• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Shpërndarja e pasurisë tek të rriturit, ndikim i konsiderueshëm nga të ardhurat informale

nga Fast News
12 months më parë
në Finance
0
Shpërndarja e pasurisë tek të rriturit, ndikim i konsiderueshëm nga të ardhurat informale
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Aurora Sulce, drejtuese e Fast News Economy

Shumica e shqiptarëve që zotërojnë pasuri i përkasin grupit nga 10 mijë-100 mijë dollarë, shuma që nuk mjaftojnë as për të blerë një apartament në ditët e sotme. Të dhënat e raportit të Credit Suisse Global Databook, që janë edhe të fundit të publikuara, tregojnë mënyrën sesi është shpërndarë pasuria për të rriturit në të gjitha vendet e Ballkanit Perendimor.



Në Shqipëri rezulton se 38% kanë kursime më pak se 10 mijë dollarë; 55.5% janë në fashën nga 10 mijë-100 mijë; 6.4% zotërojnë pasuri nga 100 mijë-1 milion dollarë dhe 0.1% e popullsisë ka pasuri mbi 1 milion dollarë. Raporti evidenton se pabarazia është rritur dhe kjo duket nga indeksi GINI (kolona e fundit) në krahasimin mes tij në 9 vitet e fundit. Në vitin 2022, ky tregues është rritur ne 68.6% nga 66.8% që ka qenë në vitin 2014.

Polarizimi i të ardhurave është më i ulët në Shqipëri, ku indeksi tregon se pabarazia është rritur me 1.8 pikë. Ndërkohë, vendet e tjera kanë një rritje më të lartë të pabarazisë, që varion nga  2.4 pikë në Malin e Zi, në 2.9 pikë në Bosnjë-Hercegovinë dhe 5.9 pikë në Serbi.

“Pabarazia e të ardhurave prej punës është kontribues kryesor i shpërndarjes në të ardhurat e familjeve, por jo në shpërndarjen e drejtë të pasurisë në zotërim dhe mirëqenies.  Kjo vërehet në rastin e zotërimit të pasurisë në disponim, ku ka ndikim direkt e ardhura nga kapitali, si dhe të ardhurat informale nga burime të ndryshme (krimi, evazioni, korrupsioni)”, shpjegon Eduart Gjokutaj, ekspert për ekonominë.

Nëse analizohen treguesit e shpërndarjes së pasurisë me treguesit e pagës minimale dhe mesatare vihet re një mospërkim midis nivelit të pagës për secilin vend dhe shpërndarjes së pasurisë sipas vlerës në zotërim[1].

Në rastin e Shqipërisë, paga minimale dhe paga mesatare në 10 vitet e fundit është në vendet e fundit në rajon. Ndërkohë, kjo shpërndarje e të ardhurave nga puna nuk përkon me zotërimin e pasurisë midis 2014 – 2022. Në 2022 ka një ulje të madhe të numrit të individëve me pasuri deri 10 mijë dollarë dhe ka rritje të madhe të numrit të individëve me pasuri midis 10 mijë-100 mijë dollarë dhe po kështu, edhe për individët me pasuri mbi 100 mijë dollarë.

Në rastin e pagës minimale, por veçanërisht të pagës mesatare shihet se ndikimi i saj në masë të madhe për 9 vitet e fundit shihet në uljen e numrit të individëve me pasuri në zotërim deri 10.000 US.D. Ndryshimin më të madh e shikojmë në Serbi (36.2% më pak) dhe në Shqipëri (31.1% më pak).

Ndërkohë, ne shikojmë rritjen e numrit të individëve me pasuri nga 10.000 US.D deri 100.000 US.D. Rritja më e madhe është në Serbi (30.9% më shumë individë) dhe në Shqipëri (25.4% më shumë individë) dhe në Bosnje Hercegovinë (17.3% më shumë individë).
Ndërsa Mali i Zi ka një rritje më të vogël të individëve që përkojnë me këtë grup (5.5% më shumë individë), por ka një rritje shumë të ndjeshme dhe më të madhen në vendet e rajonit të numrit të individëve që zotërojnë pasuri nga 100 mijë-1 milion dollarë (16.7% më shumë individë). Vendet e tjera kanë rritje tre herë më të vogël të numrit të individëve me pasuri në nivelin e grupit që tenton të bëhen të pasur.

Ekspertët e ekonomisë shpjegojnë se në këtë situatë, me thellim të pabarazisë dhe mosjustifikim të burimit të të ardhurave dhe pasurisë kanë ndikuar edh epolitikat fiskale të qeverisë dhe kryesisht atyre që kanë lidhje me sistemin tatimor. Kjo pasi mungon drejtësia tatimore, që nënkupton barazinë e tatimpaguesve përpara ligjit.

“Drejtësia tatimore i referohet ideve, politikave dhe advokimit që synojnë të arrijnë barazi dhe drejtësi sociale nëpërmjet taksave të drejta ndaj anëtarëve më të pasur të shoqërisë dhe bizneseve shumëkombëshe. Për këtë qëllim, drejtësia tatimore shpesh fokusohet në trajtimin e parajsave fiskale (ato që nuk paguajnë sipas ligjit, brenda dhe jashtë vendit) dhe kufizimin e korrupsionit dhe abuzimit tatimor nga bizneset dhe individët e pasur dhe super të pasur.

Drejtësia tatimore përfshin trajtimin e lehtësive tatimore, por gjithashtu shkon përtej kësaj, pasi ka lidhje edhe me administrimin e dobët dhe korrupsionin që mbajnë të fuqishëm evazionin tatimor. Por, problemi më i madh i një sistemi tatimor, pavarësisht nga kompozimi i tij është informaliteti i ekonomisë dhe mundësia që lejon sistemi tatimor për të kryer evazion tatimor”, shpjegon eksperti Eduart Gjokutaj. Sipas tij, nëse, të ardhurave të munguara nga evazioni tatimor u shtohen edhe lehtësitë dhe përjashtimet tatimore (qokat politike), atëherë sistemi tatimor bëhet i pandjeshëm ndaj çdo reforme tatimore, sado mirë të jetë hartuar ajo.

“Sistemi tatimor në Shqipëri, por nga kërkimi jonë rezulton edhe në vendet e tjera të rajonit është pikërisht me këto siptoma, të cilat përcjellin për publikun ndjesinë se qeveria ka: mungesa të theksuara të mbajtjes së balancave të drejtësisë dhe trajtimit të barabartë tatimor; probleme të forta me zbatimin e kontratës sociale dhe ekonomike me publikun; tregues të efektivitetit të dobët në zbatimin e ligjeve në fuqi, si dhe nuk siguron të rinjtë dhe tatimpaguesit e tjerë se është në interesin e tyre ekonomik për të kontribuar për tatime dhe taksa për tu shpenzuar në interesin e tyre”, shton më tej Gjokutaj.

Janë pikërisht këto efekte që janë prezente më shumë se më përpara jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë rajonin, që krijojnë edhe premisa për difekte të rënda në rishpërndarjen e të ardhurave, në pamundësinë për rritjen e mirëqënies dhe në krijimin e pabarazive të forta në shpërndarjen e pasurisë.

Etiketa: aktualitet
Pas

Prodhuesi i makinave luksoze Aston Martin zbulon “projektin e tij të parë ultra-luksoz të pasurive të paluajtshme

Para

Vendi në vështirësi për mësues, në Veri nuk ka kush të japë matematikë!

Para
Vendi në vështirësi për mësues, në Veri nuk ka kush të japë matematikë!

Vendi në vështirësi për mësues, në Veri nuk ka kush të japë matematikë!

Të Gjitha

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

nga Fast News
10:30 | 13/05/2025
0

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

nga Fast News
10:00 | 13/05/2025
0

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

nga Fast News
09:30 | 13/05/2025
0

Është vetëm 14 vjeç, por po ndërton të ardhmen me inteligjencë artificiale/ Njihuni me Kaon Krasniqin

Është vetëm 14 vjeç, por po ndërton të ardhmen me inteligjencë artificiale/ Njihuni me Kaon Krasniqin

nga Fast News
09:00 | 13/05/2025
0

Recent News

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

10:30 | 13/05/2025
Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

10:00 | 13/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar