• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Hendeku gjinor në arsim/ Vajzat preferojnë diplomat, më pak interes për shkollat profesionale

nga Fast News
1 year më parë
në Ekonomi
0
Hendeku gjinor në arsim/ Vajzat preferojnë diplomat, më pak interes për shkollat profesionale
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Vajzat në Shqipëri rezultojnë më të arsimuara se djemtë, edhe pse janë më pak të integruara në tregun e punës. Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave tregojnë se në vitin shkollor 2023-2024, pjesa dërrmuese e studentëve në arsimin e lartë ishin vajza.

“Në të gjithë programet e arsimit të lartë, në vitin akademik 2023-24, marrin pjesë 68.305 studente femra, ose 58,4 % e numrit të përgjithshëm të studentëve në arsimin e lartë. Në programet bachelor, për të njëjtën periudhë, morën pjesë në arsimin e lartë 67.283 studentë duke shënuar një ulje prej 5,5 % krahasuar me 2022-23”, theksohet në raportin e INSTAT.

Por vajzat janë pak të interesuara për arsimin profesional. Ato rezultojnë në pakicë kundrejt djemve në ndjekjen e shkollave profesionale dhe kurrikulave të tyre.

“Në arsimin pas të mesmes, jo të lartë, në vitin shkollor 2023-24 u regjistruan 179 nxënës. Femrat përbëjnë 39,7 % ndërsa meshkujt 60,3 %. 71,5 % e tyre ndjekin kualifikimin “Ndërmjetësim i Pasurive të Paluajtshme”, 17,9 % “Teknologji Automatizimi” dhe 10,6 % “Dizajn dhe Modë”, evidentojnë të dhënat e Institutit të Statistikave.

Statistikat tregojnë se studentët vazhdojnë të preferojnë fushën e studimit “Biznes, administrim dhe ligj”, ku është përqendruar një e katërta e numrit gjithsej të studentëve. Fusha të tjera më të preferuara janë: “Shëndet dhe mirëqenie” dhe “Inxhinieri, prodhim dhe ndërtim” me përkatësisht 20.9% dhe 19.7% të numrit gjithsej të studentëve të regjistruar. Fusha “Shëndet dhe mirëqenie” është njëkohësisht edhe fusha me rritjen më të madhe të studentëve të regjistruar krahasimisht me vitin e kaluar (8,8 %).

Reflektimi tek tregu i punës

Por edhe pse janë më të arsimuara, vajzat dhe gratë janë më pak të integruara në tregun e punës, Kjo pavarëësisht ndryshimeve pozitive që po pëson tregu i punës në Shqipëri.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, në tremujorin e dytë të këtij viti, pjesëmarrja e grave në tregun e punës ishte 70.2 % nga 66.1% në tremujorin e parë, me rritje 4.1%. Ndërkohë që pjesëmarrja e burra vlerësohet në këtë tremujori me 81.7% nga 79.8% që ishte në tremujorin e kaluar, duke shënuar një rritje me vetëm 1.9%.

Shifrat e mësipërme tregojnë për një intensifikim të ritmeve të përfshirjes së grave dhe vajzave në punësim. Një objektiv i shpallur tashmë nga qeveria, pas sugjerimeve edhe të Bankës Botërore dhe asistencës së vazhdueshme të ofruar nga Un Ëomen, për të evidentuar edhe programet që mundësojnë një akses më të lehtë dhe më të shpejtë të grave në tregun e punës.

Etiketa: aktualitet
Pas

Puna që përgatit më së miri CEO të suksesshëm

Para

Credins bank, sponsor zyrtar i Kombëtares shqiptare! Firmoset marrëveshja me FSHF

Para
Credins bank, sponsor zyrtar i Kombëtares shqiptare! Firmoset marrëveshja me FSHF

Credins bank, sponsor zyrtar i Kombëtares shqiptare! Firmoset marrëveshja me FSHF

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Balluku takohet në Athinë me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme

Balluku takohet në Athinë me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme

nga Fast News
19:48 | 07/11/2025
0

200 mln euro dëm në arbitrazh, ja kompanitë që do t’i marrin lekët shtetit

200 mln euro dëm në arbitrazh, ja kompanitë që do t’i marrin lekët shtetit

nga Fast News
14:12 | 07/11/2025
0

Nga falja e borxheve te marrëveshjet 3-vjeçare me shtetin, Rama shpjegon si do të zbatohet “Paqja Fiskale”

Nga falja e borxheve te marrëveshjet 3-vjeçare me shtetin, Rama shpjegon si do të zbatohet “Paqja Fiskale”

nga Fast News
14:07 | 07/11/2025
0

Deri më 2014 do falen 525 mln euro borxhe në Tatime dhe Dogana; Kategoritë që përfitojnë

Deri më 2014 do falen 525 mln euro borxhe në Tatime dhe Dogana; Kategoritë që përfitojnë

nga Fast News
09:35 | 07/11/2025
0

Recent News

Balluku takohet në Athinë me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme

Balluku takohet në Athinë me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme

19:48 | 07/11/2025
200 mln euro dëm në arbitrazh, ja kompanitë që do t’i marrin lekët shtetit

200 mln euro dëm në arbitrazh, ja kompanitë që do t’i marrin lekët shtetit

14:12 | 07/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar