• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Frenohet pikiata e euros! Banka e Shqipërisë ndërhyn në treg dhe tërheq 80 milionë euro

nga Fast News
1 year më parë
në Finance
0
Frenohet pikiata e euros! Banka e Shqipërisë ndërhyn në treg dhe tërheq 80 milionë euro
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë në tregun e këmbimit për të frenuar zhvlerëismin e fortë të euros. Në 5 muajt e parë të këtij viti, institucioni mbikëqyrës bankar bleu 80 milionë euro, duke rritur kështu kërkesën për monedhën europiane, në përpjekje për të ndaluar një rrokullisje të mundshme të saj poshtë 100 lekëve.

“Banka e Shqipërisë ka zhvilluar tre ankande në tremujorin e parë të vitit. Në këto tre ankande janë blerë rreth 33 milionë euro. Për sa i përket muajve prill dhe maj janë zhvilluar edhe katër ankande të tjerë ku mesatarja e blerjeve në ankande ka qenë edhe më e lartë se në tremujorin e parë”, tha Marian Gjermeni, drejtor i Departamentit të Operacioneve Monetare në BSH.

Në total, deri në fund të vitit Banka Qendrore planifikon të realizojë 20 ankande për të blerë euron në tregun e këmbimit. Blerjet planifikohet të përshpejtohen në muajt e verës me 6 ankande vetëm në muajt qershor e korrik. Me ardhjen e vjeshtës, Banka planifikon të realizojë nga një ndërhyrje për secilin muaj, për të përmbyllur blerjet në 19 dhe 20 dhjetor 2024.

“Segmenti që synon të blejë banka e Shqipërisë është midis 250 mln euro dhe 330 mln euro. Ne kemi marrë parasysh edhe pjesës e sezonalitetit. Ka muaj ku janë parashikuar dy ankande dhe ka muaj ku janë parashikuar tre ankande”, tha Marian Gjermeni, drejtor i Departamentit të Operacioneve Monetare në BSH.

Ndonëse me luhatje, sipas kursit të publikuar nga Banka e Shqipërisë një euro është këmbyer mesatarisht me 100.5 lekë. Po çfarë pritet të ndodhë me sezonin masiv turistik veror në prag? “Të gjithë operatorët e tregut duhet të vijojnë normalisht si te kërkesa ashtu edhe te oferta dhe jo të ndikuar nga sezonaliteti i momentit”, tha Marian Gjermeni, drejtor i Departamentit të Operacioneve Monetare në BSH.

Vitin e shkuar Banka e Shqipërisë tërhoqi nga tregu valutor rreth 290 milionë euro. Ndërhyrjet e detyruara për shkak të zhvlerësimit të euros zgjeruan në 5.7 miliardë euro rezervën valutore. Këtë vit ajo planifikohet të arrijë në 6.3 miliardë euro.

Etiketa: aktualitet
Pas

Më shumë bamirësi, më shumë para për fëmijët e tyre. Cila është formula e familjeve miliardere?

Para

Shkatërrohet grupi më i madh në botë i kriminelëve kibernetikë, miliarda dollarë dëme

Para
Shkatërrohet grupi më i madh në botë i kriminelëve kibernetikë, miliarda dollarë dëme

Shkatërrohet grupi më i madh në botë i kriminelëve kibernetikë, miliarda dollarë dëme

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

”La Dolce Vita”, Italia rikthen eksperiencën luksoze të udhëtimit me tren

”La Dolce Vita”, Italia rikthen eksperiencën luksoze të udhëtimit me tren

nga Fast News
17:45 | 06/11/2025
0

Pagat në shtet do të rriten, Rama tregon çfarë shtohet përveç indeksimit vjetor

Pagat në shtet do të rriten, Rama tregon çfarë shtohet përveç indeksimit vjetor

nga Fast News
17:10 | 06/11/2025
0

Pagesat për koncesionet dhe PPP-të arritën në 100 milionë euro! Analiza: Disa janë debatuar si raste madhore korrupsioni

Pagesat për koncesionet dhe PPP-të arritën në 100 milionë euro! Analiza: Disa janë debatuar si raste madhore korrupsioni

nga Fast News
16:20 | 06/11/2025
0

Fatura e Strasburgut për dëmshpërblimet e ish-pronarëve arrin në 18 milionë euro

Fatura e Strasburgut për dëmshpërblimet e ish-pronarëve arrin në 18 milionë euro

nga Fast News
09:00 | 06/11/2025
0

Recent News

”La Dolce Vita”, Italia rikthen eksperiencën luksoze të udhëtimit me tren

”La Dolce Vita”, Italia rikthen eksperiencën luksoze të udhëtimit me tren

17:45 | 06/11/2025
Pagat në shtet do të rriten, Rama tregon çfarë shtohet përveç indeksimit vjetor

Pagat në shtet do të rriten, Rama tregon çfarë shtohet përveç indeksimit vjetor

17:10 | 06/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar