• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Analizë

Kur klasës së mesme mirëqenia i përcakton vetëdijen demokracia është e pamundur!

nga Fast News
1 year më parë
në Analizë
0
Kur klasës së mesme mirëqenia i përcakton vetëdijen demokracia është e pamundur!

Irena Beqiraj

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Opinion nga Irena Beqiraj, eksperte për ekonominë

Barrington Moore pohonte : “Pa borgjezi nuk ka demokraci! Teoria e modernizimin kishte në bazë një koncept të thjeshtë ” rritja ekonomike çon në krijimin e një klase të mesme të fortë dhe një klasë e mesme e fortë është mekanizmi që trasformon rritjen ekonomike në rritje të kërkesave për demokraci.



Në një anketë të bërë nga Barometri në Euroneës më shumë se 64% e të anketuarve ndiheshin më mirë ekonomikisht krahasuar me vitet 90 , ndërsa 47 % e tyre e konsideronin veten “klasë e mesme”.

Studiuesit e kanë njohur prej kohësh heterogjenitetin e klasës së mesme edhe pse shpesh e përshkruajnë atë si një grup homogjen. Në kulturat perëndimore, personat që përfshihen në klasën e mesme priren të kenë në një përqindje të lartë diplomë universitare, ata kanë më shumë të ardhura në dispozicion për konsum, kanë një shtëpi edhe një pension të sigurt. Në klasën e mesme shpesh futen profesionistët, menaxherët dhe nëpunësit civilë. Klasa ose shtresa e mesme përkufizohet gjithashtu si shtresa që fiton nga 67% deri në 200% të të ardhurave mesatare vjetore. Pra në Shqipëri përfshihen njerëzit që fitojnë nga 4,200 Euro/vit deri në 12,530 Euro/vit.

E ndërsa 47% e të anketuarve pretendojnë se i përkasin kësaj shtese edhe kjo nuk është një masë e vogël, pse paradoksalisht Shqipëria edhe pas 30 vitesh noton në ujrat e autokracisë?!.

Duket se nuk qenkërka ekzistenca në masë të madhe e klasës së mesme që siguron demokracinë por janë interesat dhe perspektivat që shtyn ose jo klasën e mesme të kërkojë demokraci.

Në regjimet autoritare mirëqenia e klasës së mesme është e ndërlidhur me shtetit.

Prsh, Shqipëria ka një klasë profesionistësh që mbështetet edhe është mbështetur gjerësisht për punësim në burokracinë shtetërore , por edhe kur punon në sektorin privat suksesi i saj varet nga lidhjet e ngushta që krijon me shtetin, apo qëndrimeve që mban karshi tij .

Në vende ku më shumë se 1/3 e njerëzve me arsim të lartë punojnë në shtet , ku statusi dhe pozicioni I tyre është arritur edhe mbështetet drejtë për së drejti, ose indirekt nga shteti, ku ka perspektiva alternative të limituara për karrierë në sektorin privat , ku privilegjet dhe përfitimet varen nga fakti se kush e kontrollon shtetin politikisht , ku cdo qeveri e re zëvendëson punonjësit e sektorit publik me besnikët partiakë , apo mbështet profesionistët privatë brenda korpusit të saj politik, demokratizimi shëndrohet në labirinth rreziku dhe pasigurie. Klasa e mesme shfaqet e rezervuar ose indiferente ndaj ndryshimit, pasi cdo tranzicion demokratik rrit pasiguritë për të.

Kur klasa e mesme ka frikë se papritmas mund ta gjej veten pa punë, pa bukë, pa ngrohje, pa mundësi, atëherë mund te thuhet se “mirëqenia I përcakton asaj vetëdijen” edhe rrjedhimisht kjo shtresë mendon e vepron ndryshe nga” borgjezia e nevojshme për demokracinë” që portretizonte Barrington Moore në teorinë e modernizimit .

Ne padyshim jemi ekonomikisht disa fish më mirë sesa ishin në vitet 90, por demokracia ka rezultuar mision i pamundur, pikërisht se kemi një klasë të mesme të ndërvarur nga shteti. E njëjta forcë që do te bënte demokracinë të mundur sipas teorisë se modernizimit duket se eshte forca që shkaterron tensionet edhe pengesat në themelet e saj.

Ndaj rritja e klasës së mesme të varur ka çimentuar edhe do të vazhdojë të çimentojë autokracinë.

Etiketa: aktualitet
Pas

Si të kryeni më shumë punë në 2 orë sesa 95% e njerëzve bëjnë në 2 javë

Para

3-mujori, importet e karburanteve dhe birrës, rritje dyshifrore, kafeja me rënie

Para
3-mujori, importet e karburanteve dhe birrës, rritje dyshifrore, kafeja me rënie

3-mujori, importet e karburanteve dhe birrës, rritje dyshifrore, kafeja me rënie

Të Gjitha

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

nga Fast News
16:06 | 13/05/2025
0

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

nga Fast News
10:30 | 13/05/2025
0

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

nga Fast News
10:00 | 13/05/2025
0

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

nga Fast News
09:30 | 13/05/2025
0

Recent News

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

16:06 | 13/05/2025
Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

10:30 | 13/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar