• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Biznes

Biznesi pa përgjigje, Këshilli i Investimeve: Për 35% të rekomandimeve asnjë reagim nga institucionet

nga Fast News
12 months më parë
në Biznes
0
Biznesi pa përgjigje, Këshilli i Investimeve: Për 35% të rekomandimeve asnjë reagim nga institucionet
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Biznesi vlerëson se rekomandimet që iu bëhen institucioneve shtetërore për çështje të ndyshme nuk merren parasysh prej tyre. Raporti i monitorimit i Këshillit të Investimeve për vitin 2023 konstaton se një pjesë e rekomandimeve të bëra ndaj institucioneve mbeten të pazbatuara, edhe pse kjo përqindje nuk përbën shumicën.

Bëhet fjalë për 35.9% të rekomandimeve, teksa 16.6% janë në proces zbatimi.



Publikimi, megjithatë, nënvizon se shumica e rekomandimeve janë zbatuar.

“Rekomandimet e miratuara në Kl, synojnë ndërhyrje në pesë nivele: i) Strategjike, (ii) Institucionale, iii) Ligjore, (iv) Transparencë e Ndërgjegjësim, (v) Politika.

Një pjesë e konsiderueshme e këtyre rekomandimeve (42%) adresojnë nevojën për ndryshime institucionale dhe vënien e theksit në mënyrë të vazhdueshëm në drejtim të stabilizimit dhe qëndrueshmërisë së institucioneve, koordinimit ndërinstitucional dhe një vizioni të përbashkët integrues, ngritje të kapaciteteve të strukturave operacionale dhe rritjen e standardit të cilësisë së shërbimeve publike.

Pra nënvizohet rëndësia e një angazhimi të vazhdueshëm për të forcuar kornizat institucionale dhe efikasitetin operacional brenda kontekstit më të gjerë të rekomandimeve”, thuhet në raport.

I njëjti dokument nënvizon se rreth 13% e totalit të rekomandimeve janë sugjeruar nga anëtarët e Kl-së, nga bashkëveprimi në mbledhjet plenare të Kl-së, ndërsa 87% bazohen në analizat paraprake të ndërmarra nga ekipi i Sekretariatit.

Raporti sjell në vëmendje disa nga hapat pozitivë që janë hedhur që kanë ndikim në sektorë të rëndësishëm si bujqësia, turizmi, energjia, përmirësimi i aksesit në fonde për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Konkretisht në këtë kontekst renditen ndryshime të tilla të nxitura nga Këshilli i Investimeve si:

  • Përpjekjet për të krijuar një mjedis më të favorshëm për sektorin e bujqësisë duke promovuar aktivitetet e agropërpunimit me vlerë të shtuar; mbështetja permes skemave kombëtare të mbështetjes financiare, pajisjes me karta elektronike, subvencionimit të naftës për fermerët si instrumente për të nxitur formalizimin dhe investimet e tyre.
  • Intensifikimi i potencialit turistik shqiptar nëpërmjet rritjes së promovimit në disa kanale në kontekstin ndërkombëtar.
  • Ndërhyrjet legjislative në sektorin e energjisë me synim nxitjen e adoptimit të gjerë të energjisë së rinovueshme në Shqipëri.
  • Përmirësime në kapacitetin institucional te AIDA, në drejtim të përmirësimit të aksesit në fonde për NMVM-te, nëpërmjet thjeshtimit dhe koordinimit më të mirë të informacionit për projektet/programet mbështetëse financiare për NMVM-të dhe një mbështetje e synuar për procesin e ndërkombëtarizimit të sipërmarrjeve.
  • Ndërhyrjet për përmirësimin e procedurave doganore, përmes publikimit të listës së përditësuar të çmimeve të referencës; ngritjen e një strukturë të dedikuar për të ofruar asistence dhe komunikim të vazhdueshëm me operatorët ekonomikë dhe shoqatat e biznesit; ndërtimin e ambienteve të përshtatshme për kontroll fizik pranë degëve doganore; publikimi i konsultimeve me përfaqësues te biznesit; krijimi i Platformës Dixhitale të Rimbursimit të TVSH-së, duke rritur kërkesat online për rimbursimin e TVSH-së.
  • Nxitja e punësimit përmes subvencionimit të bizneseve në drejtim të punësimit të punëkërkuesve të papunë;
  • Nxitja e tregtisë elektronike për NMVM-të, përmes (a) zbatimit të formave
    alternative të kleringut për transfertat lokale në euro për të reduktuar kostot e larta të ngarkuara nga rrjeti bankar korrespondent dhe për të lehtësuar e-biznesin, (b) promovimit të tregtisë elektronike për ofrimin e shërbimeve/produkteve ne mënyrë të qëndrueshme, (c) harmonizimi i te dhënave statistikore kombëtare që i referohen nivelit të përdorimit dhe aksesit në TIK nga bizneset, (d) prioritizimi i dixhitalizimit dhe përshpejtimi i mbulimit kombëtar me internet broadband;
  • Forcimi i ndërveprimit bashki-biznes përmes përmirësimit të transparencës së bashkive; lehtësimit të qasjes në informacion përmes një seksioni të dedikuar për ankesat administrative; forcimi i kapaciteteve të bashkive për përgatitjen periodike efikase të raporteve financiare.
  • Përmirësimi i cilësisë së shërbimeve online të ofruara nëpërmjet platformës elektronike për lejet e ndërtimit.
Etiketa: aktualitet
Pas

Aksiedentet rrugorë, sistemi bonus-malus gati brenda vitit

Para

Thatësira kërcënon rritjen ekonomike, BERZH: Ulen prodhimet bujqësore dhe energjia elektrike

Para
Thatësira kërcënon rritjen ekonomike, BERZH: Ulen prodhimet bujqësore dhe energjia elektrike

Thatësira kërcënon rritjen ekonomike, BERZH: Ulen prodhimet bujqësore dhe energjia elektrike

Të Gjitha

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

nga Fast News
14:14 | 12/05/2025
0

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

nga Fast News
08:23 | 12/05/2025
0

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

nga Fast News
08:19 | 12/05/2025
0

Numërohen 637 kuti, PS kryeson me mbi 30 mijë vota diferencë nga PD

Numërohen 637 kuti, PS kryeson me mbi 30 mijë vota diferencë nga PD

nga Fast News
08:17 | 12/05/2025
0

Recent News

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

14:14 | 12/05/2025
Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

08:23 | 12/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar