24 mijë profesionistë të lirë në të gjithë vendin po taksohen në bazë të xhiros së tyre nga 15-23%. Në fuqi ka hyrë ligji për tatimin e të ardhurave për këtë kategori biznesi, gjë që ka krijuar kaos dhe pasiguri.
Nga kontabilistët, audituesit, ekonomistët e deri tek inxhinierët IT, agjentët e tregut të pasurive të paluajtshme, avokatët janë grupet që presin efekte negative në aktivitet nga zbatimi i ligjit të ri.
Por si u krijua e gjithë kjo situate?
Ne korrik të vitit 2020, qeveria vendosi që për biznesin e vogël, ku përfshiheshin edhe profesionet e lira, tatim fitimi i thjeshtuar të behej 0 nga 5% që ishte në atë periudhë. Nisma, që synonte të ndihmonte këtë kategori biznesi dhe rimëkëmbjen e ekonomisë pas pandemisë, do të hynte në fuqi nga 1 janari 2021 dhe do të ishte e vlefshme deri në vitin 2029.
Zerimi i taksave joshi një pjese të të punësuarve me paga të larta që të zbatonin një skemë për të shmangur detyrimin prej 23%.
Ata hapën një NIPT si person fizik dhe lëshuan fature për shërbimet e tyre, duke kaluar nga statusi i të punësuarit në atë të të vetëpunësuarit. Sipas Ministrisë së Financave, 2 mijë individë bene nje shmangie te tille dhe kjo ishte arsyeja qe zyrtarisht u dha per përfshirjen ne skemën e taksimit te 27 mije profesionisteve te tjerë.
“Kur u hoq tatimi u tha qe do te ishte deri me 2029. Tatim te vihet, por te jete i arsyeshëm. Te paktën 5% sa ka qene dhe jo 15%. Nderkohe qe eshte vene vetëm per profesionet e lira, nuk trajtohen si te barabarte,” shpjegon Armand Hasko, kontabilist.
Por cfarë parashikon ligji per tatimin mbi te ardhurat personale, qe ka nisur tashme zbatimin?
Në skemë janë dy fasha taksimi: 15% tatim për bizneset me të ardhura vjetore deri në 14 milionë lekë në vit dhe 23% për ata mbi këtë nivel.
Janë rreth 29 mijë profesionistë të lirë në të gjithë vendin që po taksohen, ndërsa qeveria parashikon që të mbledhë 3 miliardë lekë më shumë të ardhura.
Sipas ligjit, profesioneve me xhiro deri në 14 milionë lekë në vit, duke t’iu njihen 30% shpenzime të zbritshme, 40.000 të ardhura nga paga minimale dhe fitimi që mbetet të taksohet me 15%. Për profesionet me xhiro mbi 14 mln lekë/vit, zbriten të gjitha shpenzimet e deklaruara dhe fitimi tatohet me 30%.
Por ndërsa ligji njeh këto lehtësi, administrata tatimore nuk i ka marre parasysh ne urdhër pagesat e tatim fitimit te thjeshtuar per muajin prill e ne vijim. Vlera e këtyre urdhër pagesave eshte bere mbi deklarimet e tatim fitimit te vitit 2023, ku deklarimi i shpenzimeve nuk ka qene i detyrueshëm.
Me fjale te tjera, pavarësisht problemeve qe vete ligji i ri mund te permbaje sipas kritikave dhe kundërshtive te ngritura ne publik, edhe mënyra sesi po zbatohet nuk eshte ne përputhje me dispozitat e tij.
“Ështe nje takse qe nuk njihet nga tatimet, ne nuk e kuptojmë dhe nuk e transferojme dot tek klientët. Nje takse 15% mbi ligjin e vjetër ku deklarimi i shpenzimeve nuk ka qene i detyrueshëm,” shprehet Fabjola Duro, eksperte IT.
“Kane bere kalkulim aritmetik, sa ke fituar vjet aq edhe sivjet. Nuk njohin shpenzimet dhe as pagën minimale.”
Le ta shpjegojme grafikisht përplasjen mes tatimeve dhe profesionisteve te lire, te duke e konkretizuar ilustruar me shembullin e një avokati.
Ai ka të ardhura 10 mijë euro; shpenzime faktike 1 mijë euro, çka do të thotë fitim 9 mijë euro. Ky fitim i taksuar e 15%, i bie që avokati duhet të paguajë si tatim fitim 1.350 euro në muaj. Me këtë formulë, tatimet nuk njohin shpenzimet e zbritshme të parashikuara në ligj. Si duhej bërë sipas kuadrit ligjor në fuqi?
Avokati ka 10 mijë euro të ardhura; shpenzime të supozuara 3 mijë euro, që pasi zbriten, lënë një fitim 7 mijë euro. Ky fitim taksohet me 15% dhe avokati duhet të paguajë në shtet si tatim fitimi 1050 euro. Aktualisht, tatimet i mbajnë këtij profesionisti të lirë 300 euro më shumë në muaj.
“Pjesa e tarifës del shumë e madhe. Tatimet kane probleme dhe bizneset ndihen te kërcënuar,” deklaron Eduart Gjokutaj.
Por sa do te paguajnë profesionistet e lire sipas urdhër pagesave te lëshuara tashme nga tatimet?
“Më është përllogaritur sa një pagë punonjësi mbi 650 mijë të vjetra.”
Por cilat janë profesionet që po taksohen?
Në dhjetor të vitit të kaluar, në Fletoren Zyrtare u botua lista e profesioneve të lira që do të taksoheshin nga 1 janari 2024. Sic duket edhe në këtë renditje, praktikisht cdo fushë dhe profesion i lirë përfshihet në regjimin e ri tatimor.
Te gjendur perballe nje situate te tille, shume profesioniste te lire po rrisin çmimet e sherbimeve qe ofrojnë per qytetaret apo palët e treta. Por kjo nuk eshte pasoja e vetme. Paralajmerohen mbyllje aktivitetesh , zhvendosje e tyre ne vende te tjera, si dhe rritje e informalitetit.
Nese shqetësimet e grupeve te interesit merren parasysh, atëherë, ne vend qe te sjelle disipline te shtuar ne taksimin dhe rregullimin e këtyre profesioneve, ky vendim i qeverise rrezikon te prishe ekuilibrat e tregut, duke demtuar biznesin ne njërën ane, dhe duke shkaktuar çmime te rritura dhe pasoja te tjera per përfituesit e këtyre shërbimeve dhe qytetaret, ne anën tjetër.
Dhe duke marre parasysh edhe mundësine e shtimit te informalitetit, atëherë ka mundësi qe ne bilanc final, askush te mos perfitoje dhe te gjitha palët, përfshi qeverinë, te humbasin diçka.
“Ne kemi rritur me 20% çmimet. Klientet janë mbyllur NIPT-et,” thotë Anida, eksperte IT.
“Kjo kosto do transferohet tek klienti, rritja e çmimeve 10-20%,” thotë Eduard Gjokutaj.
“Nje pjese e madhe do te kalojnë ne informalitet dhe nje pjese do ikin. Ata qe do rrijne, do rrisin çmimet. Do humbasin te gjithë, edhe buxheti,” shprehet Aigenst Milo, avokat.
Profesionistet e lira ndihen te goditur nga qeveria. Sipas tyre, përfshirja ne skemën e taksimit do te jete nje shtyse me shume per t’u larguar nga vendi.
Por per Ministrinë e Financave, profesionistet e lire fitojnë mjaftueshëm dhe duhen taksuar, pasi i kane mundësitë qe te përballojnë nje ngarkese te tille.
Profesionistet e lire dhe opozita i janë drejtuar Gjykates Kushtetuese, ku kane bere ankimim per rrëzimin e ligjit.
Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar datën 18 qershor per shqyrtimin e ankimit. Por çfarë pritet te ndodhe ne kete date?
“Sytë ” janë tashmë nga Gjykata Kushtetuese. Kjo e fundit ka përcaktuar datën 18 qershor për shqyrtimin e ankimit që kanë bërë profesionistët e lirë dhe opozita për rrëzimin e ligjit.
Do të jetë kjo datë që do të vulosë edhe fatin e një pjese të profesionistëve të lirë dhe vendimmarrjes së tyre për mbylljen e aktivitetit, zhvendosjen e biznesit drejt vendeve të tjera apo rritjes së çmimeve dhe informalitetit, që duket se do të jetë e pashmangshme në kushtet e bizneseve që do të vijojnë punën, duke paguar taksën e re, duke filluar nga fundi i qershorit./A2 CNN