• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Kur të konkurron shteti! Përveç pagave, rritet numri i të punësuarve

nga Fast News
1 year më parë
në Të gjitha
0
Kur të konkurron shteti! Përveç pagave, rritet numri i të punësuarve
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Aurora Sulçe, Producente Ekzekutive për Biznesin në A2 CNN

Nga 1 korriku ka hyrë në fuqi rritja e pagave për 135 mijë të punësuar në administratën publike. Paga mesatare në shtet shkon kështu në rreth 900 euro, sipas deklaratave të vetë qeverisë. Një rritje që imponon dhe mbi të gjitha, konkurron fort privatin.

Të dhënat tregojnë se paga mesatare bruto në shtet arriti në fund të tremujorit të parë të këtij viti në rreth 85 mijë lekë në muaj, me një rritje prej 21% në dy vitet e fundit. Ndërsa paga mesatare bruto në sektorin privat arriti në tremujorin e parë të këtij viti në mbi 68 mijë lekë, me një rritje prej rreth 19% në dy vite. Diferenca mes pagës në shtet dhe asaj në privat përllogaritet në mbi 16 mijë lekë në favor të pagës në administratën publike. Por vlen të theksohet se paga e deklaruar në privat merret me rezerva, duke pasur parasysh nivelin e lartë të informalitetit.

Duke qëndruar tek e dhëna zyrtare, sektori publik po e konkurron atë privat jo vetëm me paga, por edhe në njerëz. Kjo pasi numri i atyre që punojnë në shtet është rritur në mënyrë të pandalshme vitet e fundit, pavarësisht objektivit të qeverisë për “Shqipërinë Dixhitale”, ose thënë ndryshe ofrimin e shërbimeve online.

Numri i të punësuarve në sektorin publik ka kapërcyer aktualisht mbi 184 mijë, duke shënuar një rritje prej 14 mijë personash në 5 vitet e fundit. Numri i të punësuarve në shtet është rritur veçanërisht përpara periudhave zgjedhore, duk u përdorur si element elektoral nga të gjitha qeveritë.

Me rritjen e pagave për administratën, rriten tashmë pritshmritë për punën dhe cilësinë e punës që ajo duhet të kryejë.

Ajo që pritet tashmë është rritja e eficencës, produktivitetit dhe ulja e korrupsionit. Veçanërisht korrupsioni konsiderohet një ndër problemet kryesore për biznesin, pasi përkthehet në kosto të fshehtë për të.

Etiketa: aktualitet
Pas

Fibank ofron mundësi fantastike për kursimet këtë verë

Para

Tkurrja e popullsisë, qeveria greke vendos të shtojë orët e punës

Para
Tkurrja e popullsisë, qeveria greke vendos të shtojë orët e punës

Tkurrja e popullsisë, qeveria greke vendos të shtojë orët e punës

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Sherifi ka mbërritur në qytet

Sherifi ka mbërritur në qytet

nga Fast News
13:58 | 08/11/2025
0

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

nga Fast News
12:45 | 08/11/2025
0

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

nga Fast News
12:15 | 08/11/2025
0

“1 miliardë euro për shëndetësinë”, Rama tregon se cfarë do të bëjë për të sëmurët me kancer, mjekët dhe infermierët

“1 miliardë euro për shëndetësinë”, Rama tregon se cfarë do të bëjë për të sëmurët me kancer, mjekët dhe infermierët

nga Fast News
11:55 | 08/11/2025
0

Recent News

Sherifi ka mbërritur në qytet

Sherifi ka mbërritur në qytet

13:58 | 08/11/2025
Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

12:45 | 08/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar