• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

8 Mënyra të thjeshta për të përmirësuar jetën tuaj

nga Fast News
11 months më parë
në Lifestyle
0
8 Mënyra të thjeshta për të përmirësuar jetën tuaj
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Përderisa një mori e librave është shkruar mbi temën e lumturisë, këtu është një model i thjeshtë pune që secili mund ta praktikojë, duke filluar që sot.

1.Mësohuni me gabimet tuaja.



Richard Branson, themeluesi i Grupit Virgin, ka modeluar një qasje jo të zakonshme të lidershipit që ka tërhequr shumë vëmendje. Në kompaninë e tij, ai inkurajon dhe madje e feston dështimin. Ai thotë, “Mbi 45 vjet, gjithmonë kemi qëndruar me moton tonë: ‘Screw it, let’s do this’. Mos u shqetësoni për dështimet tuaja, mësoni prej tyre dhe provojeni përsëri. Të bërit gabime dhe hasja në pengesa është pjesë e ADN-së së çdo sipërmarrësi të suksesshëm dhe unë nuk jam përjashtim”.

  1. Bëhuni kureshtarë.

Albert Einstein dikur shpjegoi gjenialitetin e tij kur tha: “Nuk kam një talent të veçantë. Unë thjesht jam shumë kurioz”. Siç duket, kurioziteti është një cilësi jashtëzakonisht e dobishme, shumica prej nesh – jo vetëm gjenitë  – mund ta shfrytëzojnë atë si avantazh. Disa studime tregojnë se njerëzit kureshtarë krijojnë marrëdhënie më të mira dhe e kalojnë më mirë me të tjerët. Në të vërtetë, njerëzit në përgjithësi kanë më shumë dëshirë të jenë pranë njerëzve kureshtarë.

  1. Gjeje qëllimin e jetës tënde.

Kujtojani vetes shpesh se qëllimi i jetës suaj nuk është që të punoni 8 orë në ditë, pesë ditë në javë për 30 vjet, me radhë dhe pastaj të dilni në pension. Qëllimi juaj i vërtetë duhet të jetë për të zbuluar thirrjen tuaj të brendshme dhe për të shijuar rrugëtimin e jetës. Në fund të jetës, përmes punës tuaj ju duhet tu përgjigjeni dy pyetjeve: Si kam ndikuar në jetën e të tjerëve? Kujt i kam bërë mirë dhe çfarë kam kontribuar?

  1. Ngadalësoni.

Ne të gjithë kemi një tendencë të punojmë shumë dhe mendojmë se nëse nuk jemi çdo ditë shumë produktivë, ne disi kemi dështuar. Ngadalësoni dhe eliminoni nevojën për të bërë përpjekje për të qenë të përsosur. Ju do të filloni t’i vlerësoni dhe të përqendroheni në gjërat e tjera që i keni lënë pas dore.

  1. Jini më spontan.

Shtoni spontanitetin në jetën tuaj duke bërë atë që mendoni se është e nevojshme për një jetë të shëndetshme. Nëse jeni në punë, bëni pushime të rregullta: Meditoni, dilni për një shëtitje jashtë, merrni një sy gjumë 15 minuta, luani një lojë ose thjesht shijoni vetveten. Javën e ardhshme, mendoni për një hobi të ri. Befasojeni veten!

  1. Qesh më shumë.

Humori ju ndihmon të mendoni më gjerësisht dhe me kreativisht, sipas psikologëve. Në një studim, ata i shtynë studentët të zgjidhnin një enigmë pasi të kenë shikuar një video qesharake. Njëzet për qind më shumë enigma u zgjidhën nga studentët të cilët kishin shikuar humor krahasuar me studentët që kishin shikuar paraprakisht video të frikshme apo të mërzitshme.

Prej buzëqeshjes, kemi edhe përfitime të tjera: Të qeshurit liron endorfinë në trup – një kimikat 10 herë më i fuqishëm se morfina – me të njëjtin efekt ngazëllues si një stërvitje intensive në palestër.

  1. Shprehni mirënjohje kur takoni një person tjetër.

Thënia “Jam i lumtur që po të shoh!” shpesh përdoret si një shprehje përshëndetëse, kur bëhet me tonin e duhur që e lartëson pozitivisht personin tjetër (dhe ju bën të dukeni mirë dhe të ndiheni më të lumtur).

  1. Bëhuni vetvetja.

Si do të ndiheshit nëse, çdo ditë, ju flisni çfarë mendoni dhe u qëndroni besnik bindjeve tuaja? Imagjinoni lumturinë që do të ndjeni dhe respektin që do ia atribuoni vetes. Të jesh origjinal është shumë më pak stresuese se të pretendosh se je dikush tjetër. Duke qenë  origjinalë, ju jo vetëm që u besoni vendimeve që ndërmerrni, por edhe të tjerët kanë besim tek ju. Ata do t’ju respektojnë juve për faktin se jeni në gjendje të mbështesni vlerat dhe besimet tuaja. Kjo krijon lumturi të vërtetë në jetën tuaj./INC.

Etiketa: aktualitet
Pas

Hakerat që zbërthyen portofolin Bitcoin 3 milionë$ pas 11 vitesh, tregojnë si ia arritën

Para

Thika me dy presa e turizmit, si po rriten çmimet e ushqimeve për vendasit

Para
Thika me dy presa e turizmit, si po rriten çmimet e ushqimeve për vendasit

Thika me dy presa e turizmit, si po rriten çmimet e ushqimeve për vendasit

Të Gjitha

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

nga Fast News
19:55 | 09/05/2025
0

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

nga Fast News
15:18 | 09/05/2025
0

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

nga Fast News
15:15 | 09/05/2025
0

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

nga Fast News
11:00 | 09/05/2025
0

Recent News

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

19:55 | 09/05/2025
Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

15:18 | 09/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar