• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Blemë më shumë duhan, birra e kafe, shqiptarët e të huajt i japin hov importit të “mallrave të ndaluar”

nga Fast News
1 year më parë
në Ekonomi
0
Blemë më shumë duhan, birra e kafe, shqiptarët e të huajt i japin hov importit të “mallrave të ndaluar”
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga cigaret te karburantet, bashkë me birrën e kafen…. shqiptarët e të huajt e ardhur për turizëm po shtojnë importet e “produkteve të dëmshme” për shëndetin e mjedisin. Të dhënat nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave tregojnë se në pesë muajt e parë të vitit u importuan gati 248 mijë tonë karburant. Në raport me të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë importet e lëndës djegëse janë zgjeruar me 8.2 për qind. Rrjedhimisht kërkesa e lartë do të thotë çmime të shtrenjta.





“Po duhet. E kemi të nevojshme. Po këto çmimet janë tmerr. Edhe në këtë periudhë ato vetëm rriten”, thonë qytetarët.

Me gjithë shtrenjtimin, në vend po importohet duhan si kurrë më parë. Të dhënat nga “Doganat” tregojnë se importet e cigareve në harkun e muajve janar-maj arritën në 1 mijë 148 tonë, 4.3 për qind më tepër se një vit më parë.

“Janë shtuar shumë të rinjtë që blejnë duhan. Ka edhe turistë. Ka edhe nga ata që blejnë cigare të hapura”, shprehet një shitës në kioskë.

Me ritme të ngjashme me cigaret janë rritur edhe importet e kafes. Të dhënat nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave tregojnë se në harkun e muajve janar-maj u ble nga jashtë një sasi prej 3 mijë e 517 tonë kafe, 3.8 për qind më tepër se një vit më parë.

Për shkak të akcizës mbi prodhimin vendas, në vend këtë vit është futur më tepër birrë. Importet e pijes alkoolike në pesë muajt e parë të vitit arritën në mbi 3 mijë e 500 tonë duke u zgjeruar me 3.8 për qind në raport me një vit më parë.

Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë se si pasojë e akcizës mbi këto produkte, në pesë muajt e parë të vitit buxheti i shtetit arkëtoi 23.1 miliardë lekë, 2 miliardë lek ose 9.4 për qind më shumë se një vit më parë./A2 CNN

Etiketa: aktualitet
Pas

Si Hëna po i bën ditët më të gjata në Tokë

Para

Sa para fitoi FSHF nga pjesëmarrja e Shqipërisë në Euro2024?

Para
Sa para fitoi FSHF nga pjesëmarrja e Shqipërisë në Euro2024?

Sa para fitoi FSHF nga pjesëmarrja e Shqipërisë në Euro2024?

Të Gjitha

Jetoi 20 vjet për të kursyer pothuajse 800,000 euro, por u pendua: Është tragjike…

Jetoi 20 vjet për të kursyer pothuajse 800,000 euro, por u pendua: Është tragjike…

nga Fast News
12:30 | 15/08/2025
0

Mallra të shtrenjta në valixhe? Rastet kur duhet të deklaroni në kufi dhe kur jeni të përjashtuar

Mallra të shtrenjta në valixhe? Rastet kur duhet të deklaroni në kufi dhe kur jeni të përjashtuar

nga Fast News
12:00 | 15/08/2025
0

Shiu shuan zjarret, vetëm 3 vatra ende aktive

Shiu shuan zjarret, vetëm 3 vatra ende aktive

nga Fast News
11:27 | 15/08/2025
0

Bota “mban frymën”, sot takimi Trump-Putin për Ukrainën, ja ku zhvillohet

Bota “mban frymën”, sot takimi Trump-Putin për Ukrainën, ja ku zhvillohet

nga Fast News
11:22 | 15/08/2025
0

Recent News

Jetoi 20 vjet për të kursyer pothuajse 800,000 euro, por u pendua: Është tragjike…

Jetoi 20 vjet për të kursyer pothuajse 800,000 euro, por u pendua: Është tragjike…

12:30 | 15/08/2025
Mallra të shtrenjta në valixhe? Rastet kur duhet të deklaroni në kufi dhe kur jeni të përjashtuar

Mallra të shtrenjta në valixhe? Rastet kur duhet të deklaroni në kufi dhe kur jeni të përjashtuar

12:00 | 15/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar