• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Rëndësia e ditës ndërkombëtare të remitancave

nga Fast News
11 months më parë
në Finance
0
Rëndësia e ditës ndërkombëtare të remitancave
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Dita ndërkombëtare e remitancave familjare, 16 qershori, është një ditë e rëndësishme në sferën ekonomike dhe sociale të cdo vendi. Një ditë e dedikuar në vit ku e gjithë bota falënderon përkushtimin e familjarëve të cdo familjeje në cdo cep të botës, ndaj të afërmve të tyre! Remitancat, ose sic mund të quhen ndryshe “fytyra njerëzore e globalizimit”, i lejojnë emigrantët dhe familjet e tyre të përmirësojnë shëndetin, edukimin dhe shtëpitë, ndaj një ditë në vit i duhet dedikuar patjetër!

Në ditët e sotme, ka rreth 248 milion emigrant në të gjithë botën. Që do të thotë, 1 në 30 njerëz janë duke u përballur me barriera sociale, kulturore dhe gjuhësore. E megjithatë, sërisht, motivimi i tyre i përballon të gjitha! Në fund të fundit, ata kanë një mision për të përmbushur: të sigurojnë nje jetë më të mirë për familjen e tyre!



Në këtë proces, një rol të rëndësishëm ka luajtur Ria Money Transfer, e cila që prej vitit 1987, kur ishte vetëm një biznes i vogël emigrantësh në SHBA, i vendosi vetes një mision të qartë: të ndihmonin njerëzit, që si vetë ata, dëshironin të qëndronin të lidhur me të dashurit e tyre nëpër botë. Dhe, që nga viti 2016 këtë mision e shtriu edhe në Shqipëri, nëpërmjet bashkëpunimit me EasyPay.

 

NDIKIMI I REMITANCAVE

Shqipëria, me një diasporë të madhe dhe të shpërndarë në të gjithë botën, përfiton dukshëm nga remitancat, të cilat padiskutim ndihmojnë në zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për shumë familje.

Historiku i Diasporës shqiptare është i hershëm. Vetë pozita e vendit ku jetojnë shqiptarët është e tillë që i bën ata të lëvizin në drejtime të ndryshme. Diaspora e vjetër ka qenë e vendosur kryesisht në SHBA dhe disa vende të Evropës Perëndimore, ndërsa diaspora e re është vendosur në Greqi, Itali, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani, Zvicër, Francë etj. dhe më pak në vendet të diasporës së vjetër.

Ndër vite, vlera mesatare e dërgesave drejt Shqipërisë ka variuar nga 200 – 500 euro. Shtetet me ekonomi jo shumë të fortë si Italia ose Greqia kanë pasur dërgesa me nivele më të ulëta, 200-300 euro; ndërsa në shtetet ku emigracioni është rritur vitet e fundit si Gjermania ose Anglia, nivelet e dërgesave arrijnë deri në më shumë se 500 euro.

Migrimi i shqiptarëve vijon të mbetet padiskutim mjaft veprues dhe të japë impaktet e tij domethënëse, si në aspektet demografike, po ashtu edhe ato sociale dhe ekonomike si në vendin e tyre të origjines, ashtu edhe në vendin mikprites.

Ndikimi në Aspektin Ekonomik

Kontributi në Prodhimin e Brendshem Bruto

Shqipëria është një nga vendet me varësi më të madhe ndaj remitancave në Europë. Sipas Bankës së Shqipërisë, remitancat kanë kontribuar shumë në Produktin e Brendshëm Bruto të vendit në vitet e fundit, me rreth 10-15%. Ky fluks financiar ndihmon në stabilizimin e ekonomisë dhe krijon një burim të qëndrueshëm të ardhurash.

Investimet dhe Konsumi

Duke iu referuar të dhënave në databazën e operatorit numër dy më të madh në botë në sektorin e remitancave, Ria Money Transfer, shumë familje shqiptare përdorin paratë e dërguara nga të afërmit jashtë vendit për të financuar nevoja bazike si ushqimi, strehimi, arsimi dhe ndonjë investim biznesi familjar. Remitancat luajnë një rol kyç në rritjen e nivelit të konsumit dhe investimeve në vend!

Stabilizimi i Kursit të Këmbimit

Remitancat kontribuojnë në stabilizimin e kursit të këmbimit të lekut shqiptar. Fluksi i vazhdueshëm i valutave të huaja ndihmon në mbajtjen e një kursi të qëndrueshëm këmbimi, gjë që është e rëndësishme për një ekonomi e cila vepron shumë në sektorin e import/export.

Ndikimi në Aspektin Social

Rritje e nivelit arsimor

Dërgesat e emigrantëve kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e cilësisë së jetës për shumë shqiptarë. Për shqiptarët, edukimi vijon të jetë një ndër prioritetet më kryesore, dhe rrjedhimisht të afërmit e familjeve që punojnë jashtë dërgojnë vazhdimisht fonde për fëmijët apo motrat e vëllezërit që të vijojnë studimet e tyre në vendlindje.

Reduktim i nivelit të varfërisë

Remitancat janë një mjet efektiv për të reduktuar varfërinë. Ato ndihmojnë familjet me të ardhura të ulëta të përballen me vështirësitë ekonomike dhe të përmirësojnë standardet e tyre të jetesës. Një pjesë e madhe e remitancave shkon drejt zonave rurale, ku mundësitë ekonomike janë të kufizuara dhe varfëria është më e përhapur.

 

Ria Money Transfer, dërgojmë para aty ku vërtetë ka rëndësi

Prej 2016, vit kur Ria Money Transfer krijoi partneritet me EasyPay në Shqipëri, u krijua një kanal i rëndësishëm për të lidhur më shumë shqiptarët kudo ata ndodhen. Për të qenë sa më eficient në veprimtarinë e vet, EasyPay dhe Ria në Shqipëri kanë ndërtuar një rrjet të gjerë shpërndarje, +550 pika fizike. Këto pika, ndodhen në cdo komunitet dhe operojnë çdo ditë nga e hëna në të shtunë, nga ora 08:00 – 21:00. Jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë Ria Money Transfer ka një rrjet mjaft të gjerë, me më shumë se 550.000 pika fizike; çka do të thotë se kudo shkojmë, asnjëherë nuk do të jemi shumë larg nga një agjenti Ria Money Transfer me një shërbim të sigurtë, të shpejtë dhe me tarifat më të lira në treg!

Dhe, këtë verë, ka arsye më shumë për të zgjedhur si operator të transfertave të parave Rian: Oferta për dërgesat nga Shqipëria dhe drejt saj:

  • 30% ulje në komisionin e transfertës për klientët e rinj që kryejnë transfertën e tyre të parë nga Shqipëria kudo në botë, dhe
  • 50% ulje për klientët e rinj që kryejnë dërgesa nga Anglia dhe Italia, drejt vendlindjes.

Për të mësuar më shumë rreth fashave të dërgesave të

parave, komisioneve më të lira në treg dhe ofertave të korridoreve të ndryshme, pyesni agjentin EasyPay dhe Ria Money Transfer më afër me ju!

Kjo është edhe e vecanta e Rias, e cila nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë kurrë! Dërgesat e parave aty ku vërtetë ka rëndësi, është një biznes serioz!

 

Konkluzione

Nëse udhëtojmë me portofolin plot me para, është gjithmonë frika e vjedhjes apo humbjes së tij. Nëse nuk mund të udhëtojmë drejt familjarëve në kohë pushimesh e festash, është frika se ata do të mërziten. Ndaj zgjedhja e dërgimit të parave në destinacionin e dëshiruar dhe marrja e tyre në një agjent lokal në momentin e arritjes në atë destinacion, mbetet opsioni më i sigurt dhe i shpejtë! Me EasyPay dhe Ria është aq e thjeshtë; mjafton vetëm një mjet identiteti dhe kod 11 shifror për të kryer transaksione të sigurta.

Etiketa: aktualitet
Pas

Biznese që mund t’i filloni me pak para

Para

Facebook dhe Messenger me opsione të reja

Para
Facebook dhe Messenger me opsione të reja

Facebook dhe Messenger me opsione të reja

Të Gjitha

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

nga Fast News
14:14 | 12/05/2025
0

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

nga Fast News
08:23 | 12/05/2025
0

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

nga Fast News
08:19 | 12/05/2025
0

Numërohen 637 kuti, PS kryeson me mbi 30 mijë vota diferencë nga PD

Numërohen 637 kuti, PS kryeson me mbi 30 mijë vota diferencë nga PD

nga Fast News
08:17 | 12/05/2025
0

Recent News

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

14:14 | 12/05/2025
Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

08:23 | 12/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar