• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Yield-i i obligacioneve 10-vjeçare zbret në 6.36%

nga Fast News
2 years më parë
në Finance
0
Yield-i i obligacioneve 10-vjeçare zbret në 6.36%
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Yield-i obligacioneve 10-vjeçare pësoi rënie në ankandin e kësaj jave, duke reflektuar pjesëmarrjen e lartë të investitorëve dhe rënien e pritshmërive rreth inflacionit.

Sipas informacionit nga Banka e Shqipërisë, yield-i uniform i pranuar i obligacioneve në ankandin e sotëm të rihapjes zbriti në 6.36%, nga 6.78% që kishte qenë në emetimin fillestar të këtyre instrumenteve, në muajin janar.

Nga 3 miliardë lekë që kishte qenë shuma e shpallur për financim nga Ministria e Financave, vlera totale e kërkesave në ankand arriti në pothuajse 8 miliardë lekë.

Ministria e Financave vendosi të rrisë shumën e pranuar me maksimumin e 15%, në shumën 3.45 miliardë lekë. Rritja e shumës së pranuar ka ndikuar edhe në rritjen e yield-it uniform të pranuar.

Në ankandet e obligacioneve, yield-i përcaktohet si uniform me yield-in e kërkesës më të lartë të pranuar. Në këtë mënyrë, pranimi i më shumë kërkesave konkurruese ndikon edhe në rritjen e yield-it të obligacionit.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Ankandet e obligacioneve më afatgjata, siç janë ato me maturim 10-vjeçar apo 15-vjeçar, janë një alternativë e mirë për investitorët që synojnë të rrisin kthimet e portofolit të tyre.

Këtu përfshihen investitorët institucionalë, si fondet e investimit dhe sidomos ato të pensioneve, por këto instrumente mund të jenë një alternativë joshëse edhe për investitorët e vegjël.

Të dhënat e tremujorit të parë të këtij viti kanë treguar një rënie të ndjeshme të inflacionit. Në muajin mars, inflacioni zbriti në 2.3%, niveli më i ulët në pothuajse tre vjet. Kjo rënie e inflacionit ndikon ndjeshëm edhe pritshmëritë për normat e interesit.

Deri në fund të vitit të kaluar, skenari bazë mbështetur në orientimet e Bankës së Shqipërisë dukej se ishte një rritje e mëtejshme e normës bazë të interesit për vitin 2024.

Por, me rënien e inflacionit këto pritshmëri janë zbehur ndjeshëm. Norma bazë e interesit qëndron në nivelin 3.25% që prej nëntorit të vitit të kaluar.

Me normën aktuale të inflacionit, të shoqëruar edhe me një rikthim të mbiçmimit të lekut në kursin e këmbimit, edhe pritshmëritë e investitorëve për normat e interesit duket se po zhvendosen në ulje.

Megjithatë, Banka e Shqipërisë edhe në daljet e fundit ka vazhduar të japë mesazhe të kujdesshme, duke theksuar se presionet e brendshme inflacioniste ngelen të larta, siç ka dëshmuar sidomos rritja e peshës së shërbimeve në inflacionin total./Monitor

Etiketa: aktualitet
Pas

Presidenti i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Anastas Angjeli mer çmimim “Vepra më e mirë studimore”

Para

Fokusohuni në detyra të rëndësishme, jo thjesht urgjente

Para
Fokusohuni në detyra të rëndësishme, jo thjesht urgjente

Fokusohuni në detyra të rëndësishme, jo thjesht urgjente

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Pasaportat më të forta të 2026, surprizon vendi i parë, Shqipëria dhe Kosova të fundit në Ballkan

Pasaportat më të forta të 2026, surprizon vendi i parë, Shqipëria dhe Kosova të fundit në Ballkan

nga Fast News
17:30 | 13/01/2026
0

Shteti merr sterilizimin, PPP kthehet në shoqëri publike, ja si do të funksionojë

Shteti merr sterilizimin, PPP kthehet në shoqëri publike, ja si do të funksionojë

nga Fast News
17:26 | 13/01/2026
0

17.2 vite i duhet një familje për të blerë një shtëpi në Shqipëri, më vështirë se kudo në Europë

17.2 vite i duhet një familje për të blerë një shtëpi në Shqipëri, më vështirë se kudo në Europë

nga Fast News
17:01 | 13/01/2026
0

Presidenti dekreton Paqen Fiskale, pavarësisht kundërshtimeve të FMN

Presidenti dekreton Paqen Fiskale, pavarësisht kundërshtimeve të FMN

nga Fast News
16:50 | 13/01/2026
0

Recent News

Pasaportat më të forta të 2026, surprizon vendi i parë, Shqipëria dhe Kosova të fundit në Ballkan

Pasaportat më të forta të 2026, surprizon vendi i parë, Shqipëria dhe Kosova të fundit në Ballkan

17:30 | 13/01/2026
Shteti merr sterilizimin, PPP kthehet në shoqëri publike, ja si do të funksionojë

Shteti merr sterilizimin, PPP kthehet në shoqëri publike, ja si do të funksionojë

17:26 | 13/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar