• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Nis qarkullimi në aksin Thumanë-Kashar, autostrada e parë e Kategorisë A në Shqipëri

nga Fast News
11 months më parë
në Ekonomi
0
Nis qarkullimi në aksin Thumanë-Kashar, autostrada e parë e Kategorisë A në Shqipëri
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Autostrada Thumanë-Kashar është e hapur për qarkullim. Vepra infrastrukturore 21 kilometër e gjatë, pjesë e “Korridorit Blu”, është e para e Kategorisë “A” në Shqipëri, duke hedhur kështu një “gur themeli” drejt një standardi të ri.

Autostrada përmbush të gjitha kriteret e Bashkimit Europian, ku shpejtësia e lëvizjes është 130 kilometër në orë.





“Kjo rrugë është një vend ku të gjithë ata që duan ta prekin me syrin e imagjinatës se çfarë është “Shqipëria 2030” mund ta shohin sepse brenda kësaj periudhe e gjithë rruga nga lart në Muriqan e deri në Vlorë do të jetë kështu. Ky është “Korridori Blu””, u shpreh në inaugurim kryeministri Edi Rama.

Vepra infrastrukturore, që nis nga Thumana e që lidhet me autostradën Tiranë-Durrës, është një investim tërësisht privat, i kompanisë “Gener 2”, e cila pas 35 vitesh do i dorëzohet shtetit.

“Është e rëndësishme të themi që bashkë me këtë rrugë janë ndërtuar edhe rrugët dytësore, të cilat janë të disponueshme jo vetëm për lidhur komunitet me këtë autostradë, por nga ana tjetër për t’i dhënë zgjedhje çdo drejtuesi automjeti që do të vendosë të kalojë me pagesë në këtë autostradë të Kategorisë A, pjesë e Korridorit Blu ose të zgjedhë rrugët dytësore, të cilat do të jenë pa pagesë”, tha ministrja Balluku.

Me nga tre korsi për secilin kah lëvizje, njëra e dedikuar për emergjencat, 14 nënkalime e 12 ura, Thumanë-Kashar i shërben sa qytetarëve shqiptarë aq edhe turistëve të huaj.

“Është një rrugë që i shërben patjetër komunitetit, por po të kemi parasysh flukset e shtuara të turistëve i shërben absolutisht turizmit. Edhe për pasojë komunitetit që me hotelet, agroturimet e bujtinat që ka në zonën e veriut do të furiznozohet më shpejt më mirë dhe do të shëtojnë nga pritjet e gjata”, tha ministrja Mirela Kumbaro.

Autostrada Thumanë-Kashar është segmenti i parë i ndërtuar nga pesë të tillë që përbëjnë “Korridorin Blu”, ndryshe Adriatiko-Jonian. Aktualisht janë lidhur kontratat për Kashar-Thumanë, Thumanë-Milot dhe Lekaj-Fier. Së afërmi, pritet hapja e garës edhe për Milot-Balldren e më pas Balldren-Muriqan.

Etiketa: aktualitet
Pas

Si të jeni lider i suksesshëm

Para

Njihuni me atletet e reja futuriste të Nike

Para
Njihuni me atletet e reja futuriste të Nike

Njihuni me atletet e reja futuriste të Nike

Të Gjitha

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

nga Fast News
10:36 | 08/06/2025
0

Kuptojeni çfarë ju bën të lumtur!

Kuptojeni çfarë ju bën të lumtur!

nga Fast News
10:33 | 08/06/2025
0

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

nga Fast News
16:06 | 07/06/2025
0

Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

nga Fast News
16:04 | 07/06/2025
0

Recent News

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

10:36 | 08/06/2025
Kuptojeni çfarë ju bën të lumtur!

Kuptojeni çfarë ju bën të lumtur!

10:33 | 08/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar