• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Biznes

Zakonet që ju bëjnë të urreheni në vendin e punës

nga Fast News
11 months më parë
në Biznes
0
Zakonet që ju bëjnë të urreheni në vendin e punës
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Çdo ditë ne përpiqemi të jemi sa më korrektë në vendin e punës, pasi është qëndrimi dhe sjellja jonë që na bëjnë të urrehemi apo duhemi nga kolegët tanë. Si mund t’i regullojmë pikërisht këto gabime apo zakone joprofesionale në vendin e punës?

E gjitha çka duhet është të mendoni dhe reflektoni për një moment se çfarë nuk do të donit që kolegët tuaj të bënin në vendin e punës dhe më pas shikoni nëse dhe ju po bëni të njëjtat gjëra, të cilat duhet të shmangen.



Në këtë artikull ju sjellim një përmbledhje me sjelljet që ju nuk duhet të bëni në vendin tuaj të punës.

Të vini vonë në punë                                         

Përpikmëria është parësore. Ajo që duhet të bëni është të arrini në kohë, të gatshëm për të nisur ditën siç duhet dhe të bëni atë që pritet nga ju.

Të jeni me vonesë në çdo mbledhje

Në mënyrë të ngjashme, duke ardhur vonë në takime tregon se ju nuk po i respektoni kolegët tuaj dhe as organizatorët e mbledhjes. Duke bërë që njerëzit e tjerë të presin për ju mund të konsiderohet si diçka arrogante dhe e vrazhdë.

Të bëni si të sëmurë kur në fakt nuk jeni

Ju nuk do të provoni se e meritoni të promovoheni kur në fakt hiqeni si të sëmurë çdo javë.

Të hani ushqime që kanë erë të rëndë në tavolinën tuaj të punës

Ekspertët thonë se ju kurrë nuk duhet të hani drekë në tavolinën tuaj, sepse është diçka e pashëndetshme.

Të ngrënit drekë në tavolinën tuaj të punës nuk ndikon keq vetëm tek ju, por tek të gjithë kolegët tuaj, pasi ushqimet mund të kenë erë të rëndë apo ju mund të bëni zhurmë ndërsa hani.

Të jeni negativë gjatë gjithë kohës

Të përgjigjesh vazhdimisht me një qëndrim pesimist ndaj sugjerimeve mund të interpretohet si diçka jo bashkëpunuese. Fraza si “Kjo nuk do të funksionojë”, “Kjo tingëllon shumë e vështirë” duhet të shmangen.

Ndonëse mund të ketë raste kur të gjithë e ndjejnë dëshirën për t’u ankuar për shefin, një bashkëpunëtor apo një detyrë, duke e shprehur atë do t’ju bëjë të dukeni joprofesionalë. Është edhe më keq nëse ankoheni çdo ditë, gjatë gjithë ditës, që nga momenti që shkoni në punë. Sdo të kalojë shumë kohë dhe njerëzit do të largohen nga ju dhe do t’ju shmangin.

Të shpërqëndroheni gjatë mbledhjeve

Ka një arsye pse telefoni është i paligjshëm ndërkohë që ngisni makinën: Është e pamundur që të përqendroheni plotësisht në dy gjëra në të njëjtën kohë.

Telefoni, lundrimi në web, kthimi i mesazheve apo email-ve gjatë një mbledhjeje tregon që ju nuk jeni duke i kushtuar vëmendje personave pjesëmarrës.

Ndërprerja e kolegëve tuaj

Është diçka e vrazhdë të ndërpresësh të tjerët kur janë duke folur. Kur e bëni këtë, tregon se nuk keni respekt apo durim për të tjerët.

Të silleni sikur dini gjithçka

Duke bërë sikur dini gjithçka, të komentoni, korigjoni apo dhe të riformuloni mendimet e të tjerëve duke pretenduar se vetëm ju keni të drejtë, është shumë e sigurtë që do të jeni personi më i urryeshëm në tavolinë.

Të fusni hundët në punët e të tjerëve

Ka një kufi midis kuriozitetit dhe futjes së hundëve në punët e të tjerëve, të cilën askush nuk dëshiron ta kalojë.

Kurioziteti është kur pyet se kush është punonjësi i ri. Nga ana tjetër, futja e hundëve, është kur shikon nëpër dosjet e kompanisë për të parë se sa fiton i punësuari tre tavolina më tutje.

Të qenit shumë i zhurmshëm

Nëse dëgjoni muzikë me zë të lartë ndërsa të tjerët po përpiqen të punojnë ose bisedoni me zë të lartë dhe e gjithë zyra mund të dëgjojë, atëherë kolegët tuaj mund t’ju konsiderojnë si një nga shpërqëndrimet më të bezdisshme në tokë.

Duke qenë i zhurmshëm, veçanërisht në një zyrë të hapur, ka një efekt të madh në fokusin dhe produktivitetin e kolegëve tuaj dhe zhurma mund të dëmtojë biznesin.

Përpiquni t’u tregoni kolegëve tuaj se ju i respektoni duke mbajtur muzikën me zë të ulët dhe shpresojmë se ata do iu kthejnë nderin.

Të komentoni pamjen e dikujt

Edhe nëse e shihni pamjen si një plotësues, kolegët juaj mund t’i marrin komentet tuaja në lidhje me paraqitjen e tyre si ngacmuese ose diskriminuese.

Është më mirë të rrini në komplimente që kanë të bëjnë me punën, sesa si mendoni se dikush duket.

Të gjykoni ashpër kolegët tuaj

Nëse po filloni punë në një kompani, jepuni të gjithëve një shans në punë. Mundohuni të jeni mendjehapur dhe të mbani një qëndrim pozitiv. Përndryshe, do të fitoni reputacionin se jeni shumë gjykues dhe të këqinj.

Plus, kristalizimi i opinioneve tuaja negative rreth atyre me të cilët punoni mund të shuajë mendimin tuaj kritik në një periudhë afatgjatë.

Etiketa: aktualitet
Pas

Nga korriku hyn në fuqi marrëveshja e pensioneve me Italinë

Para

Rënia e euros, eksportuesit ndryshojnë vendet që bëjnë tregti

Para
Rënia e euros, eksportuesit ndryshojnë vendet që bëjnë tregti

Rënia e euros, eksportuesit ndryshojnë vendet që bëjnë tregti

Të Gjitha

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

nga Fast News
19:55 | 09/05/2025
0

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

nga Fast News
15:18 | 09/05/2025
0

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

nga Fast News
15:15 | 09/05/2025
0

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

nga Fast News
11:00 | 09/05/2025
0

Recent News

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

19:55 | 09/05/2025
Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

15:18 | 09/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar