• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Lista e re e barnave, pas tre vitesh e gjysmë shtohen edhe 40 principe të reja për barnat e

nga Fast News
1 year më parë
në Ekonomi
0
Lista e re e barnave, pas tre vitesh e gjysmë shtohen edhe 40 principe të reja për barnat e
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pas afro 3 vite e gjysmë më në fund Këshilli Administrativ i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor ka miratuar listën re të barnave të rimbursueshme. Kësaj liste i janë shtuar 40 principe të reja aktive pra barna të reja dhe mbi 300 barna alternative.

Pjesën më të madhe të kësaj listë e zënë ato për sëmundjet tumorale të cilat janë barna dhe shumë të kushtueshme për xhepin e qytetarëve.





Si asnjëherë më parë, për barnat me rimbursim për mbi 3 vite ka funksionuar lista e vitit 2021, që do të thotë që qytetarët të cilët marrin barna me rimbursim në farmaci, kryesisht të sëmurët kronikë nuk kanë pasur barna apo zgjerim të numrit të përfituesve siç në fakt ka ndodhur ndër vite ku lista e re zgjerohet si në barna por edhe në përfitues.

Vonesa e miratimit të listës së re të barnave te rimbursueshme ka sjellë një sërë problemesh në tregun farmaceutik. Në treg mungojnë shume barna që janë në listën e barnave te rimbursueshme, pasi distributorët shpesh nuk marrin risqe duke krijuar stok.

Ata kanë një detyrim që për barnat në rimbursim sidomos alternativën e parë për të cilën qytetarët nuk paguajnë asnjë lek duhet minimumi ta kenë tre muaj më parë në depo, të paktën kështu e kanë të përcaktuar në kontratën me FSDKSH-në, por këtë herë nuk kishin informacion kur mund të dilte lista e re.

Vonesa e miratimit të listës së barnave ka vetëm një përfitim pasi kursi i këmbimit të euros në lekë ka rënë ndjeshëm dhe me buxhetin e përcaktuar mund të blihet sasi më madhe barnash.

Tani më kur lista është miratuar në këshillin administrative pritet të miratohet në mbledhjen e Këshillit të Ministrave nëse do të jetë në rendin e mbledhjes më të afërt. Por me gjasë lista e re barnave hyn në fuqi në muajin shtator./Top Channel

Etiketa: aktualitet
Pas

Miratohet leja e ndërtimit për Portin e ri në Porto Romano, KKT leje edhe për kulla në Tiranë

Para

Shqiptarët, kur udhëtojnë jashtë, shpenzojnë më shumë se italianët, francezët, spanjollët, grekët

Para
Shqiptarët, kur udhëtojnë jashtë, shpenzojnë më shumë se italianët, francezët, spanjollët, grekët

Shqiptarët, kur udhëtojnë jashtë, shpenzojnë më shumë se italianët, francezët, spanjollët, grekët

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Paradoksi/ Kukësi qarku më i varfër i vendit ka shkallën më të lartë të punësimit

Paradoksi/ Kukësi qarku më i varfër i vendit ka shkallën më të lartë të punësimit

nga Fast News
15:12 | 05/09/2025
0

Administrata “detyrohet” të rrijë më shumë në punë! Ja sektori ku punohet me më pak orë

Administrata “detyrohet” të rrijë më shumë në punë! Ja sektori ku punohet me më pak orë

nga Fast News
15:03 | 05/09/2025
0

Dy pjata dhe një vazo, grabiten sendet me vlerë mbi 9.5 mln euro në muzeun francez

Dy pjata dhe një vazo, grabiten sendet me vlerë mbi 9.5 mln euro në muzeun francez

nga Fast News
09:00 | 05/09/2025
0

Ka disa shprehje që nuk duhet t’i përdorni në punë

Ka disa shprehje që nuk duhet t’i përdorni në punë

nga Fast News
08:00 | 05/09/2025
0

Recent News

Paradoksi/ Kukësi qarku më i varfër i vendit ka shkallën më të lartë të punësimit

Paradoksi/ Kukësi qarku më i varfër i vendit ka shkallën më të lartë të punësimit

15:12 | 05/09/2025
Administrata “detyrohet” të rrijë më shumë në punë! Ja sektori ku punohet me më pak orë

Administrata “detyrohet” të rrijë më shumë në punë! Ja sektori ku punohet me më pak orë

15:03 | 05/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar