• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Hapet tenderi për Portin e ri të Durresit në Porto Romano. Rama: Do të jetë edhe bazë ushtarake

nga Fast News
10 months më parë
në Ekonomi
0
Hapet tenderi për Portin e ri të Durresit në Porto Romano. Rama: Do të jetë edhe bazë ushtarake
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Autoriteti Portual Durrës hapi procedurën për ndërtimin e “Porti i Ri Tregtar i Integruar i Durrësit në Porto Romano – Faza I”. Fondi limit I vënë në dispozicion për këtë projekt është 39.3 miliardë lekë apo rreth 390 milionë euro.

Faza e parë e punimeve për portin llogaritet në 1220 ditë apo rreth 3.5 vite. Ndërtimi i portit do të shtrihet në disa faza dhe në këtë fazë të parë sipas dokumenteve që shoqërojnë procedurën janë parashikuar një sërë punimesh.



Fusha e punës për kontratën përfshin:

  • Kanalet e afrimit, portin e jashtëm duke përfshirë zonën e kthimit/manovrimit të anijeve dhe pellgun e portit lindor. Ndarësin me ujin në pjesën veriore.

  • Rehabilitimi dhe zgjerimi i ndarësit ujor jugor

  • Shpatet e rikuperuara rreth basenit të portit lindor

  • Mbushja e tokës për zhvillimin e terminalit duke përdorur materiale të përshtatshme mbushëse së bashku me punimet e përmirësimit të tokës që përfshijnë kolona guri dhe ngarkim paraprak

  • Kalata me dy shtretër

  • Ndihmë për navigimin

  • Ndërtesat (ndërtesa e administratës dhe ndërtesat e zonës para portës)

  • Drenazhimi i ujërave të stuhive, furnizimi me ujë të pijshëm dhe furnizimi me ujë kundër zjarrit së bashku me stacionet e depozitimit dhe pompimit përkatës, furnizimi në tension të mesëm të ndërtesave, ndriçimi i rrugëve dhe rrethimit, lidhja me një nënstacion kryesor që do të ndërtohet nga të tjerët, komunikimet e të dhënave dhe atyre zanore, rrethimi dhe porta kryesore së bashku me sigurinë përkatëze.

  • Rrugë aksesi

Porti i Durrësit me fonde buxhetore dhe PPP

Qeveria mes dy alternativave për zhvillimin e Portit të ri në Porto Romano, ku do të zhvendoset aktiviteti i atij aktual në Durrës, ka zgjedhur modelin C2.

Ky model parashikon një port që zhvillohet në breg dhe jo variantin C1 që parashikon zhvillimin në det.

Në fund të vitit 2022 gjatë prezantimit të projektit u nënvizua se projekti ka një kosto të konsoderueshme ndaj do të kërkojë angazhimin e fondeve buxhetore, fondeve të Autoritetit Portual, grante por edhe sektorin privat duke lënë kështu të hapur mundësinë e PPP.

Të paktën 46% e financimit do të sigurohet nga qeveria dhe 54% nga sektori privat.

Në prezantimin e projektit nga përfaqësuesi i kompanisë Royal Haskoning DHV në atë kohë u nenvizua se ky investim është i konsiderueshëm dhe normalisht duhet të jetë qeveria që të mbajë një pjesë të mirë të peshës së tij. Ndërkohë sipas një kontrate ndërto dhe financo edhe operatorët e sektorit privat do të duhet të sigurojnë një shumë jo të vogël.

Projekti i Durrës Marina & Yachts

Në dhjetor 2020, një marrëveshje bashkëpunimi mes qeverisë shqiptare dhe Emirateve të Bashkuara kaloi në Kuvend për të marrë miratimin.

Në fokus të saj ishin tre pika: rizhvillimi i Portit të Durrësit, mundësitë e investimeve në industrinë e turizmit, të bujqësisë dhe të logjistikës në Vlorë, Sarandë dhe Ksamil dhe investimet në fushën e turizmit në zonën e Përmetit.

Viti 2021 do të niste me lajmet e bujshme sesi kompania më e madhe që transformoi Dubain, EMAAR, do të zbatonte projektin e Durrësit.

Delegacione të qeverisë në Dubai dhe anasjelltas nuk munguan, duke i dhënë zë projektit që do të zbatohet në Shqipëri, ashtu sikurse nuk munguan edhe daljet e Mohamed Alabbar, i njohur si themeluesi i “Emaar Properties”, e zhvilluesi i Burj Khalifa, Dubai Marina dhe Dubai Mall.

Në vitin 2022 kompania zhvilluese nisi shitjen e apartamenteve në ajër që është shtrirë në disa faza godinë pas godine sikurse është parashikuar në projekt. Gjatë 2024 u njoftua hapja tjetër e shitjeve më 8 Mars përmes prenotimeve për apartamentet në rezidencën “ParkVieë”. Konkretisht bëhet fjalë për godinën e 7 të projektit e pozicionuar në rreshtin e dytë të ndërtimeve. Në brendësi të rezidencës parashikohen të ndërtohen 233 apartamente me 1, 2 ose 3 dhoma gjumi.

 

Rama: Do të jetë edhe bazë ushtarake

Kryeministri Edi Rama, në hapjen e garës për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano, theksoi rëndësinë e madhe strategjike të këtij porti për Shqipërinë.

“Porti që kemi në mes të Durrësit ka impakt qesharak në ekonomi, ndërsa ky i riu do të impaktojë ekonominë dhe sigurinë tonë, pasi do të ketë edhe krahun e vet ushtarak, duke i ofruar NATO-s një bazë të re ushtarake me parametra optimalë. Ky port e bën Shqipërinë pikë kyçe strategjike për tregtinë dhe sigurinë e të gjithë rajonit”, deklaroi Rama.

“Projektet e mëdha nisin kur nis procesi i mbledhjes së të dhënave, i krijimit të grupit të ekspertëve, i projektimit, i oponencës… është një histori gjithmonë shumë më e gjatë sesa dëshira, pasi qytetarët dëgjojnë dhe presin. Durimi nuk është ndër virtytet e shqiptarëve dhe është një nga mallrat më të rrallë në kohët tona. Por, është e mirëkuptueshme te shqiptarët sepse kanë pritur shekuj që më në fund të bëjnë zgjedhjen e tyre.

Gjithmonë kanë jetuar nën zgjedha që kanë ardhur si rezultat i zgjedhjes së të tjerëve për ta. Për herë të parë në histori, shqiptarët jetojnë me zgjedhjen e tyre dhe ata kanë zgjedhur që ky vend të bëhet më në fund pjesë e familjes së vendeve të lira dhe demokratike. Por, e shkuara është një barrë shumë e madhe në të gjitha kuptimet. Është njësoj si porti i Durrësit në qendër të qytetit, që është një plagë mjedisore dhe një plagë fizike që ka bërë dëm të madh për perspektivën dhe imazhin. Por, edhe një plagë në aspektin socio-ekonomik, pasi e gjithë ajo rrëmujë dhe kaos ka qenë zonë e errët e veprimtarive të paligjshme dhe kriminale. Largimi i portit të Durrësit nga qendra dhe vendosja e tij këtu (Porto Romano) është hapja e një kapitulli të ri në historinë e qytetit, por edhe të ekonomisë sonë kombëtare”, tha Rama gjatë fjalës së tij.

“Ky projekt ka garancinë shumë të madhe të një prej kompanive më të shkëlqyera që ka bota. Është krijuar në vitin 1881 nga dy xhentëllmenë holandezë dhe që në 100-vjetorin e kompanisë ka marrë nga Mbreti i kohës edhe titullin mbretëror “Royal”.

Dhe kjo kompani ka sjellë për ne mundësinë që të kemi një nga mjeshtrat më mbresëlënës të të gjithë botës së inxhinierisë dhe teknologjisë detare. Kjo kompani na ka shoqëruar në të gjithë këtë projekt dhe do ta shoqërojë si partner i qeverisë në mbikëqyrjen e të gjithë procesit. Kompanitë e ndërtimit të porteve, po gjetën shesh bëjnë përshesh. Por, ne kemi kompaninë e duhur që do të sigurohet që kjo gjë të mos ndodhë”, shtoi Rama.

Etiketa: aktualitet
Pas

Pagat e punonjësve të bashkive do të rriten nga 20 deri në 40%

Para

“The Gateway to South East Europe”, shansi që ofron rritje ekonomike, qendrueshmëri dhe gjithëperfshirje!

Para
“The Gateway to South East Europe”, shansi që ofron rritje ekonomike, qendrueshmëri dhe gjithëperfshirje!

“The Gateway to South East Europe”, shansi që ofron rritje ekonomike, qendrueshmëri dhe gjithëperfshirje!

Të Gjitha

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

nga Fast News
16:45 | 11/05/2025
0

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

nga Fast News
16:11 | 11/05/2025
0

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

nga Fast News
10:00 | 11/05/2025
0

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

nga Fast News
09:57 | 11/05/2025
0

Recent News

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

16:45 | 11/05/2025
Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

16:11 | 11/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar