• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Superfuqitë ekonomike, si do të ndryshojë harta botërore e vendeve më të pasura

nga Fast News
1 year më parë
në Bota
0
Superfuqitë ekonomike, si do të ndryshojë harta botërore e vendeve më të pasura
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Deri në vitin 2050 do të ketë një hartë të re të fuqive ekonomike, gjithmonë nëse gjërat shkojnë sipas planit. Narendra Modi, kryeministri i Indisë, dëshiron që Prodhimi i Brendshëm Bruto për person në vend të kapërcejë pragun e sipërm të të ardhurave të Bankës Botërore tre vjet përpara këtij afati. Udhëheqësit e Indonezisë mendojnë se kanë kohë deri në mes të shekullit, për të kapur vendet e pasura. Mesi i shekullit është gjithashtu afati final për shumë prej reformave të quajtura “Vizioni 2030” të Muhamed bin Salman. Princi i kurorës i Arabisë Saudite dëshiron ta transformojë vendin e tij nga një prodhues nafte në një ekonomi të diversifikuar. Vende të tjera më të vogla, duke përfshirë Kilin, Etiopinë dhe Malajzinë, kanë skemat e tyre.

Rrugët janë të ndryshme, por të gjithë kanë diçka të përbashkët: ambicie që të lënë pa frymë. Zyrtarët në Indi mendojnë se nevojitet një rritje e PBB-së prej 8% në vit në mënyrë që të përmbushet objektivi i kryeministrit Modi, ose 1.5 pikë përqindje më shumë se sa India është rritur mesatarisht, gjatë tre dekadave të fundit. Indonezia do të ketë nevojë për rritje prej 7% në vit, nga një mesatare prej 4.6% në të njëjtën periudhë. Ndërsa ekonomia ardhshme e Arabisë Saudite, e cila nuk do të varet më nga nafta, do të duhet të rritet me 9% në vit, nga një mesatare prej 2.8% në 3 dekadat e fundit. Edhe pse viti 2023 ishte një vit i mirë për të treja këto vende, asnjë prej tyre nuk përjetoi rritje me këtë lloj ritmi. Shumë pak vende kanë ruajtur një rritje të tillë për pesë vjet, e jo më për 30 vjet.



Nuk ka ndonjë recetë specifike për një rritje kaq domethënëse, por për të rritur prosperitetin, ekonomistët zakonisht përshkruajnë reforma liberale të llojit që janë mbështetur nga FMN dhe Banka Botërore që nga vitet 1980, nën etiketën e “konsensusit të Uashingtonit”. Ndër politikat e adoptuara gjerësisht janë politika fiskale të matura dhe kursi i qëndrueshëm i këmbimit. Sot teknokratët kërkojnë rregulla më të lira të konkurrencës dhe privatizimin e firmave shtetërore.

Megjithatë, këto propozime në fund të fundit kanë të bëjnë me heqjen e barrierave që pengojnë rritjen, dhe jo ta mbështesin atë. Ëilliam Easterly i Universitetit të Nju Jorkut ka llogaritur se, edhe midis 52 vendeve që kishin politika më të qëndrueshme sipas “konsensusit të Uashingtonit”, rritja e PBB-së ishte mesatarisht vetëm 2% në vit nga 1980 deri në 1998.

Por, Modi dhe Princi Muhamed nuk janë të gatshëm të presin, duan të zhvillohen shpejt. Qëllimi është të arrihet një lloj rritjeje meteorike që njohën vendet e Azisë Lindore në vitet 1970 dhe 1980. Me përhapjen e globalizimit, këto vende shfrytëzuan maksimalisht fuqinë punëtore në masë dhe të lirë, duke fituar një avantazh në tregjet e makinave (Japonia), të elektronikës (Koreja e Jugut) dhe farmaceutikës (Singapori).

Industritë u ndërtuan pas mureve proteksioniste të kufijve të tyre, që kufizuan importet, por më pas lulëzuan kur u inkurajua tregtia me pjesën tjetër të botës. Kompanitë e huaja më vonë sollën njohuritë dhe kapitalin e nevojshëm për të prodhuar mallra më komplekse dhe fitimprurëse, duke rritur produktivitetin. Nuk është çudi, pra, që udhëheqësit në të gjithë botën në zhvillim mbeten entuziastë për prodhimin.

Në vitin 2015, Modi njoftoi planet për të rritur pjesën e industrisë ndaj PBB-së në Indi në 25%, nga 16% që ishte në atë kohë. “Shisni kudo, por prodhojini në Indi”, u kërkoi Modi udhëheqësve të biznesit. Kamboxhia shpreson të dyfishojë eksportet e fabrikave të saj, duke përjashtuar veshjet, deri në vitin 2025. Kenia dëshiron të shohë sektorin e saj të prodhimit të rritet me 15% në vit.

Etiketa: aktualitet
Pas

Shpresa te të huajt, por në Shqipëri ka më pak se 10 mijë që punojnë, 1% e totalit

Para

Ata që duken më të pasur kanë më shumë gjasa punësimi

Para
Ata që duken më të pasur kanë më shumë gjasa punësimi

Ata që duken më të pasur kanë më shumë gjasa punësimi

Të Gjitha

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

nga Fast News
16:06 | 13/05/2025
0

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

nga Fast News
10:30 | 13/05/2025
0

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

nga Fast News
10:00 | 13/05/2025
0

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

nga Fast News
09:30 | 13/05/2025
0

Recent News

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

16:06 | 13/05/2025
Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

10:30 | 13/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar