• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Paga 900 euro në shtet. Çfarë fshihet pas lëvizjes së Ramës?

nga Fast News
12 months më parë
në Ekonomi
0
Paga 900 euro në shtet. Çfarë fshihet pas lëvizjes së Ramës?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Aurora Sulce, Producente Ekzekutive per Biznesin ne A2 CNN

Kryeministri Rama ka deklaruar se nga 1 korriku paga mesatare në shtet do të rritet në 900 euro. Por cfarë ka ndodhur me pagat në sektorin publik?



Të dhënat tregojnë se paga mesatare ka arritur aktualisht në 87.800 lekë. Paga është rritur mesatarisht me 12% në vit, ose në total për dy vitet e fundit me 24%.

Por sa ka mbetur nga kjo rritje në xhepat e punonjësve?

Inflacioni, treguesi që dëshmon për rritjen e çmimeve ka pasur një rritje në dy vitet e fundit me 11.5% në total. Kjo do të thotë se gjysma e rritjes së pagës në shtet ka shkuar për amortizimin e çmimeve dhe rritja reale është vetëm 12% për dy vite ose rreth 6% në vit.

Kryeministri Rama ka premtuar se duke filluar nga korriku paga mesatare në sektorin publik do të jetë 900 euro. Në ekonomi, krahasimi bëhet mbi tregues të ngjashëm. Kjo do të thotë se ka vlerë që kryeministri të prezantonte sesa do të ishte rritja e pagës në lek, pasi ne ushqimet nuk i blejmë në euro dhe as faturat e dritave dhe ujit nuk i paguajmë në euro. Ndërkohë që të gjithë jemi dëshmitarë të forcimit të lekut kundrejt euros.

Por le ta analizojmë këtë premtim të Ramës.

Paga aktuale mesatare në shtet është 87.800 lekë që e konvertuar në euro është 870 euro. Rama premton 900 euro, pra një rritje aktualisht me 30 euro, ku përfitues do të jenë mbi 184 mijë punonjës të administratës publike, përfshi ata të pushtetit vendor, duke qenë se është  premtuar unifikimi i pagave në të gjitha bashkitë.

Përtej diskutimit nëse është e madh apo e vogël kjo rritje në kushtet kur euro është 1 me 1 me lekun, vlen të theksohet se një përfitues shumë i madh i rritjes së pagave në shtet është vetë qeveria. Kjo pasi mbledh më shumë të ardhura nga tatimi i pagës.

Shqipëria ka normat më të larta tatimore për punonjësit në rajon, me disa fasha: 0, 8, 13 dhe 25%. Ndërkohë që të gjitha vendet e tjera janë poshtë nesh. Kjo do të thotë se ne i taksojmë punonjësit apo punën më shumë se gjithë të tjerët. Rrjedhimisht, nga rritja e pagave, qeveria do të mbledhë më shumë të ardhura.

Por ky nuk është përfitimi i vetëm i kësaj lëvizje të kryeministrit.

Rritja e pagave, që rrit edhe të ardhurat e disponueshme të të punësuarve në shtet, pavarësisht shumë apo pak, ndodh përpara zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, pra efekti elektoral është i pashmangshëm. Nga ana tjetër, qeveria siguron më shumë të ardhura nga tatimi i pagës dhe jo vetëm. Më shumë të ardhura do të mblidhen edhe nga kontributet e sigurimeve shoqërore dhe kjo do të financojë deficitin e skemës së pensioneve. Para që qeveria do të ishte e detyruar ti jepte. Por në vend që t’i jepte direkt për skemën e pensioneve, i jep indirekt nëpërmjet rritjes së pagave, duke e shitur si një produkt elektoral efikas. Një tjetër përfitim është edhe tërheqja e rritjes së pagave në privat, pasi shteti bëhet konkurrues me biznesin, në kushtet kur vijon edhe rritja e numrit të të punësuarve në administratë./A2 CNN

Etiketa: aktualitet
Pas

Linjat ajrore iu rikthehen fitimeve marramendëse, 30 miliardë USD për këtë vit

Para

Kredia e re për shtëpi u rrit me 52% në muajin prill

Para
Kredia e re për shtëpi u rrit me 52% në muajin prill

Kredia e re për shtëpi u rrit me 52% në muajin prill

Të Gjitha

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

nga Fast News
13:00 | 15/05/2025
0

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

nga Fast News
12:30 | 15/05/2025
0

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

nga Fast News
11:45 | 15/05/2025
0

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

nga Fast News
11:30 | 15/05/2025
0

Recent News

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

13:00 | 15/05/2025
Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

12:30 | 15/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar