• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
2 years më parë

Shoqata e Ndërtuesve: Rritet 30% kërkesa për apartamente në bregdet; 40% e blerjeve nga të huajt

ngaFast News
në Ekonomi
0
Shoqata e Ndërtuesve: Rritet 30% kërkesa për apartamente në bregdet; 40% e blerjeve nga të huajt

Kërkesa për blerje apartamentesh në këtë periudhë kryesohet për tregun e shitblerjeve të pronave në bregdet.

Ndërsa në Tiranë sipas Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë, kërkesa për apartamente është e njëjtë krahasuar me vjet.

Kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë,Erjon Harizi tha  se krahasuar me vjet kërkesa për prona në bregdet është rritur 20 deri 30% krahasuar me vitin e kaluar. Ndër zonat më të preferuara për blerje të pasurive të paluajtshme është Vlora, Palasa dhe Saranda. Kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve tha se 40% e blerësve të pronave në bregdet janë shtetas me pasaportë të huaj.

Më herët edhe nga zyra e shitjeve të kompanisë “Concord Investment” u pohua se për resortet në jug të vendit ka rritje të kërkesës, që dominohet më shumë nga të huajt e ndikuar nga fluksi i lartë i turistëve. Blerësit e huaj sipas tyre, po tregojnë më shumë interes për blerje prone me qëllim investimi për shkak të leverdishmërisë së çmimet krahasuar me fqinjët.

Sakaq në nisje të sezonit të pranverës çmimet e pronave në bregdet sipas të dhënave të agjencive imobiliare për Monitor rezultuan mesatarisht 25% më të shtrenjtë në raport me vitin e kaluar.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Në resortet në zonat bregdetare si: Palasë, Orikum dhe Sarandë çmimi maksimal i shitjes së apartamenteve arriti 4,000 euro për metër katror.

Në vijën e parë të ndërtimit të resorteve në Lungomare apartamentet po shiten me çmim 3,500 euro për metër katror. Krahasuar me vjet çmimet e pronave të vijës së parë të Lungomares në Vlorë janë shtrenjtuar 25%.

Me tepër shtrenjtim të çmimeve pati në zonat Orikum dhe Radhimë. Çmimi i pasurive për rezidentët në Radhimë dhe Orikum brenda vitit shënuan rritje 67 deri 88% sipas të dhënave për çmimet e shitjes të agjencive së pasurive të paluajtshme. Agjentët e pasurive të paluajtshme pohojnë se në vijën e parë për zonat bregdetare të jugut nuk gjen pasuri të paluajtshme me çmim nën 3,000 euro.

Në Golem çmimi maksimal i shitjes arriti 1,500 euro për metër katror dhe në Gjirin e Lalëzit vlerat variojnë nga 2,400 deri 3,300 euro për metër katror.

Në zonën e shkëmbit të Kavajës çmimet maksimale të shitjes kanë arritur 1,800 euro për metër katror nga 1,500 euro që ishin vjet (rritja 20%).

Brenda qytetit të Sarandës çmimet e apartamenteve siç pohoi më herët Eron Çumani një drejtuesit të një prej agjencive më të vjetra në qytet “Saranda Property” variojnë 1,500 euro për metër katror për ndërtesa e ndërtuara para 10 vitesh deri në 2,200-2,500 euro për metër katror te ndërtimet e reja me vendndodhje 500 deri 1,000 metra larg detit.

Ndërsa për apartamentet e reja në proces ndërtimi në breg të detit, vija e para çmimet nisin mbi 3,000 euro për metër katror.

Nuk ndryshon kërkesa për prona në Tiranë

Nga të dhënat e Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë kërkesa për apartamente në tiranë në këtë periudhë është e njëjtë krahasuar me vjet.

Nga agjentët imobilierë është pohuar se rritja e çmimeve, sidomos në qendër ka spostuar kërkesën e familjeve te reja drejt periferisë. Por po ndodh që edhe në periferi çmimet nuk janë më nën 1,000 euro për metër katror.

Një ndër zonat me kërkesën më të lartë aktualisht sipas shoqatës së ndërtuesve është Paskuqani, për shkak të zhvillimit që po merr zona, ku po ndërtohen zona të reja rezidenciale me çmime nga 900 euro për metër katror krahasuar me qendrën që çmimet nisin nga 2,000 apo 2,500 euro për metër katror dhe arrijnë deri 5,000 euro te kullat./Monitor

Etiketa: aktualitet
Pas

Shefi i WhatsApp në grindje online me Elon Musk

Para

EasyPay Albania në mbështetje të grave inovatore

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Nga vijnë lodrat e fëmijëve? Kemi blerë më shumë se një vit më parë. Kina zë rreth 80% të peshës

Nga vijnë lodrat e fëmijëve? Kemi blerë më shumë se një vit më parë. Kina zë rreth 80% të peshës

nga Fast News
18:30 | 26/12/2025
0

Alarmi për mbushjen e tregut evropian me automjete kineze

Alarmi për mbushjen e tregut evropian me automjete kineze

nga Fast News
18:00 | 26/12/2025
0

Sekreti i suksesit, të jesh në rregull me veten

Sekreti i suksesit, të jesh në rregull me veten

nga Fast News
17:30 | 26/12/2025
0

Festa më të shtrenjta? Çmimet e ushqimeve po rriten në të gjithë botën

Festa më të shtrenjta? Çmimet e ushqimeve po rriten në të gjithë botën

nga Fast News
17:00 | 26/12/2025
0

Para
EasyPay Albania në mbështetje të grave inovatore

EasyPay Albania në mbështetje të grave inovatore

Recent News

Nga vijnë lodrat e fëmijëve? Kemi blerë më shumë se një vit më parë. Kina zë rreth 80% të peshës

Nga vijnë lodrat e fëmijëve? Kemi blerë më shumë se një vit më parë. Kina zë rreth 80% të peshës

18:30 | 26/12/2025
Alarmi për mbushjen e tregut evropian me automjete kineze

Alarmi për mbushjen e tregut evropian me automjete kineze

18:00 | 26/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar