• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Analizë

Bursa e Censusit

nga Fast News
11 months më parë
në Analizë
0
Bursa e Censusit

Agron Haxhimali

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Opinion nga Agron Haxhimali, drejtor ekzekutiv i Institutit të Bashkive

Censusi ka rëndësi, vlerë dhe dobi për çdo shoqëri, shtet dhe  vend përsa i përket ndër të tjera këtyre kolonave kryesore si:



  • sfidave në bërjen e politikave dhe planifikimit;
  • çështjeve ligjore dhe pajtueshmërisë;
  • besimit dhe përgjegjësimit publikë.

Një census e ka vlerën kur ai prezanton të dhëna të sakta dhe këto i publikon në kohë të shpejtë, të kërkuar dhe të duhur.

Por, po kaq pa vlerë madje shumë i bie vlera, kur cilësia e të dhënave është e diskutueshme(mbetet për tu parë) dhe sidomos kur e humbet sensin e kohës.

Nëse censusin tonë do ta kishim  futur në “bursë” mjafton zvarritja e kohës e publikimit dhe çertifikimit të të dhëna sa paraprake dhe përfundimtare, do të zhvlerësontë çdo kuotë të këtij censusi shumë të pritur.

Por, dakortë, se kemi për “bursë” (fjalë e largët për ne), por për veten dhe vendin tonë.Shumë mirë.

Përsëri kjo shtyrje në kohë për ta  shpallur dhe çertifikuar rezultatin tregon seriozitetin e tërë hierarkisë seë shtetit tonë, tregon përgjegjshmërinë ligjore dhe administrative të instituciove që edhe kur janë të pavaruara, ju pëlqen kontrolli dhe varesia, tregon pse jo dhe kapacitetet dhe dinjitetin tona shtetë formues. (Meriton vlerësim tejet pozitivë rasti i censusit në Kosovë që brënda pak ditëve publikoi të dhënat paraprake të pupullsisë).

Por, i nxitur nga çfar po ndodh me shtyrjen e afateve të publikimit të census 23, dua të rikujtoj për vendimmarrësit se mospublikimi i rezultateve të regjistrimit në kohën e duhur mund të çojë në disa probleme :

-Vonesat mund të çojnë në keqshpërndarje të fondeve, duke ndikuar në shërbimet publike si arsimi, kujdesi shëndetësor dhe infrastruktura.

-Vonesat çojnë në planifikim  joefikas,çojnë në moszhvillim ose në mbizhvillim në fusha të caktuara, bashki apo rajone të caktuara.

-Vonesat mund të pengojnë përfaqësimin e drejtë dhe të prishin procesin e rindarjes se mandateve të përfaqësimit zgjeshorë.

-Vonesat mund të çojnë në përdorimin e kufijvr të vjetëruar ose të pasaktë të zonave zgjedhore, duke anuar potencialisht rezultatet zgjedhore.

-Vonesat mund të çojnë në strategji joefikase për nxitjen e bizneseve dhe mundësi të humbura, edhe pse këtu mund të them se bizneset jam një hap më para dhe më inteligjent dhe i bëjnë vetë analizat statistikore.

-Vonesat mund të rezultojnë në mospërputhje financimi dhe mungesa financiare për programet thelbësore por dhe per buxhetin kombetar dhe buxhetin vendore.(justifikimi i përdorimit të censusit administrative pasi ke berë censusin e territorit është i dobët).

-Vonesat pengojnë kërkimin, duke ndikuar në politikëbërjen e bazuar në prova dhe punën akademike bazuar në të dhëna të certifikuara,të sakta dhe besueshme.

-Vonesat mund të çojnë në sfida ligjore dhe të minojnë besimin e publikut në institucionet qeveritare dhe kjo është ndër më të rëndësishmet ne nje vend dhe shoqëri demokratike.

-Vonesat mund të ndikojnë në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe pajtueshmërinë me standardet globale, pagesat e kuotave apo detyrime të ndryshme që kan si baze apo kriter popullsinë.

-Vonesat mund të gërryejnë besimin e publikut në institucionet qeveritare dhe aftësinë e tyre për të menaxhuar dhe shpërndarë informacion që çdo qytetarë e do për tu ndriçuar me veten e tij minimalisht.

-Vonesat mund të çojnë në perceptime të  manipulimit politik.Kjo është normale kudo ndodh, por në rastin e shqipërisë që jeton në kriza të thella të mosbesimit të nderpalëve politike, kjo përben vatër të nxhehtë.

Për të shmangur të gjitha këto efekte negative, duhet një vullnet i fort dhe nje mobilizim i shpejtë për të publikuar rezultatin e census 2023 ashtu siç qe premtuar, për korrikun 2024.

Etiketa: aktualitet
Pas

Ja disa këshilla për të shmangur urrejtjen ndaj kolegëve

Para

Ceno Klosi largohet nga Tatimet, pritet të marrë një detyrë tjetër

Para
Ceno Klosi largohet nga Tatimet, pritet të marrë një detyrë tjetër

Ceno Klosi largohet nga Tatimet, pritet të marrë një detyrë tjetër

Të Gjitha

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

nga Fast News
10:00 | 11/05/2025
0

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

nga Fast News
09:57 | 11/05/2025
0

Kafja po bëhet luks në bare, çmimi rritet me 4.7% gjatë muajit prill

Kafja po bëhet luks në bare, çmimi rritet me 4.7% gjatë muajit prill

nga Fast News
09:54 | 11/05/2025
0

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

nga Fast News
09:47 | 11/05/2025
0

Recent News

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

10:00 | 11/05/2025
Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

09:57 | 11/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar