Marla Cormier, presidente e Trajnimit të Liderëve në zhvillim jep disa këshilla se si mund të përmirësoni aftësitë tuaja të të folurit në publik sa herë ju nevojitet ta bëni në punën tuaj ose në aspekte të tjera.
- Filloni të praktikoni kur nuk jeni nën presion
Për shkak se punët që nuk kërkojnë aftësi të të folurit në publik janë të pakta, ju duhet të përmirësoni aftësitë tuaja të të folurit në publik për ta bërë veten konkurrues. Ju mund ta bëni këtë duke praktikuar aftësitë tuaja në vende ku nuk jeni nën presion, të cilat mund të përfshijnë:
Klubet e debatit
Lojëra të tilla si Talking Points dhe Drink Talk Learn
Diskutime dhe debate konstruktive me miqtë
Kjo lloj praktike joformale ju lejon t’i zhvilloni ‘muskujt’ e rinj në një mjedis të kontrolluar dhe jo gjykues ku mund të merrni këshilla për të folurit publik dhe të merrni reagime të drejtpërdrejta për tu përmirësuar.
“Ashtu si çdo aftësi tjetër, të folurit në publik përmirësohet me praktikën që do të thotë se për të përmirësuar aftësitë tuaja, do t’ju duhet të ngriheni dhe të flisni përsëri dhe përsëri,” sugjeroi Cormier. “Kërkoni mundësi vazhdimisht dhe gjeni arsye për të folur në publik, në mënyrë që të mund të merrni eksperienc dhe konfidenc në udhëheqjen e bisedave dhe shkëmbimin e njohurive me të tjerët”
- Kuptoni detyrën – dhe audiencën tuaj
Para se të filloni të punoni në përmbajtjen dhe strukturën e prezantimit tuaj, së pari duhet të kuptoni se çfarë presin njerëzit nga ju. Çfarë qëllimi përfshin kjo detyrë? Kush do ta shikojë prezantimin tuaj?
Flisni me shefat, kolegët, koordinatorët e ngjarjeve, prezantuesit e mëparshëm dhe pjesëmarrësit e mëparshëm për të mësuar rreth sa vijon:
Sa kohë pritet të zgjasë prezantimi juaj?
A është përcaktuar tashmë tema, apo do ta zgjidhni vetë?
A ka informacion që duhet të përfshijë me doemos tema juaj?
Çfarë teknologjie do të jetë në dispozicion për ju?
Sa është i njohur publiku me temën? A duhet të shmangni termat teknike?
A ka një ton të pritur për prezantimin tuaj – formal, jozyrtar, diku në mes?
- Mbajeni strukturën tuaj të thjeshtë
Për të krijuar një prezantim efektiv, filloni duke formuluar një strukturë të qartë. Një prezantim i strukturuar mirë ofron përparësitë e mëposhtme:
Mbajtja e vëmendjes së audiencës
Organizimi dhe transmetimi në mënyrë të thjeshtë dhe të qartë i informacionit kompleks ju lejon të shmangni heshtjet e sikletshme dhe të qëndroni të qetë
Kini parasysh të ndiqni një strukturë prezantimi që përshtatet me qëllimin dhe objektivin që doni të arrini me prezantimin tuaj.
- Hartoni një hyrje dhe përfundim domethënës në prezantimin tuaj
Prezantimet efektive tërheqin shpejt vëmendjen e audiencës tuaj dhe përfundojnë me një frazë ose ide nxitëse ose motivuese, pra me diçka që lë impakt dhe mbetet në mendje. Megjithëse thelbi i prezantimit tuaj qëndron në zhvillimin e tij, skajet – hyrja dhe mbyllja – janë komponentët që kanë potencialin të lënë përshtypjet më të forta.. Prezantimin mund ta filloni me :
Statistikat përkatëse
Përshkrimin e një problemi/situate aktuale
Pyetje retorike provokuese
Gjatë përfundimit tuaj, mblidhni së bashku historinë që keni treguar ose tregoni atë që keni argumentuar. Për ta bërë këtë ju mund të përfshini një thirrje për veprim ose duke cituar një personazh publik që ju frymëzon.
- Praktikoni vetë – dhe regjistrojeni veten duke u praktikuar
Ju mund të filloni të përsosni prezantimin tuaj duke u praktikuar vetë. Ju duhet ta flisni prezantimin tuaj me zë të lartë një mënyrë kjo për ta përvetësuar atë përmes kujtesës së muskujve. Qëllimi nuk është ta mësoni përmendësh përmbajtjen, por të ndërtoni ato lidhje të trurit që ju ndihmojnë të bëni komentet tuaja në secilën pikë të prezantimit.
Regjistroni veten duke dhënë prezantimin vetëm dhe rishikoni videon me një sy kritik për:
Gjatësinë e prezantimit
Tonin dhe intonacionin
Gjuhën/pamjen tuaj të trupit
Duke e parë veten nga këndvështrimi i një anëtari të audiencës, mund të kërkoni hapësirë për t’u përmirësuar.
Kujdes nga gabimet e mëposhtme të zakonshme dhe shpërqendruese:
Shumë ose shumë pak gjeste
Kontakt i pakët me sy
Fjalimi me një ton monoton/të painteresuar
Fjalë plotësuese si “like” ose “um”
Zgjedhje fjalësh joformale/të papërshtatshme
- Jini të ndërgjegjshëm për ritmin e prezantimit tuaj
Shpejtësia ideale e të folurit për një prezantim është afër shpejtësisë së një bisede normale. Të folurit shumë shpejt do ta ngatërrojë dhe do ta konfuzoj audiencën tuaj. Flisni shumë ngadalë, dhe vëmendja e tyre do të fillojë të shkëputet nga ju.
Mund të përsosni ritmin duke vendosur një kohëmatës në kohëzgjatjen ideale të prezantimit tuaj dhe duke mbajtur fjalimin tuaj përpara se të mbaroj limiti i kohës që keni aktivizuar. Mund të jeni duke folur shumë ngadalë dhe kuptoni se duhet të shpejtoni në gjysmë të prezantimit. Nëse përfundoni shumë herët, do të kuptoni se keni nxituar.
- Relaksohuni
Mos harroni të relaksoheni. Mësimi përmendësh nuk vlen shumë nëse shprehja juaj është e ndrydhur dhe robotike. Ndërsa ndiheni rehat me materialin tuaj që keni përgatitur, do ta gjeni veten duke bërë zgjedhje më të mira fjalësh dhe frazash.
- Ushtrohuni përpara një auditori
Ju mund t’i zgjidhni problemet në prezantimin tuaj duke e kaluar atë përpara një auditori të drejtpërdrejtë miqsh, familjarësh apo edhe kolegësh që gjithashtu duhet të prezantojnë. Kërkoni kritika konstruktive. Kolegët e njohin audiencën tuaj dhe nuk do të zbusin kritikat e tyre për të komfortuar zonën tuaj të komfortit.
- Minimizoni shënimet tuaja; maksimizojnë efektivitetin e tyre
Për të maksimizuar efektivitetin e prezantimit tuaj, përpiquni të minimizoni referimin tuaj në shënime. Shënimet tuaja duhet t’ju bëjnë të qëndroni në linjën e duhur dhe të cekni çdo pikë kryesore që keni paprapërgatitur si strukturë për prezantimin tuaj. Mbështetja e tepërt në to ndikon negativisht në perceptimin e figurës tuaj si një njeri jo i mirëpërgatitur dhe i pasigurt. Do të dëmtojë gjithashtu besimin ndaj jush. Provoni t’i strukturoni ato si set pikash me nivele për të krijuar një hierarki.
- Kujdesuni për nevojat tuaja fiziologjike përpara prezantimit
Kujdesuni për nevojat themelore fizike përpara prezantimit tuaj. Imagjinoni sikletin tuaj gjatë një prezantimi për shkak të një stomaku që dhemb! Sigurohuni të bëni një gjumë të mirë një natë para prezantimit. Më pas, tridhjetë minuta përpara se të prezantoni, sigurohuni që të keni:
-diçka për të ngrënë
-të shkoni në tualet
-të pini mjaftueshëm ujë për të shmangur dehidratimin
Kafeina është një diuretik, kështu që shmangeni konsumin e saj para prezantimit.
- Përgatitni mendjen tuaj në çfarëdo mënyre që funksionon më mirë për ju
Ne të gjithë kemi mënyra unike për të hyrë në gjendjen e duhur mendore përpara se të bëjmë diçka potencialisht stresuese ose tensionuese. Nuk ka asnjë mënyrë të vetme për të “hyrë në gjendje” përpara një prezantimi; në vend të kësaj, bëni diçka që do t’ju rregullojë rrahjet e zemrës dhe do t’ju lehtësojë nervat.
Kjo mund të përfshijë:
-meditimin
-dëgjimin e muzikës qetësuese ose tingujve të ambientit
-ecje në natyrë
-duke lexuar një libër
-duke dëgjuar një fjalim që ju frymëzon
- Kërkoni me sy fytyra të njohura në audiencë
Ju duhet një pamje jo-kundërshtuese e audiencës tuaj për të dhënë një prezantim të suksesshëm. Audienca juaj është në rastin më të keq neutral dhe në rastin më të mirë është kurioze për të kuptuar perspektivën tuaj. Për të ndihmuar në zvogëlimin e frikës së të folurit me një grup, ju mund të lidheni me audiencën tuaj ndërsa ata hyjnë në sallë. Drejtojeni kontaktin tuaj me sy drejt fytyrave të njohura, pavarësisht nëse jeni në një mjedis virtual ose personal. Mund të ndihmojë të imagjinoni ndërveprimin me ta drejtpërdrejt, gjë që do ju ndihmoj të ndiheni më të relaksuar.
- Tejkaloni adrenalinën
Sipas Cormier, nervoziteti i prezantuesve është në nivele të larta kur fillojnë të flasin për herë të parë.
‘Kjo është arsyeja pse kaq shumë njerëz tingëllojnë pa frymë në fillim të një prezantimi dhe shpesh gërmojnë për fjalët e tyre – ata po luftojnë kundër fiziologjisë së tyre,” thotë studiuesja Cormier.
Cormier sugjeroi të filloni me një akullthyes për të angazhuar audiencën dhe për t’i dhënë mendjes dhe trupit tuaj kohë për t’u përshtatur dhe komfortuar. Ju mund t’u kërkoni anëtarëve të audiencës të ngrenë dorën nëse situata që po trajtoni i ka ndikuar ata.
- Mos ju druani pauzave
Një atmosferë e pezmatuar dhe jo ritmike mund ta prish një prezantim, por kjo nuk do të thotë se pauzat janë armiku juaj Pauzat e vendosura mirë që zgjasin pak sekonda mund t’u jap peshë fjalëve tuaja.
Provoni të shtoni një pauzë sa herë që keni nevojë të lejoni që ndikimi emocional ose implikimet më të thella të një deklarate tuajën të ndikojnë në audiencën tuaj.
- Jini të gatshëm të thoni “Nuk e di”
Koha e pyetjeve dhe përgjigjeve ju lejon të ndani njohuritë tuaja – por mos ndjeni presionin që ju duhet t’i dini të gjitha. Nëse dikush bën një pyetje të cilës ju nuk mund t’i përgjigjeni, zotërojeni momentin pa u ndjerë inferior. Të pranoni se nuk e dini përgjigjen ose nuk keni njohuritë e duhura është më mirë se sa të gënjeni audiencën tuaj për diçka që ju në fakt nuk e dini.
Si përfundim çelësi i të folurit në publik është të praktikoheni, të jeni të vetëdijshëm për përshtypjen që jepni dhe t’i besoni vetes që të keni sukses.
Mësimi i aftësive të të folurit në publik mund të rrisë inteligjencën emocionale, besimin dhe krenarinë profesionale për punën tuaj. Lajmi i mirë është se çdokush mund ta bëjë këtë!/Zdnet