Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Shtëpitë e dyta shfrytëzohen për turizëm, por klasifikohen të pabanuara

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi
0
Shtëpitë e dyta shfrytëzohen për turizëm, por klasifikohen të pabanuara
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Për turizëm, pushime apo qëndrojnë të kyçura. Në rreth 33% të totalit të banesave në Shqipëri nuk jetojnë familje shqiptare, të paktën në dekadën e fundit.

Shtimi i vrullshëm i ndërtimeve, por dhe investimi i qytetarëve për të patur një shtëpi të dytë, kanë bërë që një numër i madh banesash të klasifikohen të pabanuara nga censi 2023.

Orjon Gjoka, konsulent imobiliar, shprehet për A2 CNN: “Ka njerëz që kanë investuar në 2 apo 3 apartamente duke investuar për biznes, për t’i lënë për Air BnB. Kemi dhe emigrantët që mund t’i quajnë si banesa që nuk përdoren se ata i përdorin kur vijnë me pushime. Ne ju sugjerojmë t’i lënë me qira dhe investimi që kanë bërë të prodhojë diçka”.

Shkalla e banesave të zakonshme të pabanuara varionte nga 24,3% për banesat pjesërisht të veçuara në 39,4% për banesat në pallate, shtëpitë individuale dhe ato në rend tarracor ishin përkatësisht secila 29,2 dhe 29,8%. Shumica e banesave të zakonshme janë të ndërtuara rreth viteve 1981-2000.

Por, nxjerrja në treg e banesave të blera nga emigrantët, sidomos në qendrat kryesore të qyteteve, sipas ekspertëve imobiliarë do të ndryshonte edhe tregun e qirave ditore, çmimet e të cilit në periudha sezonale ngrihen ndjeshëm për shkak të flukseve turistike: “Ka shumë persona që i kanë blerë apartamentet dhe nuk i përdorin. Por, nëse i nxjerrin do ishte mirë se do të ulte dhe çmimin i cili përgjithësisht qëndron i lartë. Kërkesa e madhe, por oferta më e vogël”.

Sipas Institutit të Statistikave, në këtë klasifikim të pabanuara përfshihen edhe shtëpitë e dyta që jepen për pushime për turistët të cilët nuk kanë një qëndrim të përkohshëm./A2 CNN

Etiketa: aktualitet
Pas

Dëshironi të mbroni trurin tuaj ndërsa plakeni? Studimi i ri: Luani këto lojëra truri

Para

Një nga punët më të vështira në temperatura mbi 42 gradë celsius

Para
Një nga punët më të vështira në temperatura mbi 42 gradë celsius

Një nga punët më të vështira në temperatura mbi 42 gradë celsius

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Avantazhi që Shqipëria nuk e reklamon

Avantazhi që Shqipëria nuk e reklamon

nga Fast News
19:35 | 15/11/2026
0

GEW Albania 2026/ Java Globale e Sipërmarrjes nis më 16 nëntor, rreth 40 aktivitete në katër qytete

GEW Albania 2026/ Java Globale e Sipërmarrjes nis më 16 nëntor, rreth 40 aktivitete në katër qytete

nga Fast News
19:31 | 15/11/2026
0

Pagat 7100 euro, Luksemburgu hap dyert për të huajt, ja cilët janë 5 sektorët

Pagat 7100 euro, Luksemburgu hap dyert për të huajt, ja cilët janë 5 sektorët

nga Fast News
14:59 | 15/11/2026
0

Doganat në rekord historik, 207 miliardë lekë të ardhura në 10 muaj

Doganat në rekord historik, 207 miliardë lekë të ardhura në 10 muaj

nga Fast News
13:14 | 15/11/2026
0

Recent News

Avantazhi që Shqipëria nuk e reklamon

Avantazhi që Shqipëria nuk e reklamon

19:35 | 15/11/2026
GEW Albania 2026/ Java Globale e Sipërmarrjes nis më 16 nëntor, rreth 40 aktivitete në katër qytete

GEW Albania 2026/ Java Globale e Sipërmarrjes nis më 16 nëntor, rreth 40 aktivitete në katër qytete

19:31 | 15/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora