• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Kredia e re për shtëpi u rrit me 52% në muajin prill

nga Fast News
12 months më parë
në Ekonomi
0
Kredia e re për shtëpi u rrit me 52% në muajin prill

Miniature home on sheet of percent signs

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kredia për shtëpi regjistroi përsëri një rritje të fortë në muajin prill.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, gjatë muajit prill, sektori bankar dha pothuajse 4.9 miliardë lekë kredi të reja për shtëpi, në rritje me 52% krahasuar me prillin e vitit të kaluar.



Për të gjithë 4-mujorin, kredia e re për shtëpi e disbursuar nga sektori bankar arriti vlerën e 17.9 miliardë lekëve, në rritje me pothuajse 16% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kredia e re për shtëpi po thyen edhe këtë vit rekordet historike.

Rritja e kredisë për shtëpi po zhvendoset gjithnjë e më shumë drejt monedhës vendase. 72% e kredisë për shtëpi të dhënë gjatë muajve të parë të këtij viti ishte në monedhën vendase. Kredia e re në lekë është rritur me 125% krahasuar me 4-mujorin e parë të vitit të kaluar. Ndërkohë, kredia në euro po bie ritme të shpejta dhe pothuajse u përgjysmua për katër muajt e parë të këtij viti.

Sipas statistikave të bankës qendrore, tashmë portofoli aktiv i kredisë për blerjen e banesave ka arritur vlerën pothuajse 190 miliardë lekëve, në rritje vjetore me 10.6%. Ky portofol përbën tashmë rreth 26% të kredisë totale për ekonominë shqiptare.

Kredia e dhënë nga sektori bankar vazhdon të jetë një mbështetje thelbësore për kërkesën në tregun e pasurive të paluajtshme.

Sipas rezultateve të vrojtimit për tregun e pasurive të paluajtshme, të kryer nga Banka e Shqipërisë, pesha e pronave të blera me hua bankare në 6-mujorin e dytë të vitit të kaluar arriti në 60%, nga 40% që kishte qenë në 6-mujorin e parë të vitit.

Normat relativisht të ulëta të interesit vazhdojnë t’i tërheqin shqiptarët, por edhe shumë blerës jorezidentë, drejt investimeve në pasuri të paluajtshme. Sipas agjentëve të tregut, kërkesa paraqitet veçanërisht e lartë për prona në bregdet. Boom i turizmit në vitet e fundit ka shtuar kërkesën për blerje të pronave me qëllim investimi për qiradhënien e tyre ditore te turistët e huaj.

Sipas indeksit Fischer të llogaritur me frekuencë 6-mujore nga Banka e Shqipërisë, çmimet e banesave në gjashtëmujorin e dytë të vitit të kaluar pësuan rënie me 7.6% krahasuar me gjysmën e parë të vitit. Megjithatë, me bazë vjetore çmimet rezultuan ende në rritje, por shkalla e rritjes vjetore u ngadalësua në 3.2%, nga 16.6% që kishte qenë rritja e tyre vjetore në fund të vitit 2022.

Indeksi i çmimeve për pronat e shitura në Tiranë regjistroi një rënie prej 10.1% ndaj 6-mujorit të parë të vitit, ndërsa ishte vetëm pak më i lartë në krahasim me vlerën e një viti më parë./Monitor

Etiketa: aktualitet
Pas

Paga 900 euro në shtet. Çfarë fshihet pas lëvizjes së Ramës?

Para

Pse çmimi i përbërësit kryesor të çokollatës u ngrit në qiell në 2024-ën?!

Para
Pse çmimi i përbërësit kryesor të çokollatës u ngrit në qiell në 2024-ën?!

Pse çmimi i përbërësit kryesor të çokollatës u ngrit në qiell në 2024-ën?!

Të Gjitha

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

nga Fast News
13:00 | 15/05/2025
0

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

nga Fast News
12:30 | 15/05/2025
0

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

nga Fast News
11:45 | 15/05/2025
0

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

nga Fast News
11:30 | 15/05/2025
0

Recent News

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

13:00 | 15/05/2025
Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

12:30 | 15/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar