• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Raporti global i hendekut gjinor 2023/ Shqipëria më mirë se rajoni, renditet në vendin e 17

nga Fast News
11 months më parë
në Ekonomi
0
Raporti global i hendekut gjinor 2023/ Shqipëria më mirë se rajoni, renditet në vendin e 17
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria ka bërë progres përsa i përket hendekut gjinor, duke u renditur më mirë se të gjitha vendet e rajonit në Indeksin e Hendekut Gjinor të vitit 2023, të publikuar nga Forumi Ekonomik Global. Në këtë indeks, vendi ynë renditet në vendin e 17 në botë nga 146 shtete.

Hendeku gjinor në Shqipëri është më i ulët se të gjitha vendet e rajonit, por lë pas edhe disa vende të zhvilluara të Europës, si Italia, Danimarka apo Spanja.



Në raport me vitin e mëparshëm, Shqipëria është përmirësuar me 1 pozicion.

Shqipëria, deri tani, ka mbyllur 80% të hendekut gjinor, nga 91.2% që e ka shteti me më pak diferenca gjinore në botë, që është Islanda dhe 68.4% që është mesatarja globale.

Gratë shqiptare renditen në vendin e 18 për pjesëmarrjen ekonomike dhe mundësitë, nga vendi i 23 të një viti më parë.

Për arritjen në arsim renditemi në vendin e 33-të. Përmirësim ka edhe në treguesin për shëndetin dhe mbijetesën, duke u renditur në vendin e 133, katër pozicione më mirë se 2022.

Krahasuar me një vit më parë Shqipëria është përkeqësuar sa i përket treguesit për fuqizimin politik, duke u renditur në vendin e 28, nga vendi i 25.

“Për sa i përket peshës së grave në postet ministrore, 11 nga 146 vende, të kryesuar nga Shqipëria, Finlanda dhe Spanja, kanë 50% ose më shumë ministre femra. Megjithatë, 75 vende kanë 20% ose më pak ministre femra. Më tej, vendet e populluara si India, Turqia dhe Kina kanë më pak se 7% e ministrave që janë gra dhe vende si Azerbajxhani, Arabia Saudite dhe Libani nuk kanë asnjë”, thuhet në raport.

Në rajon, pas Shqipërisë renditen Serbia (38), Mali i Zi (69) dhe Maqedonia e Veriut (73). Kosova nuk përfshihet në indeks.

Islanda vijon të mbajë vendin e parë në botë për të 14 vit me radhë për hendekun më të ulët gjinor mes femrave dhe meshkujve, e ndjekur nga Norvegjia, Finlanda, Zelanda e Re e Suedia.

Mbështetja me fonde dhe programe për zbutjen e hendekut gjinor në Shqipëri

Gjatë viteve të fundit, hendeku gjinor është zbutur në Shqipëri dhe gratë po fitojnë terren në shumë fusha. Në politikë dhe arsim, gratë në Shqipëri rezultojnë në pozicione më të forta se disa vite më parë, por hendeku mbetet i lartë përsa i përket sipërmarrjes, tregut të punës dhe pagave.

Kjo edhe pse në rajon, Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të fondeve që jepen nga buxheti për barazinë gjinore dhe këto fonde kanë ardhur në rritje të vazhdueshme që prej vitit 2015. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, në vitin 2015, fondet për buxhetimin gjinor vlerësoheshin në 4.8 miliardë lekë. Ato u rritën në mbi 7.8 miliardë lekë në periudhën 2016-2018 dhe më tej në mbi 15.1 miliardë lekë në fund të 2019-ës. Edhe në vitin 2020, sic duket nga grafiku, fondet nga buxheti i shtetit për buxhetimin gjinor mbetën në nivelin e 15.1 miliardë lekëve, për t’u dyfishuar deri në 38.2 miliardë lekë në fund të 2021-it. Ndërkohë që kanë kapërcyer në mbi 52.6 miliardë lekë në vitin 2023.

Edhe programet që janë financuar për zbutjen e pabarazive gjinore kanë ardhur në rritje të ndjeshme. Edhe me asistencën e ofruar nga UN Women, janë identifikuar dhe asistuar projekte, që realisht japin rezultatet të prekshme në buxhetimin gjinor. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, aktualisht janë duke u zbatuar 43 projekte nga 9 projekte që kanë qenë në vitin 2015. Këto projekte zbatohen në nivel qendror dhe  vendor në sektor të ndryshëm, si shëndetësia, mbrojtja sociale, arsimi, drejtësia, biznesi dhe bujqësia.

Etiketa: aktualitet
Pas

Pasuria e kombeve: Hendeku në rritje midis të pasurve dhe të varfërve në Europë!

Para

Pazëlli i emigracionit, nga kushtet e brendshme dhe politikat e vendeve të BE-së

Para
Pazëlli i emigracionit, nga kushtet e brendshme dhe politikat e vendeve të BE-së

Pazëlli i emigracionit, nga kushtet e brendshme dhe politikat e vendeve të BE-së

Të Gjitha

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

nga Fast News
14:14 | 12/05/2025
0

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

nga Fast News
08:23 | 12/05/2025
0

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

nga Fast News
08:19 | 12/05/2025
0

Numërohen 637 kuti, PS kryeson me mbi 30 mijë vota diferencë nga PD

Numërohen 637 kuti, PS kryeson me mbi 30 mijë vota diferencë nga PD

nga Fast News
08:17 | 12/05/2025
0

Recent News

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

14:14 | 12/05/2025
Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

08:23 | 12/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar