• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Çdo 1 orë largohen 6 shqiptarë, jo më emigrim i përkohshëm. Shqiptarët po largohen përgjithmonë

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi
0
Çdo 1 orë largohen 6 shqiptarë, jo më emigrim i përkohshëm. Shqiptarët po largohen përgjithmonë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Çdo 1 orë nga Shqipëria po largohen 6 qytetarë…

Për një punë, pagë apo dhe jetesë më të mirë, shqiptarët zgjedhin gjithnjë e më shumë të largohen nga vendi.

Bazuar në statistikat zyrtare kryesisht numrin e popullsisë, por dhe totalit të emigrantëve në 2023 rezulton se kanë ikur për emigrim 2.08% e popullsisë. Thënë ndryshe, bazuar në numrin e anëtarëve për familje, kjo shifër do të ishte e barabartë me 15 mijë e 625 familje të larguara tërësisht nga vendi. Ndërsa çdo ditë janë larguar përfundimisht nga vendi 137 individë.

“Nuk është vetëm emigracioni i të papunëve apo personave që nuk përballojnë jetesën por dhe atyre që duan të kenë kushte më të mira dhe më të sigurta jetese”, thotë Erka Caro, eksperte emigracioni.

Censi 2023 nxori në dukje se rreth 50 mijë shqiptarë largohen mesatarisht, shifra më e lartë e 8 viteve të fundit. Ndërsa rikthimet nga viti në vit janë përgjysmuar.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Jo më emigrantë sezonalë apo për një kohë të shkurtër disa vjeçare. Shqiptarët tani po lënë vendin bashkë me familjet me qëllimin për të mos u kthyer më për të jetuar në atdhe.

“Tani emigracioni është më familjarë dhe lidhja që mbetet pas është më e dobët, pasi familja më e ngushtë është larguar bashkë me të”, thekson ekspertja.

Ndërsa po largohet forca e punës dhe jo më ato grup-mosha që një dekadë më parë përfaqësonin prindërit tanë.

Ndonëse dikur një prej popullsive më të reja në botë, Shqipëria sipas sociologëve do të plaket me ritme të shpejta si pasojë e emigracionit.

“Procesi i largimit është i vazhdueshëm. Doemos do të sjellë një rënie të popullsisë dhe lindshmërisë në vend. Janë një kompleks faktorësh, por ata ekonomikë dhe politikë janë padiskutim të rëndësishëm”, thekson sociologu Gëzim Tushi.

Cila është strategjia që duhet të ndjek Shqipëria për zbutjen e këtij fenomeni.

Kërkohet një strategji prej vërteti, e cila të ketë komponentët e stabilitetit politik, të zbutjes së kriminalitetit, të përmirësimit të tregut të punës, të shërbimeve sociale, dhe të rrjetit të shërbimeve për nënën dhe për familjen.”

Projeksionet e realizuara nga Organizata e Kombeve të Bashkuara tregojnë se në vitin 2100 Shqipëria do të ketë popullsinë më të plakur në botë, ku 49% e banorëve do të jenë mbi moshën 65-vjeçare.

Etiketa: aktualitet
Pas

Sistemi i pagesës për aksin rrugor Thumanë – Kashar, ja si do të veprohet

Para

Qumësht e mish vendi me “pikatore” në treg. Bie prodhimi, si do mbulohet kërkesa e shtuar e turizmit?

Para
Qumësht e mish vendi me “pikatore” në treg. Bie prodhimi,  si do mbulohet kërkesa e shtuar e turizmit?

Qumësht e mish vendi me “pikatore” në treg. Bie prodhimi, si do mbulohet kërkesa e shtuar e turizmit?

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Çmimet e arit, argjendit dhe bakrit arrijnë nivele rekord, teksa tensionet globale shtohen

Çmimet e arit, argjendit dhe bakrit arrijnë nivele rekord, teksa tensionet globale shtohen

nga Fast News
14:45 | 15/01/2026
0

SHBA pezulloi vizat, por sa shqiptarët jetojnë në Amerikë?

SHBA pezulloi vizat, por sa shqiptarët jetojnë në Amerikë?

nga Fast News
14:06 | 15/01/2026
0

Qeveria reagon për pezullimin e vizave për shqiptarët nga SHBA

Qeveria reagon për pezullimin e vizave për shqiptarët nga SHBA

nga Fast News
13:11 | 15/01/2026
0

Banka Botërore jep vlerësimin për Shqipërinë: Ja sa rritet ekonomia këtë vit

Banka Botërore jep vlerësimin për Shqipërinë: Ja sa rritet ekonomia këtë vit

nga Fast News
12:44 | 15/01/2026
0

Recent News

Çmimet e arit, argjendit dhe bakrit arrijnë nivele rekord, teksa tensionet globale shtohen

Çmimet e arit, argjendit dhe bakrit arrijnë nivele rekord, teksa tensionet globale shtohen

14:45 | 15/01/2026
SHBA pezulloi vizat, por sa shqiptarët jetojnë në Amerikë?

SHBA pezulloi vizat, por sa shqiptarët jetojnë në Amerikë?

14:06 | 15/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar