• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Biznes

NOA në Women Startup Competition Albania: Një vizion për financë njerëzore, një mision për fuqizimin e grave

nga Fast News
11 months më parë
në Biznes
0
NOA në Women Startup Competition Albania: Një vizion për financë njerëzore, një mision për fuqizimin e grave
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

“Vetëm me zemër mund të shohësh qartë. Ajo çfarë ka më të vërtetë rëndësi, nuk shihet dot me sy”. Ky është një nga mesazhet më të thella të një prej kryeveprave botërore për fëmijë, “Princi i vogël”, që na kujton ne të rriturve se ajo çfarë ndjejmë për së brendshmi është busulla më e mirë që mund të kemi, si në sferën personale, ashtu edhe në atë profesionale.

NOA – një partnere e fuqishme për gratë dhe vajzat shqiptare që duan të realizojnë dhe investojnë në ëndrra– e përkrah këtë bindje si asnjë institucion tjetër financiar, duke qenë gjithnjë mbështetësja e tyre më e flaktë për çdo ide inovative, apo nismë në biznes.



Të qenit partnere e konkursit Women Startup Competition Albania, flet shumë për besimin që institucioni ka ndaj potencialit femëror në atë çka njihet si bota e burrave. Flet si e gjithë historia e saj 25-vjeçare; kontributi për të ndërtuar modele gjithëpërfshirëse biznesi kudo dhe kurdo.

Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive e NOA-s, Herjola Spahiu, si paneliste në Women Startup Competition Albania, do të sjellë eksperiencën dhe ekspertizën e saj për të ndihmuar në identifikimin dhe promovimin e startup-eve me potencial të lartë rritjeje. Sepse kontributi i NOA-s, i drejtuesve të saj të lartë dhe i të gjithë ekspertëve shkon përtej shërbimeve dhe produkteve financiare.
Women Startup Competition Albania dhe bindja e Qendrës Kallz, organizuesve të këtij konkursi, se sipërmarrja femërore është ingranazh për zhvillimin ekonomik, social dhe kulturor të Shqipërisë, përputhet plotësisht me vizionin dhe misionin e NOA-s për të ushqyer dhe forcuar rrënjët e vendlindjes. Me financime fleksible dhe të personalizuara, NOA ndihmon startup-et dhe bizneset e vogla të zhvillohen, rrjedhimisht ndihmon në përparimin dhe zhvillimin e komuniteteve lokale, sikurse në krijimin e një mjedisi të qëndrueshëm socio-ekonomik.

Një nga produktet kryesore që NOA ofron për sipërmarrësit e rinj dhe ambicioz, është kredia Start-Up. Kjo kredi ofron kushte të favorshme dhe shoqërohet nga një këshillim i duhur financiar, duke siguruar që bizneset të kenë një fillim të mbarë dhe të qëndrueshëm.
NOA gjithashtu ofron mundësinë për ta që të bëhen pjesë e rrjeteve europiane, përmes Erasmus for Young Entrepreneurs (EYE). Ky program ndërkufitar shkëmbimi lejon pjesëmarrësit të përfitojnë nga përvoja e sipërmarrësve të huaj, të mësojnë rreth tregjeve të reja, si dhe të krijojnë bashkëpunime ndërkombëtare të frytshme.

Besimi ka qenë dhe vijon të mbetet i ndërsjelltë mes palëve, sepse është gjithmonë koha për një femër që të ndryshojë dinamikën e jetës, t’i japë formë ëndrrave dhe përse jo, të marrë përsipër çdo iniciativë që dëshiron, të gëzojë rolin e sipërmarrëses dhe mbi të gjitha të përkrahet për aftësitë e saj krijuese, menaxhuese dhe drejtuese.

NOA ka të fiksuar objektivat kryesore ESG (mjedisore, sociale, qeverisje e mirë) si elementë udhëzues për të gjithë ekipin drejtues dhe stafin e saj. Kjo bën që vetë fryma dhe puna e tyre të flasin më shumë se sa fjalët. Institucioni ka 61% gra të punësuara dhe përgjatë 25 viteve ka arritur t’i shërbejë mbi 17,000 klientëve aktivë, ku mes tyre 34% janë vajza dhe gra. Dukshëm, NOA po kontribuon mbi të gjitha për një shoqëri më të drejtë dhe më të barabartë, ku gratë të pikasen në të gjitha nivelet drejtuese.
Ti që ke besim në vizionin tënd, mund t’i drejtohesh NOA. Ajo është në dispozicion për të ndihmuar në çdo hap drejt suksesit.

Etiketa: aktualitet
Pas

Pazëlli i emigracionit, nga kushtet e brendshme dhe politikat e vendeve të BE-së

Para

Femrat më inteligjente për multi-detyra?

Para
Femrat më inteligjente për multi-detyra?

Femrat më inteligjente për multi-detyra?

Të Gjitha

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

nga Fast News
14:14 | 12/05/2025
0

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

nga Fast News
08:23 | 12/05/2025
0

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

nga Fast News
08:19 | 12/05/2025
0

Numërohen 637 kuti, PS kryeson me mbi 30 mijë vota diferencë nga PD

Numërohen 637 kuti, PS kryeson me mbi 30 mijë vota diferencë nga PD

nga Fast News
08:17 | 12/05/2025
0

Recent News

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

14:14 | 12/05/2025
Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

08:23 | 12/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar