karriera afatgjata të përshtaten me modele të reja të arsimit të vazhdueshëm. Sistemet arsimore do të adaptohen për të mbështetur këtë, duke ofruar më shumë kurse që do të përfshijnë trajnim në punë dhe mundësi për rritje të shkathtësive dhe aftësive të përditësuara me kohën.
Kompanitë e mëdha si Amazon do të ofrojnë programe trajnimi në nivel diplome. Mundësitë do të përfshijnë mësimin në internet, mësimin modulor dhe llojin e mësimit në realitetin virtual të shtuar VR. Ndërsa kompjuterat bëhen gjithnjë e më të zotë në detyra teknike, më shumë fokus do të vihet në mësimin e aftësive “të buta” që do të rrisin shanset tona për të mbetur aktual dhe aktiv në tregun e punës edhe në kohërat e AI dhe automatizimit./Forbes