• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Mosdeklarimi i parave në kufi, Doganat: Në një vit, rastet u shtuan me 66%

nga Fast News
1 year më parë
në Finance
0
Mosdeklarimi i parave në kufi, Doganat: Në një vit, rastet u shtuan me 66%
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Shtohen rastet e padeklaruara të parave në kufi. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka publikuar librin jeshil, në të cilin theksohet se gjatë vitit 2023, rastet e tilla u rritën me 66% në raport me vitin paraardhës. Konkretisht sipas Doganave, vitin e kaluar, janë detektuar 73 raste të mosdeklarimit të vlerave monetare në kufi  (44 raste në hyrje dhe 29 raste në dalje) duke pasur rritje të kapjeve krahasuar me 37 raste të vitit 2022 (28 raste në hyrje dhe 9 raste në dalje).

Degët doganore ku janë evidentuar rastet më të shpeshta janë Rinasi, Durrësi, Kakavija, Morina.





Përpos numrit të rasteve ka një rritje edhe të shumës totale që është tentuar të kalohet pa deklaruar, ku në euro sipas të dhënave ishin mbi 2 milionë euro në vitin 2023 apo 36% më shumë sesa viti 2022. Në paund është kapur një shumë prej 452 mijë apo 63% më e lartë sesa në vitin paraardhës.

Ndërkohë Doganat deklarojnë edhe për shuma të kapura në dollarë perkatësisht rreth 166 mijë dhe në franga zvicerane mbi 47 mijë. Në vitin 2022, për këto monedha nuk kishte raste të tentativave për kalim që janë kapur në pikat kufitare doganore.

“Në kuadër të parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit në sistemin doganor, bazuar në treguesit e aktivitetit të dyshimtë, gjatë vitit 2023 janë dërguar 19 RAD pranë Agjencisë së Inteligjencës Financiare për hetim të mëtejshëm” thuhet në publikim.

Doganat nënvizojnë gjithashtu se në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë janë zhvilluar 8 operacione në degët doganore kufitare, nga të cilat 6 operacione organizuar nga EU4FOCAL “Action Days, në bashkëpunim me Guardia di Finanza dhe Departamentin e Policisë kufitare; 1 operacion rajonal “CLAUDIUS II” organizuar nga HMRC në bashkëpunim me administratat doganore rajonale; 1 operacion “DEMETER IX” organizuar nga WCO-OBD.

Ndërkohë grupet Operative Antitrafik gjatë 2023 kanë kryer në total 1840 kontrolle në degë të ndryshme doganore kufitare të cilat kanë rezultuar me kapje të parasë “cash” të padeklaruar. Në rastet kur janë evidentuar mallra me natyrë tregtare, ato i janë referuar degëve doganore për ndjekjen e procedurave.

“Njësia e Informacionit të Pasagjerit ALPIU, nëpërmjet sistemit ATSG ka shënjestruar 794 shtetas me qëllim kontrollin dhe parandalimin e veprimtarive së paligjshme të cilat mund të zhvillohen nëpërmjet kalimit të kufirit shtetëror të Republikës së Shqipërisë” thuhet në këtë dokument.

Etiketa: aktualitet
Pas

Restorantet e Sarandës dhe Vlorës shtrenjtojnë çmimet deri në 33%

Para

Anglia bën ndryshime në ligj për “Restorantet dhe Zyrat”

Para
Anglia bën ndryshime në ligj për “Restorantet dhe Zyrat”

Anglia bën ndryshime në ligj për “Restorantet dhe Zyrat”

Të Gjitha

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

nga Fast News
16:06 | 07/06/2025
0

Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

nga Fast News
16:04 | 07/06/2025
0

Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness

Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness

nga Fast News
15:57 | 07/06/2025
0

Hapet ura hekurudhore më e lartë në botë

Hapet ura hekurudhore më e lartë në botë

nga Fast News
15:55 | 07/06/2025
0

Recent News

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

16:06 | 07/06/2025
Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

16:04 | 07/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar