• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Banka Botërore për ekonominë, Salinas: Të bazohet te prodhimi, jo në ndërtim dhe konsum

nga Fast News
11 months më parë
në Ekonomi
0
Banka Botërore për ekonominë, Salinas: Të bazohet te prodhimi, jo në ndërtim dhe konsum

Emanuel Salinas, menaxher i zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Banka Botërore sugjeron se ekonomia shqiptare duhet të orientohet drejt prodhimit dhe shfrytëzimit të burimeve natyrore, në vend që të bazohet në konsum dhe ndërtim.

Menaxheri i zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, Emanuel Salinas ka folur në ëorkshopin “Inxhinieria e qëndrueshme në 360 gradë”, ku ka argumentuar se modeli ekonomik i vendit ka nevojë për transformim. Ai vlerësoi pozitivisht trendin rritës të ekonomisë dhe uljes së varfërisë, por  theksoi se Shqipërisë i nevojitet një modeli i ri ekonomik për të shtuar produktivitetin dhe vendet e punës.



“Nëse do të shihni përbërjen e GDP-së, peshën kryesore e zë sektori i ndërtimit dhe konsumi.

Që Shqipëria të zhvendoset nga niveli i mesëm në nivelin e lartë të të ardhurave për frymë, duhet të ndodhë një transformim. Duhet të zhvendoset nga pagat e ulëta dhe produktiviteti i ulët, te prodhimi me vlerë të shtuar më të lartë dhe më i orientuar nga eksportet.

Fokusi duhet të jetë në shfrytëzimin e burimeve natyrore për rritjen e produktivitetit dhe të investimeve. Pra që të ndodhë transformimi nga ndërtimi dhe konsumi, ekonomia duhet të orientohet drejt rritjes së eksporteve”.

Menaxheri i zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri Emanuel Salinas u ndal edhe te problematika e fuqisë punëtore, ku sipas tij në bashkëpunim me qeverinë po punohet për rritjen e cilësisë së edukimit të të rinjve dhe në sektorin shëndetësor.

“Për sa i përket fuqisë punëtore, ne e dimë që në Shqipëri ashtu si në shumë vende të tjera të rajonit po humbet me shpejtësi një pjesë e konsiderueshme e kapitalit njerëzor.

Plazhet e bukura apo malet nuk janë burimi i Shqipërisë, është kapitali njerëzor burimi i saj, njerëzit e talentuar të këtij vendi, sidomos të rinjtë.

Kontributi i tyre është i rëndësishëm për rritjen e produktivitetit të ekonomisë dhe ardhjen e kompanive të huaja.

Por kjo është një gjë për të cilën ne të gjithë se bashku duhet të bëjmë më shumë. Nga ana jonë jemi duke punuar me qeverinë për të rritur cilësinë e edukimit të të rinjve në shkollat profesionale dhe në universitete.

Gjithashtu po punojmë edhe në sektorin e shëndetësisë, pasi është shumë e rëndësishme të krijojmë oportunitet që popullata të qëndrojë në Shqipëri.

Tre janë prioritet e Bankës Botërore në Shqipëri: E para është të krijohen vende pune, dhe me paga të larta. Ka vende punë në sektorin e ndërtimit, në sektorin katering, por nuk ofrohen vende pune në sektorë të tjerë.

Prioriteti i dytë është kapitali human. Kjo është e rëndësishme jo vetëm për vendin, por ehe për kompanitë e huaja që vijnë në Shqipëri.

Prioriteti i tretë është rimëkëmbja e vendit, pas goditjeve nga tërmetit të 2019-s, pandemia e Covid-19 apo kriza energjetike”, pohoi ai.

Mbajtja e forumit në Tiranë për infrastrukturën, mori shkas nga zhvillimi i dukshëm i viteve të fundit i arritur në ketë sektor dhe perspektivat e mëtejshme të rritjes që lidhen me programet e investimeve të qeverisë në funksion të anëtarësimit të ardhshëm të Shqipërisë në BE.

Ndër të tjera, nisma synoi forcimin e ndërsjellë të bashkëpunimit për ofrimin e eksperiencës të sipërmarrësve italianë ndaj atyre shqiptarë dhe nga Kosova për adoptimin standardeve europiane, në projektime inxhinierike me qëndrueshmëri ekologjike, si për veprat publike dhe investime private që po zhvillohen në Shqipëri.

Etiketa: aktualitet
Pas

Shqipëria turistike, boom-i i turistëve të varfër

Para

Më lehtë të rinovosh pasaportën, ja si bëhet tani

Para
Më lehtë të rinovosh pasaportën, ja si bëhet tani

Më lehtë të rinovosh pasaportën, ja si bëhet tani

Të Gjitha

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

nga Fast News
14:14 | 12/05/2025
0

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

nga Fast News
08:23 | 12/05/2025
0

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

nga Fast News
08:19 | 12/05/2025
0

Numërohen 637 kuti, PS kryeson me mbi 30 mijë vota diferencë nga PD

Numërohen 637 kuti, PS kryeson me mbi 30 mijë vota diferencë nga PD

nga Fast News
08:17 | 12/05/2025
0

Recent News

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

14:14 | 12/05/2025
Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

08:23 | 12/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar