• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Rritet sigurimi i makinave, bie ai për fatkeqësitë natyrore

nga Fast News
1 year më parë
në Finance
0
Rritet sigurimi i makinave, bie ai për fatkeqësitë natyrore
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Fatkeqësitë natyrore nuk i trembin shqiptarët, përkundrazi. Të dhënat e fundit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare tregojnë për uljen e nivelit të sigurimeve vullnetare, kryesisht ndaj dukurive të tilla, si zjarri dhe forcat e natyrës, sigurimi i përgjegjësisë së përgjithshme etj. Ndërkohë që sigurimi i automjeteve, që është i detyrueshëm me ligj është në rritje dhe kjo ka cuar edhe në një rritje të të ardhurave të përgjithshme të tregut në 4 muajt e parë të këtij viti.

“Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar – prill 2024 kapën vlerën 7 miliardë lekë ose 3.96% më shumë se në janar – prill 2023. Gjatë muajit janar – prill 2024, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 424,991  me një rritje prej 10.61% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë”, theksohet në raportin e AMF-së.





Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 90.63% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 9.31% dhe risigurimi me 0.056% .Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 42.60% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 57.40% të totalit të tregut.

Gjatë muajit janar – prill 2024, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve arritën në rreth 2.7 miliardë lekë, ose 32.27% më shumë se në periudhën  janar – prill 2023.

Dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik për periudhën  janar – prill 2024 kapën vlerën 1,975 milionë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 28.78% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sigurimi i Detyrueshëm Motorik
Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë muajit janar – prill 2024 arritën rreth 4 miliardë lekë ose 11.93% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Produkti MTPL e brendshme, në periudhën  janar – prill 2024, pati një rritje prej 14.36% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 13.86% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Produkti Karton Jeshil në periudhën  janar – prill 2024 pati një rritje prej 0.12% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 18.92% krahasuar me periudhën  janar – prill 2023.

Produkti Sigurim Kufitar, në periudhën  janar – prill 2024, pati një rritje 4.52% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën  janar – prill 2023. Edhe numri i kontratave u rrit me 7.28%.

Sigurimi Vullnetar
Primet e sigurimit vullnetar, gjatë muajit janar – prill 2024 arritën rreth 3 miliardë lekë, 5.15% më pak se në periudhën  janar – prill 2023. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 2.31 % krahasuar me periudhën  janar – prill 2023.
Primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë muajit janar – prill 2024, patën një ulje me 9.94%  kundrejt muajit janar – prill 2023.
Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë muajit janar – prill 2024 siguruan mbi 1.2 miliardë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 66.21%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 24.30% të totalit.
Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë muajit janar – prill 2024, vihet re një ulje prej 34.55% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 3.86% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën  janar – prill 2023.
Të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë muajit janar – prill 2024, arritën në rreth 509 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 20.54% në krahasim me periudhën  janar – prill 2023.
Primet nga sigurimet e Jetës gjatë muajit janar – prill 2024, arritën rreth 660 milionë lekë ose 16.49% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Dëmet e Paguara Bruto
Pagesat e dëmeve gjatë muajit janar – prill 2024 u rriten me 32.27 krahasuar me janar – prill 2023. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 1.9 miliardë lekë, apo 70.84% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Etiketa: aktaliaktualitet
Pas

Sekretet e tregtisë, si supermarketet ju bëjnë të shpenzoni më shumë para

Para

Udhëzimi/ Kush investon në turizëm financohet 100% nga shteti

Para
Udhëzimi/ Kush investon në turizëm financohet 100% nga shteti

Udhëzimi/ Kush investon në turizëm financohet 100% nga shteti

Të Gjitha

Lajm i mirë! Më pak aksidente rrugore në vend

Lajm i mirë! Më pak aksidente rrugore në vend

nga Fast News
09:00 | 30/07/2025
0

Mbi 26 mijë ha të djegura, dëmi nga zjarret deri më tani, mbi 161 milionë euro

Mbi 26 mijë ha të djegura, dëmi nga zjarret deri më tani, mbi 161 milionë euro

nga Fast News
08:30 | 30/07/2025
0

Këto gjëra jua shterojnë energjinë sipas psikologëve

Këto gjëra jua shterojnë energjinë sipas psikologëve

nga Fast News
08:00 | 30/07/2025
0

Zbulimi i mrekullive të detit, ja 5 destinacione për zhytje në Evropë

Zbulimi i mrekullive të detit, ja 5 destinacione për zhytje në Evropë

nga Fast News
10:30 | 29/07/2025
0

Recent News

Lajm i mirë! Më pak aksidente rrugore në vend

Lajm i mirë! Më pak aksidente rrugore në vend

09:00 | 30/07/2025
Mbi 26 mijë ha të djegura, dëmi nga zjarret deri më tani, mbi 161 milionë euro

Mbi 26 mijë ha të djegura, dëmi nga zjarret deri më tani, mbi 161 milionë euro

08:30 | 30/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar