• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

Thëniet më të mençura rreth përtacisë

nga Fast News
1 year më parë
në Lifestyle
0
Thëniet më të mençura rreth përtacisë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Marrëdhënia e njeriut me përtacinë përgjatë etapave të ndryshme të jetës së tij sa vjen e bëhet gjithnjë e më ndërlikuar.

Për t’i parë gjërat më kthjellët, për lexuesit tanë kemi përmbledhur disa nga thëniet më të mençura rreth përtacisë:



Të mos punosh është barrë e padurueshme.

Njerëzit përtacë gjithnjë kanë dëshirë të madhe për të bërë diçka.

Një çast po s’e pate mendjen dhe zjarri u ngrit në qiell.

Vështirësia më të shumtën e herës është pjellë e dembelisë.

Duke mos bërë asgjë, njeriu mësohet të punojë keq.

Të mos punosh vret, vetëm ai që vepron, jeton.

Dembelët e dinë gjithmonë sa është ora.

Përtesa gërryen dhe shkatërron heshturazi synimet dhe vlerat tona.

Përtesa është një nga ato vese me të cilat ne pajtohemi lehtë.

E sheh vetë, si nga përtesa vyshket trupi i palëvizshëm, si në pellgun e fjetur qelben ujërat e ndenjura.

Mendjemadhësia dhe përtesa janë dy burimet e të gjitha veseve.

Është një punë tmerrësisht e rëndë – të mos bësh asgjë.

Të mos punosh si ndryshku, e bren njeriun më shpejt se lodhja e punës.

Përtesa është ndryshk për mendjen dhe trupin.

Deles përtace i rëndon edhe leshi i vet.

Njerëzit që s’punojnë janë të vdekur, sado gjatë të rrojnë.

Kur një parazit nuk ju zemëron do të thotë se dhe ju vetë i ngjani në diçka.

Përtesa e dobëson trurin, puna e forcon.

Të mos punosh unë e quaj një lloj vrasjeje.

Shpirti i keq në mes të dembelizmit lëshon rrënjë.

Të mos punosh vret zjarrin e guximit.

Përtaci dhe zelltari nuk mund të shkojnë bashkë sepse përtaci e përbuz shumë zelltarin.

Durimi është arti i të shpresuarit.

Durimi dhe koha bëjnë më shumë nga tërbimi i fuqisë.

Durimi është vërtet veti e mrekullueshme, por me kalimin e kohës ai na bën moskokëçarës.

Askush nuk i dëgjon qortimet më me durim, se ata që meritojnë lëvdata.

Ne jemi për durimin, por të durosh padurimin është thjesht e pamundur.

Padurimit, vetë shpejtësia i duket ngadalësi.

Kurrë mos e humb durimin – ky është çelësi i fundit që hap dyert.

Kush është i aftë të durojë është i aftë të arrijë çdo gjë që dëshiron.

Durimi nuk rritet në kopsht.

Shpesh mungesën e energjisë e marrin për durim.

Durimi është pjellë e fuqisë këmbëngulja fryt i dobësisë dhe më saktë i dobësive mendore.

Ai që kremton çdo ditë nuk ka kurrë festë të vërtetë.

Ngeja është ndryshk për shpirtin.

Në qoftë se dëshiron të kesh kohë të lirë, mos e humb kohën kot.

Unë nuk jam kurrë më i zënë se sa në kohën time të lirë.

Pushimi dhe ngeja ëmbëlsinë ia detyrojnë punës.

Etiketa: aktualitet
Pas

Raporti: Shqipëria, e parafundit në rajon për mbledhjen e taksave

Para

Aksionet e Starbucks bien 12%

Para
Aksionet e Starbucks bien 12%

Aksionet e Starbucks bien 12%

Të Gjitha

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

nga Fast News
08:43 | 14/05/2025
0

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

nga Fast News
08:25 | 14/05/2025
0

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

nga Fast News
08:10 | 14/05/2025
0

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

nga Fast News
08:05 | 14/05/2025
0

Recent News

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

08:43 | 14/05/2025
Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

08:25 | 14/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar